• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shpresa amerikane e Partisë Demokratike

by Ervis Iljazaj
19/03/2025 09:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ervis Iljazaj

Që nga zgjedhja e Donald Trump si President i Shteteve të Bashkuara, Partia Demokratike ka shfaqur një entuziazëm shumë të madh. Kjo sepse prej vitesh Sali Berisha që nga momenti që është shpallur non-grata ka ngritur një narrativë se lufta që i bëhej atij ishte luftë e Sorosit. Me ardhjen e Trump tashmë, sipas tyre, gjërat kanë ndryshuar dhe izolimi ndërkombëtar i Berishës dhe i PD-së ka marrë fund.

Aq shumë shpreson PD te konjuktura e re ndërkombëtare, saqë çdo ditë apo çdo takim elektoral që bën Berisha më shumë flet për Donald Trump dhe politikat e tij se sa për Shqipërinë. Është e qartë se Partia Demokratike ka ndërmarrë një fushatë agresive në këtë drejtim. Kërkon që t’i mbushë mendjen shqiptarëve se tashmë që në Shtëpinë e Bardhë është Donald Trump, pushteti i Edi Ramës ka marrë fund dhe është radha e tyre.

Duket sikur Partia Demokratike kaq po priste, që në ShBA të ndryshonte pushteti dhe rotacioni do të ndodhë automatikisht në Shqipëri. Çdo ditë Berisha u thotë shqiptarëve se si Sorosi ka marrë fund dhe se si ai është e keqja më e madhe, a thua se hallet e shqiptarëve kanë të bëjnë me Sorosin apo se shqetësimi i tyre është pikërisht ky njeri.

Megjithatë, është fakt që konjuktura gjeopolitike ka ndryshuar dhe mund të jetë në favor të Berishës dhe Partisë Demokratike, edhe pse zyrtarisht deri më sot nuk ka asnjë veprim për të hequr non-gratën e Berishës. Mirëpo edhe sikur të gjitha këto të jenë të vërteta, a majfton konjuktura e re gjeopolitike që Partia Demokratike të vijë në pushtet?

PD me retorikën e saj prej kohësh nuk flet më për hallet e Shqipërisë, por vetëm se si Donld Trump do të largojë Edi Ramën nga pushteti. Sigurisht që konjukturat gjeopolitike janë të rëndësishme, por ama ato asnjëherë nuk mjaftojnë për rotacion pushteti.

Për shembull, Sali Berisha nuk ka bërë asgjë për të bashkuar opozitën. Ka bërë disa thirrje publike sporadike, por ndonjë hap konkret për të bashkuar të gjitha partitë që janë në opozitë deri më tani nuk është parë. Është përgjegjësia e tij si lider i opozitës që të bashkojë forca për të bërë të mundur rotacionin, dhe asnjë hap nuk është hedhur në këtë drejtim. Nuk kuptohet se përse Sali Berisha nuk bëri asgjë konkrete në këtë drejtim, kur është e qartë se matematika apo dhe sondazhet tregojnë se kështu siç janë rreshtuar partitë në opozitë është në favor të Edi Ramës.

Por nuk mungon vetëm ky akt nga ana e tij, pra bashkimi i opozitës, por ka dhe veprime të tjera të cilat mungojnë në serinë e veprimeve që PD duhet të bëjë për të rrëzuar këtë qeveri, të cilat deri më sot mungojnë. Nuk perceptohet që Sali Berisha dhe PD po bëjnë të gjitha veprimet e duhura për ardhjen në pushtet. Edhe hartimi i listave për kanidatët për deputetë nuk solli asnjë risi. Në to janë të njëjtën njërëz siç kanë qenë prej shumë vitesh tashmë. Janë disa veprime nga ana e Partisë Demokratike dhe Sali Berishës që të lënë të kuptosh që nuk janë maksimizuar të gjitha shanset dhe mundësitë për të bërë të mundur rotacionin.

Kjo ndodh ndoshta ngaqë Berisha po shpreson më shumë në konjukturat e jashtme dhe gjeopolitike se sa te mobilizmi i brendshëm. Por ka një lajm të mirë në këtë histori për PD. Tashmë që në ShBA ndodhen aleatët e saj dhe jo kundërshtarët, nuk ka më asnjë alibi për humbjen e zgjdhjeve të 11 majit. Tashmë nuk ekziston një Soros që të dëmtojë opozitën shqiptare dhe Sali Berishën. Përkundrazi, në pushtet janë armiqtë e Sorosit dhe miqtë e Berishës.

Next Post
Zgjedhjet e 11 majit/ Alibeaj: Shqiptarët e emancipuar, synimi ynë. Shehi: Politika, propagandë në diasporë

Kandidoi mamanë dhe dy vajzat në listat e sigurta, Alibeaj: Na e detyron ligji, do të dorëhiqen!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Corriere della Sera: Kurti fiton zgjedhjet, por Kosova përballet me krizë politike, ekonomike dhe diplomatike

Corriere della Sera: Kurti fiton zgjedhjet, por Kosova përballet me krizë politike, ekonomike dhe diplomatike

December 31, 2025
Rikthimi i reformës zgjedhore, ambasada e SHBA: Takimet tona nuk janë ndërmjetësim

Ambasada Amerikane uron shqiptarët për Vitin e Ri: Partneriteti ynë vijon të forcohet!

December 31, 2025
82 vite nga “Lahuta e Malcis”, përkujtohet vepra e Fishtës

85 vite pas vdekjes, “shqiptarët ende nuk e njohin si duhet At Gjergj Fishtën”

December 31, 2025
Bashkia Tiranë shtron drekë për fëmijët me aftësi ndryshe, Ristani: Dhurata më e bukur është të silleni mirë me njëri-tjetrin

Bashkia Tiranë shtron drekë për fëmijët me aftësi ndryshe, Ristani: Dhurata më e bukur është të silleni mirë me njëri-tjetrin

December 31, 2025
FOTO / 2025-a, viti i ‘turbulencave’ globale: Gjithçka ndodhi në 12 muaj

FOTO / 2025-a, viti i ‘turbulencave’ globale: Gjithçka ndodhi në 12 muaj

December 31, 2025
Operacioni në Durrës, policia: Në pranga dy persona, njëri prej tyre me rrezikshmëri të lartë

Dhunë ndaj gruas, nënës, vëllait apo kunatës. E pësojnë tre persona në Elbasan

December 31, 2025
Rikthehet moti i keq! Stuhi e fuqishme ciklonare në brigjet shqiptare, rrebeshe dhe borë e dendur

2026 nis me stuhi dimërore, Porja: Ngricat dhe dëbora pushtojnë gjithë Shqipërinë

December 31, 2025
Edukimi financiar, në shkolla/ Minxhozi: Informimi për sistemin financiar shmang rreziqet

Viti 2025, zv.Guvernatorja: SEPA, suksesi i vitit! Kursi i këmbimit do vijojë luhatjen, çmimet rriten me…

December 31, 2025
Kancelari gjerman bën thirrje për forcimin e Europës: Pasuritë ruse të përdoren për ushtrinë ukrainase

“E vendosim ne se kush do iki apo do qëndrojë në Gjermani”/ Merz: Kujdesemi për sigurinë tonë

December 31, 2025
Grabitet ujësjellësi në Vlorë/ Mbeten pa ujë banorët në disa zona të qytetit

Grabitet ujësjellësi në Vlorë/ Mbeten pa ujë banorët në disa zona të qytetit

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com