• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shpëtoi prej fatit, rrëfehet futbollisti: Si humba shokët nga rrëzimi i avionit

by Java News
02/12/2023 16:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

7 vite pas tragjedisë së Çapekoense, ku 19 futbollistë humbën jetën, Euronews Albania sjell rrëfimin ekskluziv të Andrei Albas, ish-lojtarit të kësaj skuadre.

Albas nuk u grumbullua për atë ndeshje duke i shpëtuar mrekullisht tragjedisë.

Rrëzmi i avionit ku udhëtonin 76 pasagjerë, mes tyre dhe ekipi i Chapecoense, ndodhi më 29.11.2016. Nga 22 lojtarë, 19 humbën jetën, vetëm 3 mundën të mbijetojnë.

Futbollisti brazilian rrëfeu në Euronews Albania, në një intervistë për gazetarin Enriko Gabaj, përjetimet për ngjarjen e rëndë.

“Ato ishin ditë të vështira për shkak të momentit që klubi po kalonte, asaj historie që të gjithë tashmë e dimë, pasi ishte në kulmin e saj, të përjetoje atë tragjedi ishte një përvojë shumë e vështirë.

Ishte viti im i parë si lojtar profesionist në klub, kompeticioni kishte një rregull që lejonte regjistrimin e 25 lojtarëve për çdo udhëtim, duke qenë se isha më i riu në atë kohë kishte lojtarë të tjerë më decizivë se unë për të luajtur në finale.

Nga 3 futbollisët që i mbijetuan tragjedisë, një lojtar kishte një këmbë të amputuar, sot është ambasador i klubit, një tjetër që luajti si mbrojtës, u rikthye të luajë, por nuk vazhdoi për shkak të pasojave të tragjedisë, megjithatë vetëm një nga të mbijetuarit vijon të luajtë futboll në Brazil”, tha ai.

Ai nënvizoi se për klubin ishte shumë e vështirë që ta merrte veten pas tragjedisë.

“Më kanë ndihmuar shumë, kishim ndërveprim të përditshëm, pikërisht në fillim ishte e bezdisshme të merresh me gjithçka, deri më sot, kur afrohet data që plotëson një vit tjetër të tragjedisë, kujtoj marrëdhënien time me ta dhe përpiqem të marr pikat pozitive që kanë kontribuar në rritjen time si lojtar profesionist dhe si person.

Aktivitetet në klub ndaluan për një periudhë për shkak të tragjedisë, lojtarët që nuk udhëtuan ndihmuan për të ngushëlluar familjet e lojtarëve që vdiqën, ishim në dispozicion të klubit për të ndihmuar me ç’të ishte e nevojshme”, tha ai.

Pas tragjedisë, për Albën u hap një derë, ekipi simpatik i Erzenit i ofroi një mundësi, të bëhej pjesë e superligës shqiptare.

“Vendosa të largohesha nga Brazili, për shkak të mundësisë dhe projektin e Erzenit, erdha për të gjetur hapin tim në Evropë, për të kapur një treg tjetër jashtë Brazilit dhe për të hapur një derë të re të jetës, çdo lojtar që është në Brazili shpreson për një mundësi të mirë në Evropë.

Jam mirënjohës për durimin e të gjithëve me mua, është e vështirë për lojtarët brazilianë të vijnë vetëm dhe të përshtaten me një gjuhë ndryshe, një mënyrë të ndryshme loje, por të gjithë lojtarët dhe stafi trajnues më ndihmojnë në stërvitje por dhe komunikim. Jam mirënjohës ndaj sportistëve, komitetit teknik të Erzenit dhe bordit drejtues për gjithçka bëjnë për mua dhe familjen time.

Kampionati është i vështirë, fizik, Erzeni po tregon forcën e tij, ne kemi pak luhatje në konkurs, por për shkak të një kampionati të vështirë dhe të balancuar, një fitore të vendos në pozicionet e para, ndërsa një humbje të vendos në pozitat e fundit, besojmë se kemi shanse për të pasuar kampionatin për të vazhduar kërkimin e pozitave të para”, tha ai.

Si një Brazilian, idhull ka padyshim Sylvinhon, trajnerin e Shqipërisë, njeriun e suksesit, që mban firmën në kualifikimin drejt Euro 2024.

“E ndjek punën e tij nga Brazili, jam i lumtur për të si brazilian, e kam patriot. Është një privilegj të ndjekë atë nga afër dhe shpresoj që ai të vazhdojë të bëjë një punë spektakolare për kombëtaren shqiptare.

Ky i fundit tanimë, po shërben si një shembull për të gjithë lojtarët brazilianë, të cilët dëshirojnë që të njohin më tepër Shqipërinë, në futboll dhe bukuritë që ofron”, tha futbollisti./m.j

Next Post
“Milionat nga sigurimi i jetës”/ Mediat: A është ky një prej motiveve që Naim Murseli organizoi vrasjen e gruas?

“Milionat nga sigurimi i jetës”/ Mediat: A është ky një prej motiveve që Naim Murseli organizoi vrasjen e gruas?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In