• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Mediat gjermane kryqëzojnë Jahjagën: Sa shumë flet…!

by
25/07/2015 14:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas prezantimit skandaloz të presidentes së Kosovës Atifete Jahjagës në televizionin publik gjerman ZDF, në programin e mëngjesit, gazeta e njohur berlineze “Die Welt” i ka hedhur një vështrim të detajuar këtij preznatimi dhe e jep vlerësimin i cili nuk do shumë komente. /albeu.com/

Presidentja e Kosovës flet çfarë ajo do! /Die Welt

Luftë? Miliardat si ndihmë? Jo, Presidentja Jahjaga në vend të kësaj ka dëshirë të flasë rreth artistëve dhe futbollistëve të vendit të saj në ZDF “Morgen Magazin”. Të gjitha përpjekjet për ta ndaluar atë, ishin të kota.

Jahjaga është ftuar të premten në mëngjes për një intervistë të shkurtër në “Morgen Magazin” në ZDF. “Është fakt,” thotë ajo kur u pyet për arsyet e eksodit masiv të qytetarëve të saj, “Që nga fundi i luftës, Kosova ka bërë përparime të rëndësishme.” Menjëherë pas kësaj, është e qartë se Presidentja nuk është e gatshme për t’u angazhuar në “lojën” e pyetje-dhe-përgjigjeve. Ajo flet për atë që ajo don, dhe është e vështirë për t’u ndjekur rrëfimi i saj.

Të rinjtë kanë një ndjenjë të stagnimit në vend, thotë ajo. Në një vend që është aq i ri, aq i gjallë, aq i pasionuar, ka shenja edhe të padurimit. Në veçanti, kur dihet se sa shembuj të tillë e të mëdhenj ka për dijetarë të suksesshëm, yje të muzikës pop dhe futbollistë.

50,000 deri në 80,000 persona nga Kosova kanë shkuar për të kërkuar azil në Evropën Qendrore – sipas vlerësimeve të vetë vendit, u theksua në një raport para se Jahjaga të fillonte të fliste. Arsyeja kryesore për azil është “varfëria ekstreme”. Shkalla e papunësisë në Kosovë është e shtrirë në 45 për qind. Investitorët janë mbajtur prapa për shkak të situatës së vështirë ligjore dhe korrupsionit mbizotërues në vend.

Prezantuesja e Magazinës së Mëngjesit Anja Heyde përpiqet për të ndërhyrë në mënyrë kritike me pyetje. Por “Zonja Jahjaga” vazhdon me stoicizëm. Ajo flet pakuptueshëm për arsye ndërkombëtare dhe kombëtare për situatën e keqe në vend. Investitorët janë zhdukur, lidhjet kriminale janë të pranishme. Njeriu përpiqet të bëjë diçka kundër. Po.

Ende nuk arrihet një shpërthim. Jahjaga vazhdon të flasë pa i lëvizur qepallat e syrit.

Pas shtatë përpjekjeve Jahjaga ndalon!

“Po! Por,” përpiqet prezantuesja Heyde. Dhe, më në fund, pas shtatë përpjekjesh më në fund arrin ta ndalë presidenten. Ku u rrodhën gjithë ato miliarda të BE-së si ndihma që nga viti 1999 don ta dijë moderatorja.

“E drejtë”, thotë Presidentja, “për 16 vjet, Kosova ka kapërcyer situatën e tmerrshme të luftës, me pasoja dramatike”. Më pas bjen fjala për liberalizimin e vizave, procesin e zhvillimit të vendit, mungesën e mundësive dhe lirinë për të udhëtuar. E lidhë disi me të rinjtë në Spanjë dhe Poloni, emigracionin e paligjshëm.

Në fund të prezantueses mëse të hutuar të ZDF-it pas gjashtë minutash e gjysmë të rënda i mbetet të thotë vetëm një “Faleminderit për vlerësimin tuaj”. Por Presidentja Jahjaga flet edhe më tej derisa zhduket sinjali. Për çfarë nuk merr vesh askush.

Next Post

Foto/ Një pije energjike Kim Kardashian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ç’tregon sufiçiti 8-mujor i Buxhetit të Shtetit?

Ç’tregon sufiçiti 8-mujor i Buxhetit të Shtetit?

September 27, 2026
Shqipëria nuk ndalet pas Bjellorusisë, kuqezinjtë përgatiten për duelin me San Marinon

Shqipëria nuk ndalet pas Bjellorusisë, kuqezinjtë përgatiten për duelin me San Marinon

September 27, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

12 orë fitimtarë

September 27, 2026
Tabaku i përgjigjet Ramës: Shqipëria vuan nga një republikë e të korruptuarve

Tabaku i përgjigjet Ramës: Shqipëria vuan nga një republikë e të korruptuarve

September 27, 2026
Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë për çmime më të larta të naftës dhe gazit, shkak mbyllja e Ngushticës së Hormuzit -

Tensionet SHBA-Iran përshkallëzohen! Garda iraniane kap dronin amerikan në Ngushticën e Hormuzit

September 27, 2026
Marta Kos: 2026, “viti i zgjerimit” të BE-së, Shqipëria mes katër vendeve kryesuese

Marta Kos: 2026, “viti i zgjerimit” të BE-së, Shqipëria mes katër vendeve kryesuese

September 27, 2026
Deklarata e fortë e Salianjit: Rama dhe Berisha të tregojnë çfarë diskutuan në takimin në Rinas

Deklarata e fortë e Salianjit: Rama dhe Berisha të tregojnë çfarë diskutuan në takimin në Rinas

September 27, 2026
Incidenti pranë bazës RAF Fairford, arrestohen 5 persona pas zbulimit të tre automjeteve të dyshimta, evakuohen 85 familje

Incidenti pranë bazës RAF Fairford, arrestohen 5 persona pas zbulimit të tre automjeteve të dyshimta, evakuohen 85 familje

September 27, 2026
Ministri Salla nga Devolli: Ndërhyrje konkrete për më shumë mbrojtje nga përmbytjet

Ministri Salla nga Devolli: Ndërhyrje konkrete për më shumë mbrojtje nga përmbytjet

September 27, 2026
Papa Leo XIV përpara 700 mijë besimtarëve në Paris: Ndajeni besimin me njerëzit që takoni

Papa Leo XIV përpara 700 mijë besimtarëve në Paris: Ndajeni besimin me njerëzit që takoni

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com