• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

U abuzua seksualisht nga kushëriri kur ishte 6 vjeç/ Nëna e të riut: Gjyshja i tregonte filma porno, dua t’i…

by
19/10/2022 15:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti u trajtua ngjarja e abuzimit seksual të një 18-vjeçari, i cili denoncoi publikisht se në moshën 6 vjeçare është abuzuar nga kushëriri i tij.

Një 18-vjeçar i cili u rrit në familjen e babait të tij dhe me prindër të divorcuar. Nëna e pati të pamundur të kujdesej për të deri në moshën 7-vjeçare, pasi marrdhënia e saj me bashkëshortin dhe njerëzit e tij ishte konfliktuale, ajo dhunohej dhe poshtërohej. Pas moshës 7-vjeçare ai bashkohet me nënën por gjatë gjithë kohës i ndrojtur, i stepur dhe i mbyllur në vetvete. Vetëm pak kohë më pare ai i rrëfeu nënës se ishte abuzuar seksualisht disa here nga një i afërm, si dhe se gjyshja kur ai ishte vetem 4 vjeç i vendoste të shikonte filma porno.

“Unë kam qenë e martuar dhe kam pasur një jetë të vështirë, pasi im shoq më dhunonte dhe më trajtonte shume keq. Jetoja bashkë me prindërit e atij, punonim shumë me bujqësi dhe im shoq shpesh ikte jashtë. Jam dhunuar dhe poshtëruar nga vet ai dhe njerëzit e tij. Erdhi në jete djali dhe vazhdonin keqkuptimet dhe dhuna dhe vendosa që në moshën 4 vjeçare djalin ta lija tek vjehrra dhe vet me burrin te iknim jashtë mendova se gjerat do rregulloheshin dhe do te merrnin drejtimin e duhur madje mendoja se pot e largoheshim do ishte pak me e qete situate se mendoja se mos ndikonin prindërit e tij, por jo ai vazhdonte e vazhdonte edhe pse ne jetonim asaj kohe tek vëllai im.

Vendosa te ndahesha, por që nuk kthehesha dot në Shqipëri sepse isha pa letra dhe mu desh qe 3 vite të qëndroja jashtë dhe te kthehesha kur djali beri 7 vjeç. Me shume vështirësi fitova djalin pasi as ata nuk ma jepnin dhe as djali nuk me donte pasi ishte rritur nga vjehrra me frymën e urrejtjes.

Pasi rifitova djalin unë u largova bashke me djalin dhe ndërtova një jetë të re ku sot jam e martuar, por nuk kam një fëmijë tjetër veç djalit nga martesa e parë i cili aktualisht është 18 vjeç. Djali qëndronte gjatë gjithë kohës shumë i mbyllur shumë i stepur pasi jeta e fëmijërisë e tij nuk kishte qenë e lehtë. Ai një ditë më rrëfeu se gjyshja i jepte të shikonte video porno dhe ishte abuzuar nga kushëriri i tij për disa herë me radhë. Ky ishte fundi dhe kulmi nuk dija çfarë të bëja dhe telefonova personin për të cilin djali me rrëfeu se kishte abuzuar. Ai sot ka ndërtuar jetën dhe është baba i një fëmije i shkruajta edhe nuses se tij dhe ai vet ma mohoi këtë gjë ashtu siç djali ju ka treguar hallave dhe babait, por që jo vetëm se kanë besuar, por e kanë ofenduar rëndë dhe akuzuar për gënjeshtra. Dua t’i demaskoj ata njerëz pasi fëmija im sot është i shkatërruar psikologjikisht dhe shpirtërisht”, u shpreh nëna e 18-vjeçarit./ BW/

/e.d

Next Post
Dedikimi prekës i Lori Hoxhës për të atin e ndjerë: Unë stafetën e mora vetë, me dëshirë dhe me luftë…

Dedikimi prekës i Lori Hoxhës për të atin e ndjerë: Unë stafetën e mora vetë, me dëshirë dhe me luftë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Pakoja e dyshimtë alarmon Uashingtonin, por rezulton se ishte një lodër s*ksuale!

VIDEO/ Pakoja e dyshimtë alarmon Uashingtonin, por rezulton se ishte një lodër s*ksuale!

August 15, 2026
Ndeshjet e Kombëtares në shtator, FSHF thotë se stadiumi “Air Albania” do ketë një fushë të cilësisë së lartë! (VIDEO)

Ndeshjet e Kombëtares në shtator, FSHF thotë se stadiumi “Air Albania” do ketë një fushë të cilësisë së lartë! (VIDEO)

August 15, 2026
Albin Kurti në foto me të arrestuarin e dyshuar si agjent i shërbimit sekret të Serbisë, reagon Qeveria e Kosovës: Ishte takim…

Albin Kurti në foto me të arrestuarin e dyshuar si agjent i shërbimit sekret të Serbisë, reagon Qeveria e Kosovës: Ishte takim…

August 15, 2026
DETAJET/ Kapet në ndjekje furgoni me 2500 kubikë kanabisi, në pranga 2 të rinjtë! Do ngrinin plantacionin e drogës në vaun e Dejës

DETAJET/ Kapet në ndjekje furgoni me 2500 kubikë kanabisi, në pranga 2 të rinjtë! Do ngrinin plantacionin e drogës në vaun e Dejës

August 15, 2026
Islanda liron Angjelin Sterkajn, edhe pse u dënua me 16 vjet burg për vrasjen e Armand Beqirajt! E dëbon edhe nga ishulli

Islanda liron Angjelin Sterkajn, edhe pse u dënua me 16 vjet burg për vrasjen e Armand Beqirajt! E dëbon edhe nga ishulli

August 15, 2026
Me tavolinën e mbushur me shkresa e dosje, Berisha akuza qeverisë për zjarret: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar!

Me tavolinën e mbushur me shkresa e dosje, Berisha akuza qeverisë për zjarret: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar!

August 15, 2026
Maresca nuk heq dorë nga Rodri, presion Barcelonës: Të premten do jetë në Manchester!

Barcelona nuk dorëzohet, bën ofertën e radhës për Rodrin dhe i ofron City-t 70 mln euro!

August 15, 2026
Ndjekje si në filma rrugëve të Italisë, 2 shqiptarë arrestohen për trafik droge! Kokainën e hodhën në kanal

Ndjekje si në filma rrugëve të Italisë, 2 shqiptarë arrestohen për trafik droge! Kokainën e hodhën në kanal

August 15, 2026
VIDEO/ Imazhet e katastrofës nga tërmeti në Indonezi, numri i të vdekurve shkon në 38-të, po kërkohen të mbijetuar në rrënoja!

VIDEO/ Imazhet e katastrofës nga tërmeti në Indonezi, numri i të vdekurve shkon në 38-të, po kërkohen të mbijetuar në rrënoja!

August 15, 2026
“Eliminim i radhëve të gjata”- Krerët e Policisë Kufitare Shqipëri-Greqi takohen në Kakavijë: Masa të përbashkëta dhe menaxhim i fluksit, luftë krimit!

“Eliminim i radhëve të gjata”- Krerët e Policisë Kufitare Shqipëri-Greqi takohen në Kakavijë: Masa të përbashkëta dhe menaxhim i fluksit, luftë krimit!

August 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com