• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shpikjet më të habitshme për trafikimin e drogës

by Aalison Pearse Stevens
17/09/2016 18:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Vështirësia e trafikimit të lëndëve narkotike dhe kontrollet gjithmonë e në rritje kanë bërë që edhe taktikat e trafikimit të tyre të bëhen mjaft kreative.

“Tirana Observer” sjell truket më të pazakonta të viteve të fundit se si gjenitë e krimit tentojnë  të trafikojnë drogën.

Trafiku me avionë

Në vendet e Amerikës Latine është një nga mënyrat më të shpeshta ky lloj trafiku, për shkak të pistave të shumta që ekzistojnë. Sigurisht që fluturimet bëhen në drejtim të SHBA-së, ku ulen avionët.

Shpikësi i kësaj metode trafiku ishte lordi meksikan i drogës, Amando Carrillo Fuentes. Ai e mori pseudonimin “Zoti i Qiejve” për shkak të transportit të drogës me avionë të mëdhenj. Qëllimi i tij ishte të transportonte 4 herë më shumë kokainë në Amerikë se rivalët e tij trafikantë. Operimet e Amados u bënë në një shkallë aq të gjerë saqë u bë trafikanti më i kërkuar në botë.

Tashmë kjo metodë po përdoret gjerësisht edhe në Shqipëri. Rasti më i fundit pas Divjakës, është edhe rrëzimi i avionit dje në Ishëm të Durrësit.

Trafiku me nëndetëse

Trafiku me skafe apo gomone është i zakonshëm, por trafikantët tashmë përdorin një mjet ushtarak: Nëndetëset. Transporti i lëndëve narkotike me nëndetëse është më i rrallë se rastet e tjera por ama ka ndodhur. Edhe në Shqipëri është bërë një tentativë e tillë në vitin 2001, por nuk u realizua për shkak të shkatërrimit të bandës nga policia. Këtë metodë e përdorin  më shpesh kartelet kolumbiane të lëndëve narkotike për të dërguar drogë në SHBA. Raste të tilla ka pasur edhe nga bregdeti i Meksikës drejt SHBA-së.

Drogë në stomak

Në Shqipëri janë të shumta rastet e trafikut të tillë, kur transportuesi e kishte futur lëndën narkotike në stomak. Trafik i tillë bëhet për lëndë narkotike të forta si, heroina apo kokaina. Në këto raste, personat i gëlltisin topat e lëndës narkotike që janë mbështjellë me material që nuk e kalon lagështirën.

Trafiku në këpucë

Edhe kjo mënyrë e trafikimit të lëndëve narkotike përdoret për drogat që janë të shtrenjta, pasi sasia që mund të transportohet është e vogël. Zakonisht lënda narkotike vendoset në vend të shollës së këpucës. Por ka edhe raste kur droga vendoset tek thembrat për të mos rënë në sy.

Trafiku në pije

Përdoret më rrallë por është një mënyrë e mirë për të trafikuar droga të forta, kryesisht kokainë. Zakonisht lënda narkotike shkrihet në verë, e cila nuk bëhet njësh me kokainën. Kur mbërrin vera në vendin e caktuar, ajo zbrazet në një ambient të mbyllur, govatë apo lloj tjetër dhe me anë të metodave të ndryshme thahet, duke ndarë kokainën nga vera apo pije të tjera.

Pasta dhëmbësh me kolinoz të “bardhë”

Të fshehësh kokainë nëpër ambalazhe medikamentesh të ndryshme është tashmë diçka klasike. Por jo vetëm në medikament. Në fakt i gjejmë ngado, thonë drejtuesit doganave europiane, nga ku mund të veçojmë gjetje kokaine në hard disqe kompjuterësh, në kërmij, konserva fistiqe, etj”

Shpikjet e El Chapo

Nën udhëheqjen e Joaquin ‘El Chapo’ Guzman, karteli i Sinaloas, një nga korporata ndërkombëtare më të mirë-organizuara në botë, me të ardhura vjetore prej 3 miliardë dollarësh, është përgjegjëse për 25 % të drogës së paligjshme që hyn në Shtetet e Bashkuara nga Meksika. Po për të kaluar drogën drejt SHBA-ve, Guzman ka pasur një mendje prej gjeniu krimi. Sipas DEA-s amerikane, organizata e tij e kalonte drogën nëpërmjet tuneleve, me avionë, dronë, nëndetëse, me anë të karotave e deri te peshkaqenët e ngrirë.

Next Post
(Video) I riu refuzon të dalë nga makina, polici ia thyen xhamin dhe e nxjerr jashtë

(Video) I riu refuzon të dalë nga makina, polici ia thyen xhamin dhe e nxjerr jashtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Netanyahu: Ushtria izraelite dhe Mossadi të përmbysnin regjimin iranian

Netanyahu: Ushtria izraelite dhe Mossadi të përmbysnin regjimin iranian

October 21, 2026
Vala e protestave përfshin edhe Greqinë, mijëra studentë dhe mësues në rrugët e Athinës kundër kostos së lartë të jetesës

Vala e protestave përfshin edhe Greqinë, mijëra studentë dhe mësues në rrugët e Athinës kundër kostos së lartë të jetesës

October 21, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Ka një shpresë nga beteja me Maskat

October 21, 2026
Protestat në Shqipëri, reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët

Protestat në Shqipëri, reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët

October 21, 2026
Britania miraton projektin e gazit në Detin e Veriut, vendimi ndez debat për klimën dhe sigurinë energjetike

Britania miraton projektin e gazit në Detin e Veriut, vendimi ndez debat për klimën dhe sigurinë energjetike

October 21, 2026
Rrezikohen serverët në mbarë botën, Agjencia e Sigurisë Kombëtare dhe FBI kërkojnë përditësime urgjente

Rrezikohen serverët në mbarë botën, Agjencia e Sigurisë Kombëtare dhe FBI kërkojnë përditësime urgjente

October 21, 2026
Revolucioni ilegal i Tetorit

Revolucioni ilegal i Tetorit

October 21, 2026
Suedia po shqyrton që të kufizojë vizat për atletët rusë dhe bjellorusë

Suedia po shqyrton që të kufizojë vizat për atletët rusë dhe bjellorusë

October 21, 2026
Alarm për sigurinë kibernetike në Shqipëri, AKSK kërkon përditësim të menjëhershëm të PHP-së për të shmangur sulmet në distancë

Alarm për sigurinë kibernetike në Shqipëri, AKSK kërkon përditësim të menjëhershëm të PHP-së për të shmangur sulmet në distancë

October 21, 2026
Privatësia e të dhënave, Meta do t’i paguajë 25 miliardë dollarë New Mexico-s

Privatësia e të dhënave, Meta do t’i paguajë 25 miliardë dollarë New Mexico-s

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In