Një shpërthim bombole gazi është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 dhjetor) pranë një biznesi te “Rruga e Kavajës” në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur në ambientet e brendshme të një picerie, ku ka mbetur i plagosur pronari i biznesit. Ky i fundit ka qenë duke instaluar bombolën e gazit, në momentin që prej saj ka pasur rrjedhje gazi e më pas shpërthim në flakë.
Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka persona të tjerë të lënduar, ndërsa janë shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes ndërsa pritet gjithashtu dhe mbërritja e shërbimeve zjarrfikëse.











