• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 16, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit, Kurti: Sulm kriminal dhe terrorist i orkestruar nga Serbia

by A R
30/11/2024 09:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kanali ujitës i Ibër-Lepencit, që furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të Kosovës si dhe Korporatën Energjetike të vendit për ftohjen e termoelektranave të saj u dëmtua si pasojë e një shpërthimi që ndodhi mbrëmjen e 29 Nëntorit në fshatin Varragë. Fatmirësisht sipas autoriteteve të Kosovës, nga ky shpërthim nuk pati viktima.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, akuzoi fqinjin verior të Kosovës, Serbinë, për sulm kriminal dhe terrorist, i cili, sipas tij, synoi të dëmtojë infrastrukturën mbase më të rëndësishme të vendit.

Kurti tha në një konferencë të jashtëzakonshme për media, para mesnatës, se përmes sulmit është munduar të rrezikohet furnizimi i Kosovës me ujë dhe me energji elektrike.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të jenë të qetë dhe të ndjekin në vazhdimësi njoftimet zyrtare nga organet e vendit, të cilat tha se janë të angazhuara në menaxhimin e situatës dhe rikuperimin e dëmit.

Shefi i ekzekutivit kosovar deklaroi se shpërthimi në Zubin Potok është sulm terrorist, që autoritetet e Kosovës besojnë se vjen nga bandat e dirigjuara e të orkestruara nga Serbia.

Si pasojë e dëmtimit të kanalit të Ibër-Lepencit, Kurti tha se shumë pjesë të Kosovës mund të mbeten pa energji elektrike në mëngjesin e 30 Nëntorit, ndërsa disa qytete dhe një pjesë e qytetit të kryeqytetit, Prishtinë, mund të ngelen pa ujë të pijshëm.

“Ky është sulm kriminal dhe terrorist i cili ka synuar që ta dëmtojë infrastrukturën tonë kritike, mbase edhe më të rëndësishmen që kemi, dhe padyshim që ishte tentativë e rrezikimit të furnizimit me energji elektrike dhe ujë në vendin tonë. U bëjmë thirrje qytetarëve që të jenë të qetë dhe të ndjekin në vazhdimësi udhëzimet e njoftimet nga institucionet e Republikës së Kosovës. Organet shtetërore janë të angazhuara për të siguruar menaxhimin e situatës, rikuperimin e dëmit, dhe zbardhjen e plotë të rastit.

Sulmi është kryer nga profesionistë, është sulmi i radhës kriminal e terrorist që ne besojmë se vjen nga bandat e dirigjuara dhe të orkestruara nga Serbia e cila e ka edhe interesin edhe gatishmërinë edhe aftësinë për të shkaktuar sulme e dëmtime të këtilla, në rastin konkret duke përdorur një sasi të madhe të eksplozivit në një nyje kyçe, ku riparimi është i vështirë. Nëse dëmi nuk riparohet atëherë një pjesë e Kosovës rrezikon të mbetet pa energji elektrike që në mëngjes. Disa qytete dhe një pjesë e Prishtinës, kryeqytetit, rrezikojnë të mbeten pa ujë të pijshëm.

Për bindjen tonë të fuqishme nuk mund të ketë adresë tjetër për përgjegjësinë dhe fajësinë, për organizimin dhe orkestrimin e këtij sulmi përveçse Beogradit zyrtar dhe strukturat e tyre kriminale të cilat me në krye Millan Radojçiçin, mbështeten nga institucionet serbe, dhe nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçic. Ai u ndalua për t’u liruar dhe tash është i lirë në Serbi dhe dirigjon me elementet paramilitare e kriminale atje, kriminelët e paqes e kriminelët e luftës që e urrejnë Republikën tonë dhe popullin tonë mbarë”, tha Kurti.

Incidenti në Zubin Potok është shpërthimi i tretë në tre ditët e fundit.

“Përpjekjet e këtilla do të ngelen të dëshpëruara. Kushtetutshmëria, sundimi ligjit, rendi dhe populli, republika jonë, nuk do të mund të mposhten asnjëherë nga askush”, tha Kurti.

Edhe përfaqësues ndërkombëtarë në Kosovë dënuan fuqishëm shpërthimin në Ibër-Lepenc.

Kurti falenderoi partnerët ndërkombëtarë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, për mbështetjen e tyre ndaj vendit.

Ai tha se menjëherë pas konferencës do të takojë komandantin e misionit paqeruajtës të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Kosovë, KFOR.

/a.r

Next Post
Meçe: Jam brez i festës. Dita e Çlirimit nuk mund të sfumohet duke u bashkuar me Pavarësinë

Meçe: Jam brez i festës. Dita e Çlirimit nuk mund të sfumohet duke u bashkuar me Pavarësinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In