Mason Greenwood duket shumë larg formës që si adoleshent tregoi me Manchester United në Premierligë, teksa në momente të vështira shënoi gola vendimtar për Djajtë e Kuq.
Sulmuesi anglez pasi shpëtoi nga akuzat për përdhunim dhe mori nga Ten Hag garanci për një shanc të dytë, është rikthyer në stërvitje me trajner privat në një qendër sportive publike.
Kjo është hera e parë që Greenwood shihet në fushën e blertë që nga arrestimi i tij vitin e kaluar.
Fotot e TheSun e tregojnë 21-vjeçarin duke djersitur në fushë në stërvitje dhe duke realizuar gjuajte nga distanca në seancën 90-minutëshe.
Ndryshim ka edhe në look-un e tij, me flokët e rritura, ndërsa mungojnë këpucët Nike pasi firma i dha fund marrëveshjes së tyre të sponsorizimit pas skandalit.
Greenwood, i cili pret një fëmijë me partneren e tij këtë verë, u arrestua në janar 2022 pasi një grua e akuzonte për abuzim fizik dhe seksual.
Ai do të dilte në gjyq këtë vit, por të gjitha akuzat u hoqën në shkurt.
Pronarët e United nuk kanë marrë ende një vendim për të ardhmen e lojtarit, por ten Hag dhe shumica e lojtarëve të ekipit të parë janë të gatshëm t’i japin atij një shans të dytë.
/a.r