Një sasi lënde plasëse i është hedhur automjetit të një 39-vjeçari në oborrin e shtëpisë së tij në Tiranë. Policia njofton se nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale.
“Më datë 19.12.2025, rreth orës 03:20, në Selitë të Vogël, dyshohet se është hedhur një sasi lënde plasëse në automjetin e shtetasit D. J., rreth 39 vjeç, i cili ka qenë i parkuar në oborrin e banesës së tij. Si pasojë, pati vetëm dëme materiale”, njofton policia.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.











