• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shpërthimet në Zharrëz, Rama urdhëron ngritjen e grupit ndërministror për vlerësimin e situatës

by A R
27/12/2016 18:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër dhe vazhdim të planit të masave të ndërmarra pas rikthimit të lëkundjeve në zonën naftëmbajtëse të Zharrëzës, Ministria e Energjisë dhe Industrisëbën me dije se ditën e djeshme, Ministri i Energjisë ka urdhëruar ndalimin e menjëhershëm të injektimit të ujit teknologjik në puset e lokalizuara përreth fshatit Zharrës, dhe aktualisht janë ndaluar plotësisht operacionet e injektimit në këto puse.

Sot më datë 27 Dhjetor 2016, Kryeministri z. Edi Rama, me propozimin e Ministrit të Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, ka urdhëruar “Ngritjen e grupit ndërministror të punës për vlerësimin e situatës së krijuar nga lëkundjet e tokës në zonën e fshatit Zharrës dhe për përcaktimin e masave që duhet të merren në varësi të shkaqeve të ndodhjes së fenomenit të lëkundjeve të tokës ”.

Në mbështetje të këtij urdhri: ky grup ndërministror pune do të vlerësojë situatën e krijuar nga lëkundjet e tokës në zonën e fshatit Zharrës, si dhe përcaktimin e masave që duhet të merren në varësi të shkaqeve të ndodhjes së fenomenit të lëkundjeve të tokës. Grupi i Punës do të drejtohet nga Zëvendëskryeministri dhe në përbërje të tij do të këtë anëtarë, përfaqësues nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë;- Ministria e Mjedisit dhe nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Grupi ndërministror i punës do të asistohet e këshillohet nga ekspertë të fushave përkatëse të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Albpetrol sh.a, Shërbimi Gjeologjik Shqiptar dhe Institutit të Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM), me qëllim:

– për të vlerësuar dhe përcaktuar masat që duhet të merren nga ana e operatorit që kryen aktivitet hidrokarbur në këtë vendburim, bazuar në rekomandimet e bëra nga IGJEUM-i në raportet përkatëse mujore;

– masat që duhet të merren nga Drejtorinë e Përgjithshme e Emergjencave Civile për përmirësimin e situatës së krijuar nga lëkundjet e tokës, duke bërë edhe vlerësimin përkatëse;

– për të nisur bashkëbisedimin e përbashkët me përfaqësues të operatorit që kryen aktivitet hidrokarbur në këtë vendburim për sqarimin  e situatës së krijuar dhe evidentimin e shkaqeve të lëkundjeve të tokës në zonën e Patos –Marinzës, ku kryhen aktivitete hidrokarbure.

– për të vlerësuar kërkesat e bëra nga IGJEUM në raportet mujore për të mundësuar përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara në marrëveshjen e datës 21 janar 2016, që lidhet me monitorimin, vlerësimin dhe dokumentimin e vazhdueshëm të aktivitetit sizmik në vendburimin e Patos-Marinzës, ku kryhen aktivitete hidrokarbure sipas marrëveshjes hidrokarbure dhe licencës përkatëse, si dhe trajtimin e sugjerime të bëra nga ky monitorim;

– për të ndjekur të gjitha procedurat për të mundësuar angazhimin e ekspertëve të huaj për përcaktimin e shkaqeve të lëkundjeve të tokës në zonën e Patos –Marinzës,  si dhe masa te tjera që do te vlerësohen të nevojshme .

Ministria e Energjisë dhe Industrisë ngelet e angazhuar  të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të adresuar shqetësimet e komunitetit në respekt të legjislacionit në fuqi.

Masat e ndërmarra deri më sot nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë:

Që në fundin e vitit 2013, qeveria ndërhyri për ti dhënë jetë procesit të dialogut mes banorëve, kompanisë dhe pushtetit lokal. Në sajë të marrëveshjes së nënshkruar mes Bankers Petroleum-Albpetrol dhe IGJEUM u mundësua vendosja e dy aparateve sizmomatëse për monitorimin e vazhdueshëm të lëkundjeve sizmike në zonë. Këto të dhëna administrohen sot prej Institutit të Gjeoshkencës që ka hartuar dhe raportet paraprake analitike të cilat gjithsesi nuk konsiderohen prej tij të mjaftueshëm për daljen në konkluzion përfundimtar.

Nga strukturat shtetërore është vendosur nën monitorim të plotë aktiviteti i kompanisë në çdo pus ku kryhet aktiviteti i kërkimit të naftës. Kompania raporton pranë Albpetrol për aktivitetin që kryen dhe transmeton të dhënat e kërkuara.

Sëbashku me Zyrën e Avokatit të Ankesave, Këshilltarit dhe Përputhshmërisë (CAO), zyrë e pavarur mbështetur nga Banka Botërore, MEI ka zhvilluar disa takime informuese me banorët.

Me rikthimin e lëkundjeve, në ambientet e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë është organizuar një takim informues ku kanë marrë pjesë përfaqësues të CAO, Ministrisë, Albpetrolit, Kompanisë Bankers Petroleum, pushtetit lokal, banorëve të zonës, përfaqësues të protestuesve, Institutit të Gjeoshkencës. Ata janë njohur me situatën më të fundit dhe masat që po ndërmerr qeveria për zgjidhjen e problematikës.

Protestuesit dhe grevistët janë vizituar në terren nga zv.ministri i Energjisë dhe Industrisë Ilir Bejtja dhe drejtues të tjerë të institucioneve shtetërore.

Ministri i Energjisë ka urdhëruar ngritjen e grupit të punës për marrjen e të gjitha masave në përmbushje të kërkesave të IGJEUM-it me synim daljen në një raport zyrtar për shkaqet e lëkundjeve dhe hapjen e rrugës për marrjen e masave të mëtejshme.

Në datën 26 Dhjetor, Ministri i Energjisë ka urdhëruar ndalimin e menjëhershëm të injektimit të ujit teknologjik në puset e lokalizuara përreth fshatit Zharrës deri në një njoftim të dytë. Ministria ka kërkuar nisjen e dialogut të përbashkët me përfaqësues të kompanisë Bankers dhe grupit të punës së ngritur me urdhër të ministrit nr. 423 për sqarimin e situatës së krijuar dhe gjetjen e shkaqeve të lëkundjeve. Është kërkuar gjithashtu, të ndiqen të gjitha procedurat për të mundësuar angazhimin e ekspertëve të huaj për vlerësimin e situatës dhe rekomandimin e masave përkatëse që duhet të merren në varësi të konkluzioneve rreth shkakut të lëkundjeve.

 

Next Post
VIDEO/ I moshuari i kërkon Ramës të ndërtojë diçka, kryeministri: Mos vër asnjë tullë pa leje se të ikën qeleshja

VIDEO/ I moshuari i kërkon Ramës të ndërtojë diçka, kryeministri: Mos vër asnjë tullë pa leje se të ikën qeleshja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qeveri teknike me mandat 1 vjeçar dhe kontratë me…”, zbardhen kërkesat e protestës

“Qeveri teknike me mandat 1 vjeçar dhe kontratë me…”, zbardhen kërkesat e protestës

June 22, 2026
Protestat në Tiranë, ambasadorja zvicerane: Ne mbështesim Parlamentin dhe demokracinë

Protestat në Tiranë, ambasadorja zvicerane: Ne mbështesim Parlamentin dhe demokracinë

June 22, 2026
Koçeku: Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai kur u prishën ndërtimet në Theth. Ju betohem për 7 shenjtorët…

“Mandati i përket PS”, flet ministri i Ramës: Koçeku ishte në listë të mbyllur! S’ka asnjë votë personale

June 22, 2026
Arrestohet në Fier 43-vjeçari me dy identitete, kërkohej për trafik droge

Plagosi me thikë bashkëshorten, në pranga 30-vjeçari

June 22, 2026

Leku në maksimumin historik! Euro zbret në 94.3 lekë, oferta e lartë e valutës forcon monedhën vendase

June 22, 2026
PAMJE NGA DRONI! Protesta e 23 kundër qeverisë, ja pjesëmarrja në bulevard (VIDEO)

PAMJE NGA DRONI! Protesta e 23 kundër qeverisë, ja pjesëmarrja në bulevard (VIDEO)

June 22, 2026
Vëllezër nga Kosova e RMV, çfarë borxhi i kemi Albinit e VLEN?!

Vëllezër nga Kosova e RMV, çfarë borxhi i kemi Albinit e VLEN?!

June 22, 2026
Franca zbuloi mbi 20 mijë pishina private të padeklaruara përmes inteligjencës artificiale, por asnjëra nuk u prish. Ja sa u gjobitën

Fëmijë që mbyten, zyrtarja e Vrojtuesve të Plazhit: Ne kemi rol edukues, përgjegjësia…

June 22, 2026
Tensionet me Kinën, Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore

Tensionet me Kinën, Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore

June 22, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Do rritet floriri”, Meri Shehu: Fejesa dhe bashkëpunime të rëndësishme

June 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In