• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shpëtimo, nuk keni marrë poste në qeveri se nuk ka dashur Greqia”

by A R
19/07/2018 19:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, ngre pikëpyetje për marrëveshjen e re Shqipëri-Greqi, pasi sipas tij, ajo është e fshehte dhe jo transparente.

Duke folur në emisionin “Politika Online” të gazetare Marsela Karapanço, kreu i çamëve kërkon që të bëhet transparencë për Çamërinë.

Idrizi vë në pikëpyetje këtë marrëveshje, edhe për faktin se po kërkohet të arrihet në një kohë kur Gjykata Kushtetuese ekziston, por nuk funksionon.

“Greqia ka detyruar palën shqiptare për toponimet.

Për shembull babai im që ka lindur në Margëllisht të Greqisë dhe ka ardhur 2 vjeç në Shqipëri, sot Greqia e ka bërë Margeritje atë vendin.

Tani qeveria shqiptare ka rënë dakord me palën greke që babai im ta ndërrojë vendlindjen nga Margëllisht në Margaritje.

Kjo është një marrëveshje, që po e them me bindje të plotë, që nuk ka ndodhur me asnjë shtet të botës.

Sepse pashaporta është pronë e shtetit shqiptar.

Pra, toponimet janë arritje për palën greke.

Sot babai im duhet të ndërrojë vendlindjen për marrëveshjen e shtetit shqiptar.

Dhe me këtë shtet rrumpallë babai im nuk e merr dot pashaportën sepse babai im në të gjitha dokumentet e ka Margëllitje vendlindjen, dhe jo Margaritje.

Pra jo vetëm kjo është absurde, por edhe i pazbatueshëm në praktikë” theksoi Idrizi

Por si do të dalë Rama në përfundim të bisedimeve me Greqinë?

Edhe pse nuk flet me emra konkretë, Idrizi lë të kuptohet se ish-aleati Edi Rama, ka qenë ai që ka kërkuar nxjerrjen jashtë të tij nga parlamenti.

“Me siguri ka pasur një pazar.

Ne sigurisht e kemi refuzuar këtë përqasje, që të hapen negociatat, dhe ne të bëjmë atë që një qeveri përpara u detyrua të bënte për hyrjen në NATO.

Tani nuk është rasti i Greqisë që mund ta kërcënojë Shqipërinë, apo Shqipëria duhet të jetë e intimiduar.

Druaj se ka politikanë servilë, që vetëofrohen.

Unë do të jap raste më vonë të njerëzve që flisnin për Çamërinë dhe nuk ia kishin idenë fare.

Apo që më thonin Shpëtimo e dini pse nuk keni marrë poste në qeveri? Se nuk ka dashur Greqia.

Unë kam emra konkretë, i kam të gjitha në raport me çështjen çame. Unë nuk do dal nga politika sot”,u shpreh ai.

/b.d

Next Post
Aksident i tmerrshëm, nënë e bijë po luftojnë me vdekjen

Aksident i tmerrshëm, nënë e bijë po luftojnë me vdekjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e PD, “blindohet” Kryeministria. Policë në shumë institucione dhe rrugët e Tiranës

Protesta e PD, “blindohet” Kryeministria. Policë në shumë institucione dhe rrugët e Tiranës

February 28, 2026
Goditet me dron Aeroporti Ndërkombëtar në Kuvajt, IDF: Kemi eliminuar disa figura të Iranit!

Goditet me dron Aeroporti Ndërkombëtar në Kuvajt, IDF: Kemi eliminuar disa figura të Iranit!

February 28, 2026
Si të bëni rivlerësimin e pasurisë? Mund të zgjidhni mes tarifës minimale në e-Albania dhe vlerësuesit të certifikuar

Si të bëni rivlerësimin e pasurisë? Mund të zgjidhni mes tarifës minimale në e-Albania dhe vlerësuesit të certifikuar

February 28, 2026
Parshikimi i motit për ditën e parë të marsit, ja çfarë ndodh me temperaturat

Parshikimi i motit për ditën e parë të marsit, ja çfarë ndodh me temperaturat

February 28, 2026
Rusia: Sulmi ndaj Iranit është aventurë e rrezikshme që mund të destabilizojë gjithë rajonin

Rusia: Sulmi ndaj Iranit është aventurë e rrezikshme që mund të destabilizojë gjithë rajonin

February 28, 2026
FOTO / Irani sulmon me raketa kullën “Palm Jumeirah”, hoteli në Dubai shpërthen në flakë

FOTO / Irani sulmon me raketa kullën “Palm Jumeirah”, hoteli në Dubai shpërthen në flakë

February 28, 2026
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guterres: Dënoj sulmet e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guterres: Dënoj sulmet e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit

February 28, 2026
ARRSH të hënën nis përcaktimin e afateve për ndërtimin e rrugës alternative në “Arrat e Gurrës”

ARRSH të hënën nis përcaktimin e afateve për ndërtimin e rrugës alternative në “Arrat e Gurrës”

February 28, 2026
“Të ndalen menjëherë veprimet ushtarake!”, Kina reagon për sulmet në Iran

“Të ndalen menjëherë veprimet ushtarake!”, Kina reagon për sulmet në Iran

February 28, 2026
Të “tredhësh” artin politik përmes krenarisë kombëtare

Të “tredhësh” artin politik përmes krenarisë kombëtare

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In