• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shpërthen ish-presidenti: Shkrirja e ministrisë së Integrimit, vendim shokues

by Java News
10/09/2017 20:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish presidenti Bujar Nishani ka reaguar për kabinetin qeveritar ‘Rama 2’. Bujar Nishani thotë se shkrirja e ministrisë së Integrimit është vendimi politik më shokues i këtyre viteve post-diktaturë.

Postimi i Bujar Nishanit:

Sot u dekretua Qeveria e re. Një vendim drastik i gabuar dhe që mbart mbi vete një dyshim të madh mbi politikën e jashtme të Shqipërisë në nivelin strategjik, e përshkoj këtë event të rëndësishëm politik për vendin. Shkrirja e Ministrisë së Integrimit Evropian. Ne jemi një vend i vogël, një demokraci e re, i dalë nga sistemi më i përçudnuar totalitar. Nuk jemi një aktor kyç në politikën globale por sëbashku me hapsirën mbarshqiptare në rajon jemi faktori kryesor i stabilitetit dhe ekuilibrave për të. Ndaj dhe orientimi apo angazhimi në politikën e jashtme nuk le shumë vend për dilema. Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO ishte investimi më madhor i shqiptarëve që pas përmbysjes së rregjimit totalitar komunist. Ishte konfirmimi i një orientimi të konsoliduar euro-atlantik dhe trans-atlantik i kombit shqiptar. Ishte angazhimi ” de facto” i shtetit dhe shoqërisë shqiptare në mekanizmin më të arrirë dhe serioz të sigurisë kolektive por dhe individuale për Shqipërinë. Pas asaj Shqipëria kishte një sfidë madhore strategjike. Integrimin deri në anëtarësim në Bashkimin Evropian. Gjatë këtyre dy dekadave të fundit janë bërë përpjekje të jashtëzakonshme, janë konsumuar energji të pamata, janë hartuar dhe implementuar dokumente, strategji, projekte, platforma, janë donuar qindra milion euro dhe fituar eksperienca të shumta. Janë shkolluar, trajnuar, specializuar dhe maturuar mijëra kapacitete njerëzore. Por mbi të gjitha është krijuar perceptimi pozitiv dhe pritshmëria shpresëdhënëse e një shoqërie të tërë për arritjen e një realiteti jetese edhe për në Shqipëri si ai i vendeve të BE. Ndaj gjithë këtij rrugëtimi, papritur dhe me një lehtësi latente ngrihet një mur i gurtë, i zi pis. Vendimi politik më shokuesi i këtyre viteve post-diktaturë. Shkrirja e Ministrisë së Integrimit. Pa dyshim është një vendim politik, që kërkon të demonstrojë një pozicion politik, që provokon një drejtim të ri, që synon një karshillëk qesharak. Dikush mund të thotë se u kalua tek Ministria e Punëve të Jashtme, madje dhe emërtimi i saj u ndryshua duke shtuar atë “Për Evropën” etj. Kjo e emrit është thjesht një gafë nga padija por asgjë përmbajtësore. Shqipëria është vend i Evropës. Ne jemi pjesë e këtij kontinenti. Ne nuk kemi nevojë për një Ministri për Evropën” (për Diasporën, po), por kemi nevojë për një mekanizëm të lartë kushtetues dhe autonom (në kuptimin operacional) për proçesin e Integrimit Evropian. Qeveria duhet të çelte me Preambul programin e Qeverisë për votbesimin se : “Shqipëria nuk ka alternativë tjetër përveç Integrimit Evropian”. Proçesi nuk është anëtarësim por ai mbetet jetik për të sotmen dhe të ardhmen e shqiptarëve. Situata politike brenda BE është e sfiduar përsa i përket hapave të zgjerimit por që Qeveria Shqiptare të eksplodoj nervozizëm naiv , kjo është e pafalshme. Në Ukrainën e largët u derdh shumë gjak rrugëve të Kievit për të mbrojtur orientimin drejt destinacionit evropian të shumicës dërrmuese të popullit atje. Unë besoj shumë se elita e vendit tim, ajo e para nuk do ta pranojë këtë goditje të rëndë mbi kurrrizin e kërrusur e ashtu të lënduar të popullit të vet. Në Ministrinë e Jashtme edhe ashtu si sot ka shumë departamente e drejtori. Deri për Oqeaninë dhe bashkëpunimin në Detin e Zi. Janë të nevojshme dhe duhet të punojnë shumë. Por Integrimi Evropian nuk është thjesht i nevojshëm. Ai është jetesa për sot, nesër e për gjithmonë e shqiptarëve. Aty është kultura, historia, ekonomia, infrastruktura, e drejta, prona, edukimi, trashëgimia dhe emri ynë. Askush nuk do mundet dot të na i zerojë ato. Kurrë.

a.ç

Next Post
VIDEO/ Unaza e Re u hap, por qytetarët nuk pyesin për mbikalimet

VIDEO/ Unaza e Re u hap, por qytetarët nuk pyesin për mbikalimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vajza dhe dhëndri i Berishës rekurs në Gjykata e Lartë, kërkojnë heqjen e sekuestros së pasurive

Vajza dhe dhëndri i Berishës rekurs në Gjykata e Lartë, kërkojnë heqjen e sekuestros së pasurive

March 2, 2026
Braçe-ministres Ibrahimaj: Të rishikohet skema e kompensimit për pensionistët e lënë jashtë

Braçe-ministres Ibrahimaj: Të rishikohet skema e kompensimit për pensionistët e lënë jashtë

March 2, 2026
Deputetja e PS: Dhuna e PD ndaj vilës të Enver Hoxhës me artistë e papranueshme, po dëmtoni imazhin e Shqipërisë

Deputetja e PS: Dhuna e PD ndaj vilës të Enver Hoxhës me artistë e papranueshme, po dëmtoni imazhin e Shqipërisë

March 2, 2026
Sulmi me molotovë në ‘Vilën 31’ nga militantët e PD, Gjikondi: U bë për të goditur Ramën fizikisht, Berisha me vizion shtazarak!

Sulmi me molotovë në ‘Vilën 31’ nga militantët e PD, Gjikondi: U bë për të goditur Ramën fizikisht, Berisha me vizion shtazarak!

March 2, 2026
Trump paralajmëron mundësinë e dërgimit të trupave në Iran

Trump paralajmëron mundësinë e dërgimit të trupave në Iran

March 2, 2026
Netanyahu para takimit me Trump: Do të paraqes qëndrimet tona për negociatat me Iranin! Diskutime edhe për Gazën

Irani sulmon me raketa zyrën e Netanyahut, reagon Izraeli: U përdorën raketa Kheibar

March 2, 2026
Trump për CNN: Po e masakrojmë Iranin! Së shpejti nis vala e madhe e sulmeve

Trump për CNN: Po e masakrojmë Iranin! Së shpejti nis vala e madhe e sulmeve

March 2, 2026
“Protestat janë të dhunshme, jo policia”, Mit’hat Havari: Ish-vila e diktatorit është shtëpia shpirtërore e Berishës, s’duhej ta godiste

“Protestat janë të dhunshme, jo policia”, Mit’hat Havari: Ish-vila e diktatorit është shtëpia shpirtërore e Berishës, s’duhej ta godiste

March 2, 2026
“Raketat na fluturojnë mbi kokë si zogj”, shqiptarja flet në lot nga Iraku: Do kthehem në Shqipëri në rrugë tokësore

“Raketat na fluturojnë mbi kokë si zogj”, shqiptarja flet në lot nga Iraku: Do kthehem në Shqipëri në rrugë tokësore

March 2, 2026
Gripi në pranverë/ Ulen rastet por jo agresiviteti, humb jetën një i moshuar

Gripi në pranverë/ Ulen rastet por jo agresiviteti, humb jetën një i moshuar

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In