• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shpërthejnë” paditë e divorcit/ Rrëfimet prekëse të fëmijëve, tregojnë konfliktet mes prindërve: Qaja, babai puthte më shumë motrën e vogël!

by Java News
16/09/2021 16:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur A. L dorëzoi padi për të zgjidhur martesën edhe bashkëshorti emigrant ishte dakord. Divorci siç tregon gruaja për Gazetasi.al u krye me marrëveshje. Një divorc i tillë me marrëveshje dhe pajtim nisi sipas 32 vjeçares së pari duke dorëzuar një shkresë të firmosur nga të dy pranë gjykatës dhe gjatë procesit ajo pa se procesi ishte specifik nga çdo gjyq tjetër.

“Ishte firmosur nga të dy së bashku me marrëveshjen ku ramë dakord se fëmijët do t’i rrisja unë dhe se shtëpia e tij më kalonte mua“.

Gruaja u martua tetë vite më parë dhe për tetë vite martesë dhe dy të tjera e fejuar, ajo priti ish bashkëshortin që të kthehej në Tiranë, ose të nisej ajo drejt Anglisë. Por asnjëra nga këto dy plane nuk u realizua, ndaj ajo ngeci në kryeqytet e martuar me një burrë në distancë që kthehej për festat e fundvitit.

“Praktikisht martesa dhe bashkëjetesa nuk ekzistonte, ishim të dy mëse të qartë që kishte marrë fund çdo gjë. Avokatja solli opsionin të planifikonim një marrëveshje si çift, ku u përfshi dhe kuota e rritjes së fëmijëve dhe ish bashkëshorti ra dakord menjëherë”.

Por kjo mundësi e re divorci që përfshin edhe marrëveshjen sipas të dhënave zyrtare të Gjykatës të vëna në dispozicion te Gazetasi.al është kthyer në një trend.

“Janë 135 çifte që u divorcuan nga janari e tani në këtë mënyrë, duke rënë dakord kryesisht për dy nga shkaqet se përse çiftet grinden gjatë padive të divorcit. Fëmijët dhe regjimi pasuror”.

32 vjeçarja e sapo divorcuar e mori vendimin e dhënies fund të martesës me marrëveshje brenda një muaji, të tjerët që I nënshtrohen divorcit normal sipas të dhënave zyrtare luftojnë për çdo milimetër arritje gjatë jetës së përbashkët për një kohë të gjatë që nga gjykata civile e kryeqytetit llogaritet si kohë mbi 6 muaj.

Por familja po shkërmoqet

Nga të dhënat zyrtare të vëna në dispozicion Gazetasi.al kërkesat për divorc janë dyfishuar sidomos gjatë 2021. Konkretisht rezulton se 1099 çifte iu drejtuan gjykatës së Tiranës me padi divorci, me palë kërkuese njërën palë dhe palë të paditur bashkëshortin. Krahasuar me vitin e kaluar kjo shifër është më tepër se dyfishi, mbasi për të njëjtën periudhë gjatë 2020, kërkuan të zgjidhin martesën vetëm 968 çifte.

“Për shkak të Kodit të Familjes që mbron secilin nga paditësit nuk mund të publikojmë të dhëna mbi shkaqet e divorcit”, tha një nga sekretaret gjyqësore që asiston procese të tilla të përditshme.

Por bazuar në çfarë shkruhet në padi, tre janë shkaqet kryesore; dhuna kryeson si arsye, më pas është tradhtia dhe së treti ashtu si e shkruajnë paditësit mospërputhja e karaktereve. Në mjaft raste pala kërkuese nuk jep shkaqe mbi fundin e martesës, por gjatë gjykimit kuptohet se mes çiftit ka humbur harmonia dhe gjuha e përbashkët.

Fëmijët dëshmitarë të ”luftës”

Pikërisht për shkak të pasojave nga krisja e martesës, gjykata civile rezulton se kërkon përherë një psikolog i cili raporton mbi dëshirat e fëmijës, sjelljen e prindërve dhe zgjedhjen e tij. Në një nga këto raste ku kryefamiljari përfundoi në burg si dhunues i partneres, fëmija rrëfen se si gjatë luftës së saponisur mes prindërve të tij, ai vërejti se si babai përpiqej ta mbante pak orë më shumë dhe se si e ëma e merakosur njoftonte policinë.

Rrëfimi i fëmijës ( me të dhëna të ndryshuara)

“Babin e doja dhe në shumë raste qaja mbasi babai puthte më shumë motrën e vogël. Nuk kishte asgjë që nuk më pëlqente tek babi. Edhe kur më ka qëlluar me shpullë e kam kuptuar gabimin mbasi zihesha me motrën për patataina por unë e kuptoja gabimin dhe e kuptoja se babi më donte shumë”.

Lufta në familje sipas fëmijës nisi gjatë Covid-it kur dhe pa se si prindërit grindeshin për të ardhurat. Për këtë arsye çifti i ndau fëmijët, njërin e mori burri dhe tjetrin gruaja dhe gruaja u kthye në familjen e prindërve të saj.

“I thosha babit që doja të shikoja mamin, por babi nuk na linte… I kërkuam njëherë babit të shkoja tek mami se më mori malli shumë por s’pranoi, pastaj mami kishte shkuar në polici, shkuan të gjithë aty brenda neve s’na lejuan. Kur dolën kishin rënë dakord që dy javë do rrinim me mamin dhe dy javë me babin”.

Por sa herë që sipas fëmijës ishte radha e të atit për t’i mbajtur ai e kapërcente kohën. Babi na mbajti më shumë herën e fundit dhe për këtë mami nuk na la më.

“Babi vinte me taksi dhe na takonte poshtë shtëpisë së gjyshërve, dhe na takonte dhe rrinim me të. Herën e fundit kisha ditëlindjen dhe erdhi babi me hallën dhe burrin e hallës, babi nuk më kishte sjellë gjë, por halla më kishte sjellë një dhuratë, halla më tha se do më sjellë edhe një varëse por nuk ma ka sjellë akoma”.

Pyetjes së psikologes se si ndihet me mamin fëmija i përgjigjet.

“Edhe mami më bën të lumtur, unë mundohem ta bëj të lumtur mamin tim të mirë. Një ditë me 300 lekët që më kishte dhënë mami për të blerë byrek I bleva asaj një pastë dhe meqenëse po binte shumë shi e futa atë në çantë. Kur shkova në shtëpi , mami më pa të lagur dhe kur po më thante nxora dhe I thashë pastën. Ajo u lumturua dhe qau”.

Por të tjerët divorcohen për dhunë dhe tradhti, ose grindje xhelozie që fut marrëdhënien në krizë dhe ndërpret komunikimin.

T. , 52 vjec u informua për tradhtinë e bashkëshortit nga dy vajzat e saj, njëra prej tyre studente, por ajo insistoi që tradhtia të mos shkruhet në përfundim të vendimit. Megjithatë e detyrua tu referohej qëndrimeve të palëve, gjykata nuk e shmangu dot zbardhjen e deklaratave të secilit.

“Vajza e madhe punon pranë kompanisë …. , ajo lëviz shpesh për furnizim dhe një ditë më tregoi , shiko ma, babin e kam parë me një vajzë në Durrës. Ajo më tregoi kaq, por dinte më shumë dhe pse të mos jem e sinqertë e kisha kuptuar distancën midis nesh,”- thotë në gjykatë T.

Pala tjetër akuzon gruan dhe vajzat se ato nuk donin kontroll dhe rolin e kryefamiljarit.

“Vajzat dalin ditë natë, s’ka Covid që i ndal. Gruaja del në hesap të saj, s’më dëgjojnë, por nuk kam tradhtuar”.

“Burrat mohojnë përherë tradhtinë, deklaron sekretarja gjyqësore, ashtu sikundër edhe dhunën që po gërryejnë familjen dhe po e shkatërrojnë atë”.

/m.j

Next Post
Nis seanca e tretë plenare: Basha nuk merr fjalën, PD kërkon Ramën në Parlament

Nis seanca e tretë plenare: Basha nuk merr fjalën, PD kërkon Ramën në Parlament

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sëmundjet e zemrës, mjekja Hasani: 80% e tyre të parandalueshme, stili i jetesës shumë i rëndësishëm

Sëmundjet e zemrës, mjekja Hasani: 80% e tyre të parandalueshme, stili i jetesës shumë i rëndësishëm

March 18, 2026
“Po largohem!”/ 14-vjeçarja nga Durrësi ikën nga shtëpia, e ëma apel për ndihmë

“Po largohem!”/ 14-vjeçarja nga Durrësi ikën nga shtëpia, e ëma apel për ndihmë

March 18, 2026
“Nëse nuk më jep paratë, do të të rrah”/ Kërcënoi për muaj me radhë një 14-vjecar, në pranga i riu shqiptar në Itali

“Nëse nuk më jep paratë, do të të rrah”/ Kërcënoi për muaj me radhë një 14-vjecar, në pranga i riu shqiptar në Itali

March 18, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Problemi nuk është iftari, por liria e medias

March 18, 2026
Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës, Spiropali: Moment kyç për integrimin europian

Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës, Spiropali: Moment kyç për integrimin europian

March 18, 2026
Lufta me Iranin, shpërthime të forta mbi kryeqytetin e Arabisë Saudite

Lufta me Iranin, shpërthime të forta mbi kryeqytetin e Arabisë Saudite

March 18, 2026
VIDEO/ Lefter Maliqi përplaset me Ngjelën: Je avokat i dështuar, merr një arkivol dhe zhduku! Ke mbaruar punë o plak i rrudhur

VIDEO/ Lefter Maliqi përplaset me Ngjelën: Je avokat i dështuar, merr një arkivol dhe zhduku! Ke mbaruar punë o plak i rrudhur

March 18, 2026
Paralajmëron Mojtaba Khamenei: Kriminelët do të paguajnë së shpejti për vrasjen e Ali Larijanit

Paralajmëron Mojtaba Khamenei: Kriminelët do të paguajnë së shpejti për vrasjen e Ali Larijanit

March 18, 2026
Gjykata Kushtetuese publikon raportin për 2025: U regjistruan mbi 500 kërkesa

Gjykata Kushtetuese publikon raportin për 2025: U regjistruan mbi 500 kërkesa

March 18, 2026
Mbi 3000 shqiptarë në Lindjen e Mesme, deputetët e PD-së kërkojnë seancë dëgjimore me kryeministrin Rama

Zgjedhjet në PD/ Zbulohet kandidatura e parë për kryetare, kush do të garojë përballë Berishës

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In