• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Shpikja”/ Dy vëllezërit dalin me gratë e tyre për të shitur drogë. Ato fshehin kokainën mes gjoksit, por arrestohen

by Java News
08/05/2022 19:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy vëllezër shqiptar bashkë me gratë e tyre kanë dalë në një nga lagjet e Pireut të Greqisë për të shitur kokainë, por kanë rënë në prangat e policisë.

Për t’iu fshehur syrit të efektivëve, dy vëllezërit përkatësisht 24 dhe 26 vjeç së bashku me gratë e tyre kishin marrë edhe njërin nga fëmijët me vete. Ndërsa njëra nga gratë e kishte fshehur qeset e kokainës mes gjoksit të saj.

Njëri prej vëllezërve, 26-vjeçari kishte punuar më parë pranë Autoriteteve greke kundër vjedhjes komunikonte përmes telefonit për t’ua shitur drogën “klientëve” .

Vëllai i tij 24-vjeçar dhe blerësi i mundshëm një 36-vjeçar po qëndronin brenda makinës.

Policia e kuptoi se bëhej fjalë për trafik droge dhe ndaloi 24 vjeçarin. Brenda Fiatit të zi në pronësi të 24-vjeçarit hipi gruaja e tij së bashku me foshnjën. Nga kontrolli i policisë në makinë u gjetën pako marijuane, ndërsa në gjoksin e vajzës ishin fshehur tre qese me kokainë! Ajo u kërkoi falje efektivëve të policisë ndërsa tha se drogën e kishte fshehur në gjoks që të mos arrestohej burri i saj.

“Droga e gjetur tek unë është e burrit tim EM. Kërkoj falje, pendohem dhe nuk do ta bëj më. Thjesht doja të ndihmoja burrin tim që të mos arrestohej, pasi nuk është trafikant, por përdorues droge”, tha 24-vjeçarja në polici. Ndërkaq edhe gruaja tjetër  që hipi në makinën e dytë e kishte drogën në gjoks. Tek ajo u gjetën tre qese kokainë dhe 470 euro. Personi i cili do të blinte drogën një 36-vjeçar, të cilit i iu gjetën 4.2 gramë kanabis, ka theksuar se shitësit 26-vjeçar i kishte dhënë 20 euro.

I pyetur se si ishte fiksuar shitja e drogës, ai tha se kishte folur me një person të panjohur një orë më parë përmes Facebookut.

Kur policia i kërkoi të telefononte këtë person në celular, atëherë ra zilja e telefonit të 26-vjeçarit shqiptar…

Ai dhe vëllai i tij pretenduan se drogën e kishin blerë për përdorim personal.

“Kam katër vite që jam përdorues. Sot unë dhe vëllai im shkuam në sheshin Exarcheion me gratë tona dhe morëm sasi droge që e blemë për 400 euro, për dy ditët në vijim nga një person. Drogën u dhamë grave tona për ta mbajtur. E kishim thjeshtë për përdorim personal”, i tha policisë një nga vëllezërit./m.j

Next Post
“Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër”/ Si i shpëtoi “kamikazit” Ajas Sulejmani qytetari që po lëvizte me biçikletë në Tiranë

“Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër”/ Si i shpëtoi “kamikazit” Ajas Sulejmani qytetari që po lëvizte me biçikletë në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Dy Epirotë dhe Olimpiada

April 7, 2026
Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

Raporti sekret: Irani kërkon 2 milionë dollarë për kalimin në Hormuz

April 7, 2026
Politika e “aneksit”, në nivel mjeran

Një fajtor për të mbuluar mëkatet e PD me Integrimin. Narrativa e opozitës dhe jo vetëm…

April 7, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

“I bëhet qejfi ndërkombëtarëve dhe opozitës…”, Beqaj në GJKKO: Unë, Veliaj dhe Meta jemi të padënuar, por…

April 7, 2026
Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

April 7, 2026
Sot 87 vjet nga pushtimi i Shqipërisë nga Italia. Përkujtohet në Durrës 7 prilli i vitit 1939

Sot 87 vjet nga pushtimi i Shqipërisë nga Italia. Përkujtohet në Durrës 7 prilli i vitit 1939

April 7, 2026
“U hoq nafta falas”, fermerët në protestë para Ministrisë së Bujqësisë

“U hoq nafta falas”, fermerët në protestë para Ministrisë së Bujqësisë

April 7, 2026
FOTO/ Ditën e votimit si ministër, Gonxhe tregon bashkëpunimin me paraardhësen Margariti

“11% turistë më shumë në mars”, Gonxhja: Oferta shqiptare po fiton vëmendjen e botës

April 7, 2026
SHBA-Izrael intensifikojnë sulmet ndaj Iranit, Teherani hakmerret me goditje në të gjithë rajonin

SHBA-Izrael intensifikojnë sulmet ndaj Iranit, Teherani hakmerret me goditje në të gjithë rajonin

April 7, 2026
“Je provincial!” Përplasje e ashpër mes politikanëve në Spanjë për pikturën e Picassos

“Je provincial!” Përplasje e ashpër mes politikanëve në Spanjë për pikturën e Picassos

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In