Shqiptari Sajmir Merja humbi jetën ditën e djeshme në shpërthimin tragjik të ndodhur në fabrikën e fishekzjarreve në Bari të Italisë.
Vdekja e tij bëri jehonë në të gjitha mediat shqiptare, si një tjetër shtetas shqiptar që humb jetën në emigrim. Megjithatë, nga fotot e publikuara nga Sajmir Merja në rrjetet sociale tregohet se ai e donte punën që bënte.
Madje ai në fotot e fundit duket në punë, në vendin që aq shumë e donte por që tragjikisht i mori jetën.












