• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shpërndarja e kokainës/ ‘Pronari më tha është pluhur dheu i marrë në Kishën e Laçit’, hetohen vetëm kamarierët e banakierët

by Java News
29/11/2022 14:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

P., një burrë tek të 50-at i cili shërben në një autoservis makinash, u kap me një dozë kokainë të futur në kuletë. Ai insistoi se kokainën e kishte blerë për ta konsumuar mbas pune, por nuk dha asnjë detaj tjetër tek kush e bleu dhe sa ishte vlera e saj. Në pritje të ekspertizës kimike në urinë dhe gjak, makaniku është nën procedim penal si i dyshuar për shpërndarje narkotikësh.

Ashtu si dhjetra të tjerë që gjenden rastësisht nga patrullat e policisë gjatë verifikimit të dokumentacionit teksa drejtojnë automjetin, ose kur qëndrojnë në lokale deri në orët e mbrëmjes.

“Padyshim që sasirat e ngarkesave që kapen duke hyrë përmes portit të Durrësit, e kemi deklaruar dhe më herët për Gazetasi.al kanë ndikuar në tregun e përdoruesve të kokainës. Prej së paku tre vitesh, kokaina përfundimisht nuk është më droga e biznesmenëve dhe artistëve apo njerëzve të showbizz. Por po përdoret masivisht, dhe për ne si polici është tregues i qartë që sasirat e ngarkesave që tranzitohen në Shqipëri janë më të mëdha se sa zbulohen,” – deklaron një nga burimet e antidrogës për Gazetasi.al.

Megjithatë policia dhe prokuroria duket se kanë dështuar për të goditur shpërndarësit e drograve.

“Sepse ky është një hetim që kushton. Ne po përballemi me mungesa në polici. Prokuroria e kryeqytetit nuk na përgjigjet në kohën e duhur për veprimet stimuluese, përgjimet dhe vëzhgimet. Hetimi i drogës kushton dhe ndaj rrjetet e shpërndarjes mbeten të paprekura,”-argumenton zyrtari i policisë.

Sidoqoftë përpos këtyre shkaqeve ( nga rastet e raportuara prej Gazetasi.al) është e dukshme se korrupsioni është po ashtu një faktor i rëndësishëm në mos efiçencë.

“Përfaqësova një shpërndarës droge në gjykatë dhe ai doli paq nga rrjeta përmes akt ekspertizave që e konfirmojnë përdorues. Veprimet hetimore ishin të dobëta, amatore, e kishin kapur me një dozë kokainë dhe klienti tha si përherë jam përdorues. As përgjim, as konstatim se kush e furnizon, kush ishte shefi i tij, që me siguri ka një armatë të rinjsh që shpërndajnë. A e dini ju që tani po shpërndajnë kokainë me pica?,”- shprehet një avokat i njohur, që akuzon se të gjitha veprimet dukshëm të dobëta lidhen me një faktor të korruptimit të secilit.

“Për të mos shkuar tek ata që drejtojnë shpërndarjen e kokainës për rastin që pyesni por edhe të hashashit, që është një normalitet mbasi po lulëzon para një fenomeni tjetër, atë të shtëpive të hashashit”, mbyll shpjegimin avokati.

Në një nga dosjet hetimore të vendosura në dispozicion të Gazetasi.al shkruhet se si nga informacionet e siguruara në rrugë konfidenciale, antidroga u vu në dijeni për shpërndarje kokaine në një lokal në rrugën “Sulejman Delvina.” Ndonëse disa bare dhe restorante ( përmes zonës prive), janë kthyer në strehëza të konsumit të kokainës, hetimet ngecin vetëm tek përdoruesit.

“U konstatuan në këtë lokal të ulur shtetasit E.V që po mbante çelësat e lokalit. Dhe shtetasit A. R dhe I.N. Duke kontrolluar në banak, në një vend të dukshëm u konstatua një pjatë porcelani me ngjyrë të bardhë dhe sipër saj një sasi pluhuri në ngjyrë të bardhë  dhe një tub portokalli,”- shkruajnë në procesverbalë oficerët. Gjatë kontrollit fizik , njërit prej tyre ju gjet në çantën e krahut një dozë me kokainë. Në një tjetër kuti kartoni u gjetën doza të tjera në ngjyrë të kuqërremtë të dyshuar si heroinë.

“Në një kartë me mbishkrimin master dent, në sipërfaqen e të cilës kishte mbetur pluhur i dyshuar kokainë si dhe në pipëzën portokalli vlerësohen të njëjtët element”, deklaron më tej oficeri. Nga marrja në pyetje e secilit prej të rinjve, ata japin alibi që përjashtojnë implikimin në shpërndarje.

“Punoj me laptop dhe pashë që njëri nga ne erdhi me pjatë në dorë dhe u kujtova që kam kokainë. Nuk di gjë kush e kishte lënë dhe kush e kishte atë në banak. Por jam përdorues prej 20 vitesh. Droga që më gjetët në çantë është e imja, e kam për përdorim vetjak. Kokainën e bleva tek një djalë 23 vjeç, në zonën e Astirit, por emrin nuk ja di. Edhe pjata me kokainë ishte e imja”,shprehet përdoruesi i parë.

I dyti nuk di gjë dhe as ka parë gjë.

“Jam I.N. dhe shkova në lokal në orën 22 pasi aty punon kamarier shoku im E.V. Shkova të punoj se kam një projekt në shkollë pasi studioj për informatikë. Pasi mbërrita erdhi policia dhe me gjeti. Në lidhje me kokainën nuk di gjë, aty e mësova që kishte kësi lloj”.

Policia deklaron se verifikoi se kujt i përkiste lokali dhe pretendon se e shpalli pronarin në kërkim. Megjithëse ndaj tij çështja po mbyllet në prokurori, duke qenë se shtetasi në fjalë sipas burimeve të Gazetasi.al rezulton të kishte dalë drejt Greqisë. Kamarieri të cilit i mbeti në ngarkim pjata dhe kokaina, këmbëngul se e arrestuan pa të drejtë.

“Nuk kam asnjë lidhje me përshtatjen e lokalit për përdorim droge. Nuk kam asnjë dijeni për kokainën. Madje pronari kur e pyeta një ditë më tha se ky pluhuri i kuq, ishte pluhur dheu i marrë nga Kisha e Laçit dhe e besova duke qenë se jam besimtar,”- këmbëngul kamarieri i cili deri më tani ashtu si dhjetra çështje të tjera droge mbyllen me njerëz të parëndësishëm të hetuar./GazetaSi

Next Post
Çfarë parashikon rregullorja e FIFA-s nëse Benzema dëshiron të rikthehet te Franca?!

Çfarë parashikon rregullorja e FIFA-s nëse Benzema dëshiron të rikthehet te Franca?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In