• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

I shpëtoi mrekullisht atentatit me tritol, konfliktet për pronat e trashëguara nga 38-vjeçari

by A R
23/04/2018 09:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Atentat me eksploziv, merr dëme të rënda 38-vjeçari. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesnatën e së shtunës në qendrën e qytetit të Fierit, ku shënjestër e shpërthimit të telekomanduar ishte Ervin Memo.

Eksplozivi ishte vendosur në makinën tip “Benz”, të cilën i riu nuk e përdorte, por e kishte nxjerrë në shitje. Memo pasi kishte pirë kafe me miqtë e tij, shkoi për të ndezur makinën që e kishte parkuar në mënyrë që të mos i binte bateria.

Në momentin që 38-vjeçari hipën në makinë, ndodhi shpërthimi i fuqishëm që, sipas hetuesve, është shkaktuar me telekomandim. Policia bën të ditur se i riu e mbante të parkuar makinën e shpërthyer në të nëjtin vend prej më shumë se 3 muajsh me një tabelë “shitet”.

IMG-20180421-WA0013

Për ta mbajtur mjetin në punë dhe për ta ruajtur nga defektet e mospërdorimit, Memo shkonte dhe e ndizte shpeshherë, siç edhe ndodhi të shtunën rreth orës 22:55. Nga shpërthimi, makina është shkrumbuar e gjitha, ndërsa u desh ndërhyrja e zjarrfikëses dhe Policisë që i riu të nxirrej nga mjeti.

Me ndihmën e tyre, 38-vjeçari Memo arriti të ecte në këmbë drejt ambulancës. Kjo është konsideruar si mrekulli nga dhjetëra kureshtarë të mbledhur aty si dhe familjarë të djalit, të cilët e kanë shoqëruar me duartrokitje të shumta gjithë ngjarjen si të ishte një garë sportive. Nga hetimet e Policisë dhe nga këqyrja e kamerave të sigurisë së bizneseve përreth, nuk është pikasur asnjë person i dyshuar që mund të ketë lidhje me vendosjen e eksplozivit.

Duke parë rrethanat, dyshohet se shpërthimi ka qenë i telekomanduar, pasi makina tip “Benz” me targa AA 270 IV nuk lëvizte prej kohësh nga vendi ku ishte parkuar. Pista kryesore e hetimit lidhet me konfliktet pronësore që familja e 38-vjeçarit ka prej vitesh. Ajo ka qenë palë në disa procese gjyqësore për prona të trashëguara në qytetin e Fierit. Vetë Ervini ishte i pamartuar dhe nuk ishte i punësuar.

Ai ka qenë i vetëpunësuar, pasi shumë toka e ara i kishte kthyer në vreshta nga të cilat kishte pasur sukses. Burime nga Policia bëjnë me dije se, i riu ka trashëguar nga gjyshërit e tij një sipërfaqe të madhe toke. Por për të njëjtën pronë duket se kanë pasur përherë pretendime edhe disa të afërm të tij. Kjo ka bërë që prej më shumë se 15 vite, familja Memo të ishte pjesë e shumë gjyqeve për pronësinë e tokës.

“Në datën 21.04.2018, rreth orës 22:55, në vendin e quajtur ‘Kryqëzimi i Grecallisë’ ka shpërthyer mjeti tip ‘Benz’ me drejtues shtetasin E.M., 38 vjeç, banues në Fier. Gjatë kohës së shpërthimit mjeti ka qenë i parkuar dhe drejtuesi i tij sapo kishte hipur në mjet. Paraprakisht dyshohet se mjetit i është vendosur lëndë plasëse eksploziv. Drejtuesi i mjetit ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën”, bëhet e ditur nga Policia./a.m.

Next Post
Hahn “godet” Serbinë: BE nuk pranon vende që kanë probleme me fqinjët

Hahn: Ja pse u dha rekomandimi pozitiv për Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi

October 4, 2026
“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

October 4, 2026
VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

October 4, 2026
Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

October 4, 2026
PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com