• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kokainë në amientet e lokalit, arrestohet pronari në Durrës

by A R
14/08/2016 09:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arrestohet pronari i një lokali në Durrës, pasi Pronari i një lokali në Durrës ka përfunduar në pranga, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar nga policia për rritjen e sigurisë së qytetarëve i janë gjetur dhe sekuestruar disa doza lëndë narkotike, të dyshuara si kokainë. Bëhet fjalë për shtetasin Behar Fjolla, banues në Tiranë. Mësohet se i arrestuari, 28-vjeçar, është person me precedentë penalë të mëparshëm (i proceduar për veprën penale të përshtatjes së lokaleve për përdorim të lëndëve narkotike). Gjithashtu në mes tyre janë shoqëruar 14 shtetas për verifikim, ku 6 prej tyre balerina.

Ndërkohë, mësohet se efektivët e Drejtorisë Vendore dhe të Komisariatit të Policisë, Durrës në bashkëpunim me punonjësit e Drejtorisë Vendore të Tatimeve dhe Inspektoratin e Shëndetit Publik, mbrëmjen e së premtes deri në orët e para të mëngjesit të djeshëm kanë vijuar zbatimin e planit të masave për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale. Në bazë të këtij plani masash janë ushtruar kontrolle në akset rrugore kryesore dhe dytësore, në lokale të ndryshme dhe kryesisht në lokalet e natës, tallava. Kjo, me qëllim ndëshkimin e shkelësve të ligjit, sekuestrimin e sendeve të paligjshme, armëmbajtje pa leje, drogë, kapjen e personave në kërkim dhe me precedentë penalë dhe ushtrimin e aktivitetit ekonomik në respektim të dispozitave ligjore. Burime nga policia e qytetit bregdetar pohuan është ushtruar kontroll në 6 lokale nate, ndaj të cilave u mor masa e gjobës për shkelje të ligjit antiduhan në ambientet e brendshme.

Sipas bluve, njëra prej shtetaseve femra të shoqëruara gjatë verifikimeve rezultoi se ishte e shpallur në kërkim, pasi ishte larguar nga banesa, konkretisht shtetësia B.M., 18 vjeçe, banuese në Tiranë. Për veprime të mëtejshme iu dorëzua efektivëve të Komisariatit të Policisë nr.6 Tiranë. Ndërkaq, burimet e mësipërme deklaruan se kontrolle të tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, përgjatë gjithë sezonit turistik, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë, duke vënë para përgjegjësisë ligjore çdo shkelës të ligjit.

Next Post

Drafti i ndërkombëtarëve, Prokuroria nuk ka më kompetenca për përgjimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mos i lini për në darkë gatimet”, masat e OSHEE për Vitin e Ri: Në gatishmëri për çdo situatë

Shembet shtylla elektrike në Kalanë e Dodës, humb jetën elektricisti në krye të detyrës

November 5, 2026
CIA rrënoi “patriotizmin” e Berishës, Çupi: Me ish-kryeministrin në politikë, vendi i kërcënuar

Apo do të bëhet si në Serbi?!

November 5, 2026
Protestat, Rama publikon bilancin: Policia ishte në lartësinë e detyrës, studentët e vërtetë nuk përdorin dhunë

Rama: Nesër hapim dritaren e dialogut! Tre grupe studentësh u penguan me dhunë të vinin në takim me mua

November 5, 2026
Ambasadorja e BE-së: Shqipëria ka ecur përpara, por nevojiten reforma të mëtejshme për median dhe mjedisin

Ambasadorja e BE-së: Shqipëria ka ecur përpara, por nevojiten reforma të mëtejshme për median dhe mjedisin

November 5, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 6 Nëntor 2026

November 5, 2026
Amerikanët komunistë, apo opozita shqiptare pa busull?

Amerikanët komunistë, apo opozita shqiptare pa busull?

November 5, 2026
Ossoff kryeson garën, kush do jetë kandidati demokrat përballë republikanëve në zgjedhjet presidenciale?

Ossoff kryeson garën, kush do jetë kandidati demokrat përballë republikanëve në zgjedhjet presidenciale?

November 5, 2026
Shtyhet procesi ndaj të bashkëpandehurve të Metës e Kryemadhit

GJKKO rrëzon kërkesën e Metës për të dalë nga kafazi i xhamit, Kryemadhi: 90% e mesazheve janë nxjerrë jashtë kontekstit

November 5, 2026
Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, rriten nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja, nafta ulet me 6 lekë

November 5, 2026
Rama: Shqipëria hyn në kilometrin e fundit të negociatave. Dhuna në protesta duhet dënuar, çdo tejkalim i forcës nga policia të hetohet

Rama: Shqipëria hyn në kilometrin e fundit të negociatave. Dhuna në protesta duhet dënuar, çdo tejkalim i forcës nga policia të hetohet

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In