• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Shpërthen’ Dashnor Sula: Të na vijë turp të gjithëve bashkë, jemi kthyer në barsaleta!

by A R
13/07/2023 11:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, u shpreh se si deputetëve të mazhorancës edhe opozitës duhet t’u vijë turp për situatën në parlament. Duke iu drejtuar kundërshtarëve të tij politikë, Sula i pyeti duke i thënë se në burg janë kolegët socialistë.

“Këtu është për të qarë dhe për të qeshur. Nuk kam ndërmend të diskutoj dhe flas për procedurë. Dy fjalë do i them që ta dëgjojnë të gjithë shqiptarët. Ore miqtë e mi, keni vjedhur ju apo kemi vjedhur ne? I keni në burg ju apo i kemi në burg apo ne? Ore ia keni dhënë popullit në gojë ju, apo ua kemi dhënë ne? Çfarë ka ngelur këtu tani? Vetëm të heqim pantallonat këtu në mes të parlamentit. Kjo ka ngelur këtu. Ka turp më të madh se kaq? Të na vijë turp edhe ju edhe ne se ça po ndodh në këtë vend. Të na vijë turp ju dhe ne bashkë sepse jemi kthyer në barsaleta. Çfarë nuk qarkullojnë në TikTok dhe çfarë nuk na thonë. Situata është aq e turpshme sa nuk ka ku të shkojë”, u shpreh Sula.

Po ashtu, Sula u shpreh se mazhoranca gjen gjithmonë artifica dhe justifikime për t’u dhënë mundësi personave që duhet të japin llogari që të fshehin gjurmët dhe të zhduken.

“Për sa i përket raportit kur doni ju si mazhorancë për të futur një projektligj brenda 24 orëve e përgatisni raportin, gjithçka dhe i sillni. Keni 3 raste. Rasti i Saimir Tahirit brenda 24 orëve erdhët ia hoqët imunitetin.  Rasti i sotëm keni 1 javë, ça doni më shumë. Keni rastin e zonjës Xhaçka 3-4 muaj që nuk bëni raport. Gjeni artifica, gjithmonë justifikime vetëm për t’u dhënë mundësi personave të interesuar për të dhënë llogari që të fshehin gjurmët, për t’u zhdukur. Ju nuk e bëni sepse ju dhimbset procedura. Nuk po kërkojmë të shkelet procedura. Procedura të bëhet, të respektohet. Nuk thotë rregullorja e vendit që duhen patjetër 7 ditë, 10 ditë. Ma jepni shpjegimin pse u shty dy herë mbledhja? U shty dy herë sepse zotëria në fjalë nuk erdhi. Është faji jonë? Urojmë që të vijë dhe të japë shpjegime. Problematikë më të madhe a ka? Deputetë në burg, ministra në burg”, tha Sula.

/a.r

Next Post
“Mbylle moj gojën, hajdute”, debate të ashpra në Kuvend! Bardhi sulmon Felajn, deputetja: O palaço!

"Mbylle moj gojën, hajdute", debate të ashpra në Kuvend! Bardhi sulmon Felajn, deputetja: O palaço!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Karma

Karma

November 11, 2026
Fati troket në derë! 4 shenjat e horoskopit që pritet të përjetojnë kthesa të mëdha deri në fund të muajit

Fati troket në derë! 4 shenjat e horoskopit që pritet të përjetojnë kthesa të mëdha deri në fund të muajit

November 11, 2026
Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, Koçiu jep detajet: 1272 qytetarë kanë dërguar mesazhe!

Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, Koçiu jep detajet: 1272 qytetarë kanë dërguar mesazhe!

November 11, 2026
Erjon Vishkulli njofton përfundimin me sukses të operacionit: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje

Erjon Vishkulli njofton përfundimin me sukses të operacionit: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje

November 11, 2026
Protestat/ Deputeti i PS: Protestuesit të ulen në tryezë me Ramën, ne si ish-studentë të 90-ës dialoguam me diktatorin Ramiz Alia!

Protestat/ Deputeti i PS: Protestuesit të ulen në tryezë me Ramën, ne si ish-studentë të 90-ës dialoguam me diktatorin Ramiz Alia!

November 11, 2026
“Duhet të ishte bërë shumë kohë më parë”, Trump premton fitore totale ndaj Iranit

“Duhet të ishte bërë shumë kohë më parë”, Trump premton fitore totale ndaj Iranit

November 11, 2026
Kthehen në atdhe tre nga shqiptarët që mbetën në Izrael kur nisën sulmet

Shqipëria në krah të Francës pas sulmeve kibernetike, MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim

November 11, 2026
“Berisha influencon interesa ruse”- Skandali me LaCivita, analisti Meçe: Përfshirja e Trump, pasi preken interesat amerikan!

Meçe ngre alarmin: Lufta hibride nis me protesta të financuara dhe mund të përfundojë me grusht shteti

November 11, 2026
Doganat mbledhin 21,1 miliardë lekë në tetor, zhvlerësimi i euros dhe dollarit u kushtoi 600 milionë lekë

Doganat mbledhin 21,1 miliardë lekë në tetor, zhvlerësimi i euros dhe dollarit u kushtoi 600 milionë lekë

November 11, 2026
Kryepolici Hita pritet në Romë nga homologu Pisani, temë diskutimi lufta ndaj trafiqeve, krimit të organizuar dhe kibernetik!

Kryepolici Hita pritet në Romë nga homologu Pisani, temë diskutimi lufta ndaj trafiqeve, krimit të organizuar dhe kibernetik!

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In