• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shpëtohen basorelievet e stadiumit, paketohen për t’u ruajtur

by A R
14/08/2016 09:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy basorelievet e fasadës së ish-stadiumit “Qemal Stafa” nuk do të shkatërrohen. Burime zyrtare pohojnë për “Gazeta Shqiptare” se dy komplekset skulpturore që paraqesin dy futbollistë dhe tri basketbolliste do të ruhen. “Vendimi” është marrë me gjithë deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili në një postim në profilin e tij zyrtar në “Facebook” tha të premten se “kujevënësit profesionistë që argument kanë injorancën, kanë vënë alarmin (për dy basorelieve pa asnjë vlerë, që tutkunët e regjimit të vjetër ia mballosën fasadës së ‘Qemal Stafës’) dhe po bërtasin që po dëmtohet trashëgimia kulturore. Ato basorelieve që turpëronin edhe realizmin socialist, e kanë kryer misionin e tyre të shëmtimit e nuk hyjnë askund si vlerë e trashëgimisë kulturore”.

Pas bujës dhe debateve të ditës së premte sa i takon shembjes së fasadës së stadiumit “Qemal Stafa” ku do të ndërtohet stadiumi i ri “Arena Kombëtare”, burime konfidenciale, thanë të shtunën për “GSH” se dy basorelievet po paketohen duke i shpëtuar shkatërrimit, pavarësisht se nuk do të jenë pjesë e fasadës së rindërtuar, e cila do të ketë tri hapje, si në projektin origjinal të arkitektit italian Gherardo Bosio.

Dje pasdite, grupet skulpturore janë çmontuar nga panelet, pasi kanë qenë me armaturë hekuri pas tyre.
“Ndërkohë që ne flasim, ato po çmontohen dhe po vihen në arka druri të rrethuara me bukë peshku. Do depozitohen për t’u ruajtur, për të vendosur në të ardhmen se çfarë do të bëhet me to. Nuk dimë të themi ende se cili do të jetë fati i tyre konkretisht, por meqë janë një gjurmë e asaj kohe, ato do të ruhen”, shtoi burimi, duke qartësuar se bëhet fjalë për skulpturat, pasi paneli kuadratik (që kanë qenë bërë në madhësinë e dyerve që u mbyllën pas çlirimit) ose fusha është thjesht një copë betoni ku ato qenë vënë/ngjitur.

“Ato hiqen nga panelet kuadratike në të cilat kanë qenë vendosur, për t’iu lënë një vendimi të mëtejshëm nëse do të ekspozohen në mjediset e muzeut që stadiumi i ri do të përmbajë, apo do të ekspozohen diku tjetër. Këtë do ta përcaktojë një komision”, shtoi burimi zyrtar i “GSH”. Me gjasë në një të ardhme edhe ato do t’i nënshtrohen rivlerësimit. Nëse këto basorelieve do të bëjnë pjesë ose jo në muzeun e ardhshëm të stadiumit “Arena Kombëtare”, kjo nuk është vendosur akoma, sepse ende nuk dihet as se kush do të jetë kuratori i muzeut të ri dhe çfarë do të ketë brenda ai muze, por deri në atë kohë, ato të depozitohen në një vend të sigurt dhe larg rrezikut të dëmtimit e shkatërrimit.

“Mënyra se si do të ekspozohen, a do të bëhen sërish panelet kuadratike apo do të vihen në mur, apo do mbeten jashtë muzetë, mbetet për t’u gjykuar”, mësoi dje “GSH”.
Basorelievet nuk ishin parashikuar në projektin e miratuar që të ishin në fasadën e re. Që në fillim, ishte parashikuar që fasada e ribërë e stadiumit të ri, të vinte sipas projektit origjinal të italianit Gherardo Bosio, ndërsa dy basorelievet ishin vënë pas çlirimit të vendit. Në përgjigje të interesit të “GSH”, burimi shtoi se basorelievet nuk janë dëmtuar.
Të premten, pas deklaratës së Ramës se basorelievet ishin pa vlerë, studiuesi Moikom Zeqo tha për “GSH” se “sa i takon deklaratës, po ju them se ato nuk janë të shëmtuara dhe pasqyrojnë një kohë të caktuar, dhe pikërisht për këtë(se pasqyrojnë atë kohë) ia vlen të ruhen. Po të ishte për të shkatërruar veprat e realizmit socialist, le të shkatërrohen edhe ato që ruhen në Galerinë Kombëtare të Arteve bashkë me fasadën e Kryeministrisë. Ky mendim është një nonsens historik dhe estetik. Nëse do ruhet një pjesë e murit, do të kish kuptim edhe ruajtja e basorelieveve”.

Next Post

Kokainë në amientet e lokalit, arrestohet pronari në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Protagonizmi që vret legjendën

July 16, 2026
Arrestohen dy efektivë të Policisë në Tiranë, AMP: U kapën duke marrë ryshfet nga një shofer!

Arrestohen dy efektivë të Policisë në Tiranë, AMP: U kapën duke marrë ryshfet nga një shofer!

July 16, 2026
Helmimi i dyshuar në Akademinë e Sigurisë, AKU: Analizat konfirmojnë se ushqimi ishte brenda standardeve

Helmimi i dyshuar në Akademinë e Sigurisë, AKU: Analizat konfirmojnë se ushqimi ishte brenda standardeve

July 16, 2026
“Epsteini” ynë

Për të shqetësuarit nga “review”-t negative për Erebarën

July 16, 2026
Mbyllja e tri grupkapitujve të negociatave/ Rama: Gur kilometrik në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

“Nuk do të bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk e flet përçart!”, Rama u përgjigjet kritikëve për heshtjen e tij ndaj deklaratës së ministres serbe

July 16, 2026
Kandidatët e “Rithemelimit” për 6 marsin/ PD: Nuk na përfaqësojnë. Mashtrimi i radhës i Berishës!

Avokati komenton procesin e zgjedhjeve në PD: Nuk ka garë, ka vetëm emërime nga Berisha!

July 16, 2026
Plagosje, armë dhe hakmarrje në Shkodër, policia arreston autorët e dyshuar

Plagosje, armë dhe hakmarrje në Shkodër, policia arreston autorët e dyshuar

July 16, 2026
Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!

Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!

July 16, 2026
Pas vitesh debatesh, Franca miraton vdekjen e asistuar! Ja detajet nga ligji për pacientët me sëmundje të pashërueshme

Pas vitesh debatesh, Franca miraton vdekjen e asistuar! Ja detajet nga ligji për pacientët me sëmundje të pashërueshme

July 16, 2026
Miratohet ligji i ri për librin, Gonxhja: Reformë që vendos leximin në qendër të politikave kulturore

Miratohet ligji i ri për librin, Gonxhja: Reformë që vendos leximin në qendër të politikave kulturore

July 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In