Gjatë ditës së sotme u përhap lajmi për shpërthimin e një sasie tritoli në një shtyllë të7 tensionit të lartë në Krujë. Por, disa orë më pas policia hedh poshtë lajmin nëpërmjet një komuikate shpërndarë për mediat.
Deklarata:
Informacion paraprak.
Më datë 11.02.2017, rreth orës 06:30, në fshatin Bilaj, Fushë- Krujë, në një shtyllë të tensionit të lartë, ka ndodhur një shkëndijë elektrike, si rezultat I një qarku të shkurtër.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët kanë konstatuar ngjarjen e mësipërme dhe nuk ka asnjë pasojë.
Sqarojmë se nuk ka ndodhur asnjë shpërthim me lëndë plasëse.
Nga ana e Policisë janë njoftuar Specialistët e OSHEE- së për veprime të mëtejshme më të specializuara.











