• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër”/ Si i shpëtoi “kamikazit” Ajas Sulejmani qytetari që po lëvizte me biçikletë në Tiranë

by Java News
08/05/2022 19:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një aksident i rëndë që për pak nuk u kthye në tragjedi ndodhi ditën e diel në mes të Tiranës, ku një makinë “Benz G-Class” përplasi në rrugë çiftin Arjan dhe Vilma Konomi si dhe foshnjën e tyre vetëm 3 muajshe, teksa po kalonin në vijat e bardha.

Mjeti i drejtuar nga 39-vjeçari Ajas Sulejmani, i cili është arrestuar tashmë nga policia pasi u largua nga vendngjarja, ka qenë me shpejtësi të frikshme dhe ka hyrë me semafor të kuq, ku dhe ka përplasur familjen Konomi.

Por nga aksidenti për pak ka shpëtuar dhe një qytetar që ka qenë duke ecur me biçikletë, teksa mjeti i ka kapur rrotën e dytë. Fatmirësisht është dëmtuar vetëm biçikleta ndërsa qytetari ia ka hedhur paq.

Kujtojmë që foshnja 3-muajshe është në gjendje të mirë shëndetësore, kjo dhe falë veprimit heroik të nënës e cila e shtyu karrocën vetëm 1 sekondë para se makina t’i përplaste, ndërkohë që dy prindërit janë në mjekim intensiv.

Ndërsa Ajas Sulejmani pas arrestimit ka rezultuar përdorues i lëndëve narkotike, bashkë me të u arrestua edhe pasagjeri që ndodhej në makinë e tij./m.j

Next Post

Berisha me “fakte të reja” rreth 21 janarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com