• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shpresa vdes e fundit

by Java News
02/12/2015 13:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Jens Thurau / DW

A do arrihet në fund të Konferencës së OKB-së për Klimën një marrëveshje? Kjo nuk është e sigurt. Por ende ka katërmbëdhjetë ditë kohë që nga qëndrimet e kundërta të dalë një sinjal i përbashkët

Në fillim një lajm i mirë : asnjë nga më shumë se 150 kryetarët e shteteve dhe të qeverive, që hapën të hënën në Paris samitin e klimës me fjalime të fuqishme nuk ka më dyshim se efekti serrë ekziston dhe që tani vërtetë të gjithë duhet të bëjmë diçka për këtë. Kjo tingëllon e qartë, por nuk është e tillë: për shumë vite, konferencat për ndryshimet klimatike të OKB-së janë shoqëruar nga shumë politikanë me një përzierje mes mohimit ose injorancës. Kjo me sa duket tani ka marrë fund.

Po, të gjithë duan një marrëveshje, duan t’u vijnë në ndihmë më të varfërve dhe më të vuajturve nga uraganet dhe thatësirat me shumë miliarda, në mënyrë që ata të ndërtojnë prita, të ndryshojnë sekuencat e mbjelljeve dhe të ndahen nga qymyri ose gazi si burim energjie. Në rregull deri këtu. Por një marrëveshje që do të përshtatet vërtet këtij problemi, ende nuk është nënshkruar.

Dallime të vogla, por vendimtare

Kjo sepse në fjalimet e Presidentit Obama, Putin dhe Xi dhe në fjalët e kancelares gjermane për fat të keq u bënë edhe një herë të qarta dallimet e vogla por vendimtare në ambiciet për ndryshime, të cilat kanë çuar edhe në takimet e tjera për klimën në përvojat frustruese.

Përsëri, një lajm i mirë: kancelarja ishte në gjendje të bindte duke përmendur si objektiv më pak se dy gradë ngrohje globale, duke e ditur fare mirë se objektivat klimatike tashmë të dorëzuara në Paris nga shtetet mund të çojnë në rastin më të mirë në 2.7 gradë. Kështu, shumë udhëheqës shtetesh ranë dakord, edhe pse shkencëtarët paralajmërojnë se rreth dy gradë nuk është më i përballueshëm. Të lumtë Angela Merkel!

Dhe Barack Obama pranoi: SHBA janë shkaktari kryesor i ndryshimeve klimatike. Dhe presidenti amerikan premtoi gjithashtu të japë shumë të holla, që vendet e varfra të mund për shembull, të ofrojnë sigurime për klimën për njerëzit e tyre. Sa të holla? Këtë Obama e shtyu për nesër. Dhe humbi kështu mundësinë për të ofruar që në fillim impulse.

Mbrojtja e klimës – çështje e shteteve kombëtare?

Edhe Kina do t’i bashkohet më në fund traktatit të klimës, por fjalët e Presidentit Xi të kujtonin fort shumë nga fjalimet e mëparshme të kinezëve në samite të tilla: fajin për ngrohjen globale e kanë vendet e industrializuara – ku Kina zyrtarisht nuk bën pjesë, edhe pse është shkaktarja më e madhe në botë e gazrave që shkaktojnë efektën serrë. Ndryshimi i klimës duhet të jetë sipas Pekinit në të ardhmen çështje e secilit vend. Kjo nuk qe ideja e vërtetë kur konferenca e klimës vendosi të kombinojë qëllimet klimatike vullnetare e shteteve në një marrëveshje.

Ende ka katërmbëdhjetë ditë kohë që nga të gjitha këto qëndrime të kundërta të bëhet një vepër e përgjithshme arti, që t’i shërbejë vërtetë klimës. Po dhe tani duket si gjithmonë: disa ndërtojnë të tjerë përpiqen të lëkundin, evropianët duan të shkojnë (së paku disa) më tej dhe vendet e varfra duan të holla. Por për të humbur guximin, që në fillim të Konferencës së Parisit është vërtetë shumë herët. Pra tani vlen: shpresa vdes e fundit.

Next Post

Vëllai i kosovarit të arrestuar për News Mediaset: Do t’ju mbys në grushta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

Politika në fazën më populiste të saj

November 7, 2026
Shtimi i destinacioneve nga Rinasi, ministri Karakaçi: Zhvillimit i aviacionit falë reformave të ndërmarra nga Qeveria!

Shtimi i destinacioneve nga Rinasi, ministri Karakaçi: Zhvillimit i aviacionit falë reformave të ndërmarra nga Qeveria!

November 7, 2026
Masakër në Poloni, të paktën 5 të vrarë dhe 10 të plagosur nga të shtënat me armë në tregun e Krakovit! Arrestohet autori, reagon Tusk

Masakër në Poloni, të paktën 5 të vrarë dhe 10 të plagosur nga të shtënat me armë në tregun e Krakovit! Arrestohet autori, reagon Tusk

November 7, 2026
Çfarë do të thotë humbja e Trump për Europën, ç’do ndodhë me Euron? Po me tregjet globale?

Cunami elektoral Blu në Shtetet e Bashkuara

November 7, 2026
Protestuesit e maskuar sulmojnë me molotov, shashka dhe gurë te Kryeministria, Policia u përgjigjet me topa uji dhe gaz, i shpërndan pas aksionit! (FOTO)

Protestuesit e maskuar sulmojnë me molotov, shashka dhe gurë te Kryeministria, Policia u përgjigjet me topa uji dhe gaz, i shpërndan pas aksionit! (FOTO)

November 7, 2026
Gaza në prag katastrofe, moti i rënduar përshkallëzon krizën e strehimit! Shiu i rrëmbyeshëm përmbyt 70 mijë tenda, kërkohet ndërhyrje humanitare

Gaza në prag katastrofe, moti i rënduar përshkallëzon krizën e strehimit! Shiu i rrëmbyeshëm përmbyt 70 mijë tenda, kërkohet ndërhyrje humanitare

November 7, 2026
DETAJET/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital

DETAJET/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital

November 7, 2026
Kina konfirmon diskutimet për një takim historik mes Xi, Trump dhe Putin: Samiti s’duhet të përqëndrohet te ndarja e Botës mes tre fuqive!

Kina konfirmon diskutimet për një takim historik mes Xi, Trump dhe Putin: Samiti s’duhet të përqëndrohet te ndarja e Botës mes tre fuqive!

November 7, 2026
Video/ Gati për Kombëtaren, mbrojtësi kuqezi shënon golin e fitores në Rusi pas ftesës së Maran

Video/ Gati për Kombëtaren, mbrojtësi kuqezi shënon golin e fitores në Rusi pas ftesës së Maran

November 7, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In