• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shpërthimi i Manjanit në KLD: Gjyqtari lyp seks, janë pa kuptim procedurat që diskutoni

by Java News
10/11/2016 17:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
“Në qoftë se ne dalim nga ajo derë sot dhe i themi opinionit publik që s’na lejnë procedurat për të hequr një njeri që ka lyp seks për çështje pune. Më falni, por unë nuk kam fytyrë ta bëj këtë gjë. Kërkoj ndjesë për këtë. Realisht nuk kam fytyrë”. Kështu është shprehur ministri i Drejtësisë Ylli Manjani në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë ku diskutua çështja e gjyqtarit Guximtar Boçi.

Ministri Manjani vuri në dukje se procedurat nuk duhet të ndalojnë të vihet drejtësi në një çështje publike ku interesi është i madh. Debati zhvillohet pak ditë pasi u publikua audioskandali ku gjyqtari Boçi i kërkonte një gruaje favore seksuale në këmbim të dhënies së vendimit gjyqësor në favor të saj.

Fjala e Manjanit

Kërkoj ndjesë për këtë parashtresë. E kuptoj shumë mirë që në gjuhën gjyqësore kjo që them unë nuk vlen ndoshta, por këtu nuk jemi në një çështje konkrete, nuk jemi në një gjyq me palë, ku procedura sigurisht është garanci për palët. Këtu jemi për të mbrojtur… ka një palë që duhet ta mbrojmë, interesin publik. Në qoftë se ne dalim nga ajo derë sot dhe i themi opinionit publik që s’na lejnë procedurat për të hequr një njeri që ka lyp seks për çështje pune. Më falni, por unë nuk kam fytyrë ta bëj këtë gjë. Kërkoj ndjesë për këtë. Realisht nuk kam fytyrë.
“Unë nuk e di se si do ta justifikoj?!
Erdhi procedura, jo s’erdhi procedura.
Jo iku ky, jo nuk iku ky.
Nuk e kuptoj?!
Mbledhja është e jashtëzakonshme, nuk është e zakonshme. Është e jashtëzakonshme. Në mbledhje të jashtëzakonshme ka procedura që fillojnë e rrudhen. Është normale kjo.
Pse bëhet kjo?
Për reagim proporcional.
Parimi proporcionalitetit nuk e kam shpikur unë, nuk e ka shpiku as kjo KLD, është parimi i së drejtës dhe sigurisht prandaj ka institucione prej mishi dhe prej gjaku që i jetësojnë këto parime, se ndryshe mbesin në muze ata, si duhen askujt. Në këtë kuptim kjo është logjika e propozimit, kjo ka qenë gjithë arsyetimi që kemi bërë nga mbrëmë deri sot për këtë punë, jo se jemi më të mençurit, por për shkak të detyrës. Duke qenë ministër, Presidenti është President, anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë bëjnë detyrën e tyre dhe kjo është e gjithë historia e kësaj pune.
Unë e kuptoj që ka diskutime për të shkuarën e kësaj KLD-je, pa fund, ne mund të zgjatemi pa fund për këtë. Por nuk është besoj unë ky momenti që ne tani të fillojmë të rimarrim tema të vjetra për t’i bërë të reja, se nuk ka kuptim. Bindja ime është që në pesë minuta, opinion publik do një lajm prej nesh. Kaq. Faleminderit

ma.me

Next Post
Rusia pranon: Kemi kontaktuar me ekipin e Trump gjatë fushatës

Rusia pranon: Kemi kontaktuar me ekipin e Trump gjatë fushatës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In