jë sërë shpërthimesh të fuqishme tronditën Londrën këtë pasdite, ndërsa një tym i zi filloi ta mbushte qiellin. Në pamjet dramatike, retë e tymit të zi u ngritën mbi dyqanet afër Stacionit Kenton në Harrow. Brigada e Zjarrfikësve të Londrës konfirmoi për The Mirror se u thirrën në incident dhe thanë se shpërthimet u shkaktuan nga një kamion që mori flakë.
Andrezs Bania, 53 vjeç, filloi të incizonte sapo dëgjoi shpërthimin e parë rreth orës 13:00 këtë pasdite. Ai përshkroi se dëgjoi një “shpërthim të madh” që “dridhi dritaret”. Zjarrfikësit thonë se incidenti është nën kontroll. ma.me