Një shqiptar dhe një maqedonas janë arrestuar nga policia në L’Aquila, ndërsa u sekuestrua edhe 1 kg kokainë.
Ata janë ndaluar falë një operacioni antidrogë, në përfundim të të cilit u arrestua Tahir Selmani, 50 vjeç dhe Adi Selijai, 30 vjeç. Hetimet nisën pas një sinjalizimi të ardhur në stacionin e policisë përmes aplikacionit “Youpol”.
Sipas hetimeve, të arrestuarit merrnin porosi vetëm gojarisht, duke anashkaluar telefonat nga frika e përgjimeve.
Lënda narkotike do t’u jepte 100 mijë euro të ardhura. Ekipet e policisë gjetën lëndën narkotike në shkurre pranë varrezave.
“Sasia e madhe e drogës së konfiskuar dje do të kishte sjellë fitime më shumë se një njëqind mijë euro në treg, ndërsa mund të rritej me 30 për qind pasi të përzihej”, tha shefi i policisë lokale. /
/a.m.