• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Tensionet SHBA-Iran përshkallëzohen! Garda iraniane kap dronin amerikan në Ngushticën e Hormuzit

by E B
27/09/2026 17:06
Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë për çmime më të larta të naftës dhe gazit, shkak mbyllja e Ngushticës së Hormuzit -
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Garda Revolucionare e Iranit tha të dielën se kapi një dron nënujor amerikan në Ngushticën strategjike të Hormuzit, të cilën Teherani e ka bllokuar pas nisjes së luftës më 28 shkurt. “Përmes një operacioni të koordinuar dhe kompleks, personeli i forcave detare të Gardës Revolucionare kapi me sukses një mjet nënujor pa pilot që i përkiste ushtrisë terroriste amerikane”- deklaruan forcat detare të Gardës iraniane, duke pretenduar se droni po operonte në ngushticë për qëllime spiunazhi.

Sipas forcave iraniane droni është model i një mjeti nënujor Remus 600 që tashmë ndodhet në duart e specialistëve për të rikuperuar të dhënat e tij. Ndërsa Ngushtica e Hormuzit mbetet pengesa kyçe në negociatat SHBA- Iran, kryediplomati iranian Abas Aragchi tha se vetëm një zgjidhje e negociuar mund t’i japë fund konfliktit mes dy palëve.

Deklarata e tij erdhi pasi presidenti amerikan refuzoi publikisht  propozimin e Teheranit për të rihapur rrugën jetike ujore brenda 7 ditësh. Sipas Aragchit Trump kishte bërë deklarata kontradiktore edhe në të kaluarën, ndaj tha se Irani do të presë një përgjigje zyrtare nga negociatorët amerikanë.

“Po presim që ndërmjetësit të na përcjellin pikëpamjet e tyre përfundimtare dhe ne do të marrim një vendim bazuar në to”- u shpreh ai, duke kujtuar se një marrëveshje mund të arrihet nëse plotësohen kushtet e nevojshme, në referencë të memorandumit të mirëkuptimit që dy vendet nënshkruan në qershor.

Trump tha se  propozimi i Iranit nuk ishte i pranueshëm. Sipas tij Teherani po kërkonte një marrëveshje, sepse po humbte shumë keq, duke shtuar se SHBA-të tashmë kishin kontroll të plotë mbi ngushticën dhe sasi të mëdha nafte po kalonin përmes saj. Refuzimi i propozimit të Iranit u mbështeti edhe nga ambasadori i SHBA-së në NATO.

Matthew Whitaker tha se Teherani kishte ofruar gjysmë propozime dhe marrëveshje iluzionare për t’u dukur mirë në skenën ndërkombëtare. Ndërkohë, Sekretari i Thesarit Scott Bessent deklaroi se presioni ekonomik nga Shtetet e Bashkuara po jepte efekt, pasi po ndikonte negativisht në Teheran.

Next Post
Tabaku i përgjigjet Ramës: Shqipëria vuan nga një republikë e të korruptuarve

Tabaku i përgjigjet Ramës: Shqipëria vuan nga një republikë e të korruptuarve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U arrestua pas denoncimit të nxënësve për ngacmim seksual në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në Gjykatë për masën e sigurisë!

U arrestua pas denoncimit të nxënësve për ngacmim seksual në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në Gjykatë për masën e sigurisë!

November 8, 2026
Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë, raportohet për të paktën 21 viktima!

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë, raportohet për të paktën 21 viktima!

November 8, 2026
“Asnjë familje pa mbështetje”- Spahiu nga Korça: 50 milionë euro për “Bonusin e Bebes”, ja kur nisin përfitimet mujore për fëmijët deri në 5 vjeç

“Asnjë familje pa mbështetje”- Spahiu nga Korça: 50 milionë euro për “Bonusin e Bebes”, ja kur nisin përfitimet mujore për fëmijët deri në 5 vjeç

November 8, 2026
Zgjedhje në Luginën e Preshevës, 37 mijë shqiptarë votojnë për 29 anëtarët e Këshillit Kombëtar

Zgjedhje në Luginën e Preshevës, 37 mijë shqiptarë votojnë për 29 anëtarët e Këshillit Kombëtar

November 8, 2026
Theu arrestin e shtëpisë për trafik klandestinësh, i riu kapet në Gjirokastër duke duke kaluar afganin nga Greqia me destinacion vendet e BE

Theu arrestin e shtëpisë për trafik klandestinësh, i riu kapet në Gjirokastër duke duke kaluar afganin nga Greqia me destinacion vendet e BE

November 8, 2026
Zgjedhjet në SHBA, demokrati Abdul El Sayed fiton Michiganin

“Më quajnë Abdulrahman Mohamed El-Sayed”

November 8, 2026
VIDEO/ Tërmeti 5.7 ballë që goditi Japoninë la të paktën mbi 20 të plagosur dhe shkatërrim, ja çfarë ndodhi me centralet bërthamore?

VIDEO/ Tërmeti 5.7 ballë që goditi Japoninë la të paktën mbi 20 të plagosur dhe shkatërrim, ja çfarë ndodhi me centralet bërthamore?

November 8, 2026
“E mbivlerësuar, lë për të dëshiruar nga…”- Deklarata e Jonida Maliqit ‘nxeh’ Rozana Radin: Do të ishte film nëse një këngë e saj…

“E mbivlerësuar, lë për të dëshiruar nga…”- Deklarata e Jonida Maliqit ‘nxeh’ Rozana Radin: Do të ishte film nëse një këngë e saj…

November 8, 2026
Masakra në Poloni/ Oficeri hero i policisë që ndërhyri në Krakov po lufton për jetën, ministri apel për dhurime gjaku

Masakra në Poloni/ Oficeri hero i policisë që ndërhyri në Krakov po lufton për jetën, ministri apel për dhurime gjaku

November 8, 2026
I dënuar me 7 vite burg për dy krime, kush është 41-vjeçari që Spanja e solli sot në pranga nga Barcelona!

I dënuar me 7 vite burg për dy krime, kush është 41-vjeçari që Spanja e solli sot në pranga nga Barcelona!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In