• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shpërthimi me tritol në Tiranë, shpëtojnë mrekullisht 2 kalimtarët

by Java News
19/10/2022 15:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tirana u trondit paka pas mesnatës së djeshme, teksa një shpërthim tritoli shkatërroi një biznes kozmetike.

Ngjarja ndodhi në zonën e “Sheshit Willson”, teksa u regjistruan vetëm dëme materiale.

Edhe dy kalimtarë kanë shpëtuar mrekullisht, pasi kanë kaluar pranë biznesit vetëm pak para se lënda plasëse të shpërthente.

Një minutë para se tritoli të shpërthente tek dyqani i kozmetikës në Tiranë, kaluan dy udhëtarët të rastit, por që për fat nuk u lënduan.

Nga kamerat e sigurisë është filmuar momenti kur është shfaqur një makinë e zezë që ndalon pak minuta pas mesnate, 50 metra larg sheshit “Wilson”. Nga aty një person, në dukje i ri vrapoi drejt derës së dyqanit.

I veshur nga këmbët  te koka me të zeza dhe me kapuç, mbante eksplozivin në dorë, me fitil rreth 15 cm të ndezur dhe brenda 5 sekondave e la poshtë derës së dyqanit për tu larguar më pas me të njëjtën makinë.

U deshën 4 minuta që pako me rreth 50 gr tritol, të shpërthente në objektin kozmetik “Divine by Nisa” të Enisa Pirollit.  Goditja ishte e fuqishme aq sa zhurma u dëgjua në një pjesë të Tiranës. Dëmet ishin të mëdha, xham të thyer, orenditë brenda të shkatërruara.

Enisa Pirolli kishte ardhur nga Laçi, dhe 4 muaj më parë e mori këtë ambient me qira. Paraprakisht hetuesit dyshojnë që ngjarja ka lidhje me konkurrencën, por nuk përjashtohet mundësia e ndonjë konflikti tjetër dhe të jetë për kërcënim. Megjithatë Pirolli ka mohuar të ketë probleme më njeri. Shpërthimi dëmtoi edhe kabujt elektrik, dhe i gjithë pallati mbeti pa energji dhe OSHEE nisi punën për rikthimin e saj.

/s.f

Next Post
U abuzua seksualisht nga kushëriri kur ishte 6 vjeç/ Nëna e të riut: Gjyshja i tregonte filma porno, dua t’i…

U abuzua seksualisht nga kushëriri kur ishte 6 vjeç/ Nëna e të riut: Gjyshja i tregonte filma porno, dua t’i...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com