Një shpërthim ka ndodhur në një pikë karburanti në Shkozet. Sipas policisë shpërthimi ka ndodhur si pasojë e rrjedhjes së gazit në një bombol.
“Rreth orës 11:00, në lagjen nr.14 Durrës, në një pikë shitjeje, si pasojë e rrjedhjes së gazit ka shpërthyer një bombol gazi”, njofton policia.
Për pasojë janë dëmtuar punonjësi i pikës së karburantit dhe shoferi i botit që i furnizonte. “Të lënduar janë shtetasit R. K., 25 vjeç dhe E. K., 41 vjeç”. Ata ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
g.kosovari