• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shpërthejnë polemikat në Spanjë, presidenti i “La Liga” akuza Realit! Tebas: Konspiracioni i përhershëm, i duan gjyqtarët sipas stemës dhe xhiros!

by A. Q
22/09/2026 12:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i LaLiga-s, Javier Tebas, ka reaguar ashpër pas polemikave të krijuara pas derbit mes Atlético Madrid dhe Real Madrid, veçanërisht për vendimet e arbitrave dhe kritikat e ardhura nga Real Madrid TV dhe mediat pranë klubit madrilen.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Tebas akuzon palën e Real Madridit se po përpiqet të ndërtojë një narrativë të bazuar te “konspiracioni i përhershëm” sa herë që klubi përballet me vendime të diskutueshme të arbitrave.

“Po fillojnë sërish zëdhënësit dhe televizioni i regjimit të ndërtojnë narrativën e zakonshme: konspiracionin e përhershëm. Kur nuk është Negreira, është arbitri; kur nuk është arbitri, thuhet se nuk është ndërkombëtar”, shkruan Tebas.

Ai thekson se të gjitha klubet mund të gjykohen nga arbitra ndërkombëtarë ose jo, duke shtuar se asnjë skuadër nuk mund të kërkojë një arbitrazh të përshtatur sipas interesave të saj.

Tebas ndalet edhe te një artikull të publikuar nga Real Madrid, në të cilin klubi kritikon LaLiga-n dhe pretendon se arbitrat po dëmtojnë “biznesin që i ushqen”.

“Çfarë po kërkohet saktësisht? Që ndeshjet të gjykohen në varësi të xhiros, audiencës apo stemës së klubit? Çfarë mënyre për të kuptuar barazinë në një kompeticion”, shprehet presidenti i LaLiga-s.

Sipas tij, Real Madrid është një klub shumë i rëndësishëm për LaLiga-n, por kjo nuk do të thotë se kampionati mund të identifikohet vetëm me një skuadër.

“Real Madridi është jashtëzakonisht i rëndësishëm për LaLiga-n, por të thuash se ‘LaLiga nuk vlen asgjë’ pa të, tregon përçmim ndaj klubeve të tjera, tifozëve të tyre dhe historisë së tyre. Kompeticioni nuk është pronë e askujt”, deklaron Tebas.

Presidenti i LaLiga-s vijon me kritikat e tij, duke hedhur poshtë pretendimet se arbitrat janë të orientuar kundër Real Madridit.

“Të pretendosh se arbitrat drejtohen kundër Real Madridit do të thotë të jetosh në një galaktikë tjetër. Kjo narrativë shërben si justifikim për të mbuluar mangësi të tjera që duken qartë në këto ndeshje të para të sezonit”, shprehet ai.

Tebas argumenton se është më e lehtë të flitet për një komplot sesa të analizohen problemet që shfaqen në fushën e lojës.

“Një gabim arbitral nuk provon një konspiracion dhe as përsëritja e kësaj teorie ndër vite nuk e kthen atë në të vërtetë”, shton ai.

Në fund, Tebas e mbyll reagimin me një mesazh të drejtpërdrejtë:

“Të heqin fashon nga sytë! Jemi në shtator dhe tashmë po e quajnë LaLigën të manipuluar. Justifikimi i zakonshëm nuk besohet më nga askush që ka sens të përbashkët.”

 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

November 24, 2026
Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

November 24, 2026
Vance hedh poshtë zërat se SHBA u tërhoq: Administrata e Trump është optimiste për negociatat për paqe në Ukrainë

Zv/presidenti amerikan JD Vance nën hetim, dyshohet se favorizoi donatorin politik në dhënien e një kontrate për naftën venezueliane!

November 24, 2026
“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

November 24, 2026
Sulm kibernetik ndaj CIA-s dhe inteligjencës amerikane, ekspozohen disa informacione!

Sulm kibernetik ndaj CIA-s dhe inteligjencës amerikane, ekspozohen disa informacione!

November 24, 2026
Cristian Shpendi shkatërrues, shkëlqen me “tripletë” ndaj Ascolit!

Cristian Shpendi shkatërrues, shkëlqen me “tripletë” ndaj Ascolit!

November 24, 2026
Zogaj: Spiropali e ka bërë skanerin e partisë së vet, nuk ka dashur konfrontim me Ramën!

Zogaj: Spiropali e ka bërë skanerin e partisë së vet, nuk ka dashur konfrontim me Ramën!

November 24, 2026
Një akt paqeje në familje, Victoria Beckham i dorëzon të birit Brooklyn të drejtat e markës tregtare të emrit të tij!

Një akt paqeje në familje, Victoria Beckham i dorëzon të birit Brooklyn të drejtat e markës tregtare të emrit të tij!

November 24, 2026
Avaria në nënstacionin elektrik, Pogradeci dhe Buçimasi mbeten pa energji elektrike për dy orë! (VIDEO)

Avaria në nënstacionin elektrik, Pogradeci dhe Buçimasi mbeten pa energji elektrike për dy orë! (VIDEO)

November 24, 2026
Panik në ajër, avioni me shqiptarë në bord pëson defekt gjatë fluturimit për në Tiranë! Kthehet me urgjencë në Londër, rrëfimi i pasagjerit

Lufta hibride? Kaos në qiellin britanik, bllokohen lokalizuesit për 140 avionë pasagjerësh në një ditë!

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In