• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shpërndanin drogë në Durrës/ Si u arrestuan bandat kriminale dhe çfarë ju gjet?! (Fotot)

by Java News
08/04/2023 11:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

DURRËS– Tetë anëtarë të një grupi kriminal kanë rënë në pranga pas një operacioni të zhvilluar nga Policia e Durrësit, për të goditur shpërndarjen e kokainës në këtë qytete. Nga ky operacion është sekuestruar drogë e llojit kokainë, makina luksoze dhe shuma parash në euro e paund.

Operacionet “Foremost” dhe “Last deal” janë zhvilluar pas një hetimi 6 mujor, ndërsa 8 të arrestuarit janë anëtarë të dy grupeve kriminale. Ata shpërndanin kokainë në lokalet e natës në Durrës. Katër prej tyre shpërndanin kokainë në Sukth, ndërsa katër të tjerë të Durrës.

Në pranga ka rënë furnitori Goni Muça, 48 vjeç. Ai rezulton i dënuar më parë, ndërsa përdorte edhe tre emra të tjerë, Gentjan Lici, Gentjan Muça, Gentjan Ferra. Të arretsuar janë edhe Tani Muça, 43 vjeç, i cili po ashtu rezulton i dënuar më parë, Amonali Halili, 24 vjeç, Ergi Curri, 25 vjeç, Gentian Konesha, 23 vjeç, dhe Stivens Bulku, 24 vjeç. Mes të arrestuarve është edhe një vajzë  Kristel Balla, 24 vjeçe, edhe një mitur, A. V., 17 vjeç.

Gentian Muça furnizonte me kokainë anëtarët e tjerë të grupit kriminal, të cilët pasi e blinin lëndën narkotike, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e shpërndanin në zonën e Sukthit dhe të Durrësit, si dhe në lokalet e natës, në qytetin e Durrësit.

Gjithashtu, për ndarjen e lëndës narkotike, ata kishin përshtatur ambiente të posaçme në lokalet e tyre, konkretisht në lokalin e Gentian Muçës në zonën e Sukthit, dhe në lokalin Ergi Currit në një lagje në Durrës.

Çfarë u sekuestrua?


– 1 pako me kokainë, me peshë 130 gramë;
– 40 doza me lëndë narkotike të llojit kokainë;
– 3 automjete, 2 prej tyre luksoze;
– 96 mijë lekë të rinj dhe disa shuma në euro, franga dhe paund;
-3 peshore elektronike që shërbenin për peshimin dhe ndarjen e lëndës narkotike në doza të vogla, 1 dorezë hekuri dhe 14 aparate celulare.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta”. Shqiptarja.com

Next Post
BBV/A po krijohet një çift i ri brenda shtëpisë? Jori ngacmon Gertin…

BBV/A po krijohet një çift i ri brenda shtëpisë? Jori ngacmon Gertin...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In