• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shpirti binjak i lokalistëve Berisha-Meta!

by Altin Ketro
18/01/2019 09:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Altin Ketro

Gjatë historisë së pluralizmit shqiptar, ka pasur një shtrirje të larmishme të prejardhjes krahinore të politikanëve që na kanë qeverisur në nivelet më të larta të shtetit. Gjatë këtyre viteve Shqipëria është qeverisur apo drejtuar nga 10 kryeministra dhe 7 presidentë. Gjeografia e tyre shtrihej pa dallim, që nga jugu në veri, dhe kjo ka qenë një nga të paktat gjëra pozitive që politika shqiptare ka ofruar në këto tri dekada.

Por, ndër këta 17 politikanë, 2 prej do të mbahen mend gjatë për krahinizmin e thellë që futën në politikën shqiptare. Ata janë: Sali Berisha dhe Ilir Meta. Si një shpirt binjak që i provuan të gjitha majat e pushtetit (Meta një më shumë), atë të Kryeministrit dhe të Presidentit, të dy ata futën ndasinë më të madhe në Shqipëri; atë të ngritje në një lloj marke më vetë të inicialeve të qyteteve nga e kishin (kanë) vendlindjen.

Të lindur të dy në malësi, njëri në atë të veriut e tjetri në atë të jugut, të dy në fshatra të thellë malorë, Viçidol e Çepan, si njëri e si tjetri, për nga mënyra se si i janë paraqitur popullit shqiptar, me shumë pak dallim, duket sikur i ka lindur e njëjta nënë. Aq e vërtetë është kjo saqë për këtë na ndihmon vetë zoti Meta kur gjatë periudhës që ishte në krye të Kuvendit shprehej pa doreza që: “Doktor Berisha është dobësia ime”. Aq shumë e ndjente tek ai shpirtin e vet binjak, saqë e linte të fliste pa limit, për çfarëdolloj marrëzie, derisa e bënte lëmsh Parlamentin.

Por, le të kthehem të tema që dua të trajtoj: krahinizmi i këtyre të dyve.

Gjatë sundimit të Berishës, sidomos atij të parit, ta kishe targën BC, jo në kuptimin të makinës, por të origjinës, do të thoshte të të hapeshin të gjitha dyert e pushtetin, atij politik, gjyqësor, financiar etj. Aq shumë u ngrit në piedestal të qenurit tropojan e aq u abuzua me keqpërdorimin e kësaj treve të nderuar, saqë të ishe i tillë po shihej ngado si mishërim i së keqes. Këtë e përforconte edhe më shumë fakti që vetë identifikuesi i kësaj “targe”, Sali Berisha, qeveriste me një mentalitet despotik e primitiv në raport me kohën e re që po kalonte Shqipëria; nga një diktaturë e egër në një demokraci pluraliste.

Pas rrëzimit të Berisha nga pushteti, pati një periudhë neutraliteti në çështjet e krahinizmit gjatë viteve kur drejtimin e ekzekutivit e patën Nano dhe Majko.

Por, sapo në krye të qeverisë erdhi Ilir Meta, stafetën e “targave” që të hapnin dyert e të gjitha pushteteve e mori ajo me inicialet SK. Të qenurit skraparlli tashmë ofronte po ato të mira që dikur t’i sillte të qenurit tropojan. Kjo moda e “skraparlliut” u bë kaq e madhe saqë njerëzit po bënin çudi se ku ishin fshehur deri tani këta dhe papritur pushtuan Tiranën e Shqipërinë si mizat e lisit. Ja pra, edhe ndaj një treve tjetër po aq të nderuar që i ka dhënë shumë Shqipërisë në historinë e saj, nisi të kishte një antipati të madhe deri në urrejtje.

Askush tjetër veç Berishës dhe Metës nuk i ngrit në piedestal patriotët e vetë dhe, askush tjetër veç tyre, nuk i bëri të urryer ndër shqiptarët e tjerë. Është e çuditshme sepse midis tyre kishte shumë njerëz të zotë, punëtorë e të ndershëm, por që vetvetiu identifikoheshin negativisht me vetë liderët e tyre, Berisha e Meta.

Gjatë Berishës së dytë dhe viteve kur Ilir Meta ishte në pushtet me atë apo Ramën, pati një ulje të ndjeshme të krahinizmit në protagonizëm, por kjo nuk e zbehu aspak faktin që këto dy personazhe nuk ndryshuan qasje duke mbetur në po atë mentalitet prej bajraktari të të bërit politikë: nuk duan të lëvizin nga e tyrja apo istikami dhe këmbënguljen e çojnë deri në marrëzi. Kjo ndodh sepse ende në venat e tyre vlon tradita e malësorit, i cili, uljen e hundës, e ka për turp. Por, kjo krenari e tepruar në politikë është e rrezikshme, sepse çon në situata ekstreme si ato të vitit 1997 me Berishën, apo kjo e tanishmja me Metën.

Është pikërisht mentaliteti lokalist që të dy ata mbartin, ai që po e lë prapa evoluimin dhe emancipimin e politikës shqiptare. Të dy ata janë modeli më i keq që po i përcillet brezit të ri dhe pasqyra që ky brez duhet ta thyej me qëllim që të mos jetë shëmbëlltyra e tyre në të ardhmen.

a.c

Next Post
Kina tallet me Trump: Nëse të përgjohet iPhone, atëherë merr një Huawei

SHBA me sistem të ri mbrojtës raketor, Trump: Është i pakrahasueshëm!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjyqi në Hagë/ Ekspertët ndërkombëtarë: E vështirë të shpallen fajtorë ish-krerët e UÇK-së

Eksperti: Gjykimi i Hagës u bë në unison me prokurorinë, vendimet janë pa sens juridik dhe armiqësore

September 17, 2026
Dyshohet se vodhi 16 lokale në Tiranë brenda dy muajve, arrestohet 34-vjeçari

Dyshohet se vodhi 16 lokale në Tiranë brenda dy muajve, arrestohet 34-vjeçari

September 17, 2026
Bllokuan fëmijët në ditën e parë të shkollës, Gjykata liron protestuesit e Zogut të Zi

Bllokuan fëmijët në ditën e parë të shkollës, Gjykata liron protestuesit e Zogut të Zi

September 17, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Leka pas dënimeve nga Haga: Turp historik! Shqipëria të ngrejë fond për ish-krerët e UÇK-së

September 17, 2026
Miku i Serbisë, “lot” për UÇK

Miku i Serbisë, “lot” për UÇK

September 17, 2026
VIDEO/ Momenti kur Xhelal Mziu me njerëzit e tij dhunojnë zyrtarin e Bashkisë Dibër, Kalosh Murra

Plagosën me mjete prerëse dy vëllezër në Sarandë, arrestohen në flagrancë tre të rinj

September 17, 2026
Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Fier dhe biznesmeni, dyshohen për falsifikim pronash në Seman

Vodhën me dhunë xhiron ditore në dy pika karburanti, shpallet në kërkim një nga dy autorët

September 17, 2026
Nuk duhet harruar pse u desh ndërhyrja e NATO-s

“Dita më e zezë për kombin shqiptar”/ Avokati flet me emra: UÇK-ja u godit përmes një projekti politik!

September 17, 2026
Berisha ‘paralajmëron’ Peleshin: E ke zëvendësin gati!

Berisha ‘paralajmëron’ Peleshin: E ke zëvendësin gati!

September 17, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 18 Shtator 2026

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com