• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shpërndahet Parlamenti i Maqedonisë së Veriut, më 12 prill mbahen zgjedhjet parlamentare

by Java News
18/02/2020 08:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shpërndahet Kuvendi i Maqedonisë së Veriut me votat e të gjitha partive politike në pushtet dhe opozitë. Kështu i hapet rruga mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare me 12 prill. Por parti edhe akuza.

Në fjalimet e fundit, kryetarët e grupeve parlamentare të partive politike shkëmbyen akuza dhe kundërakuza për zhvillimet e fundit politike në Maqedoninë e Veriut.

“Këto tri vite qytetarët në lëkurën e tyre kanë ndjerë gjëra të tmerrshme, gjendje të rëndë ekonomike, largimin e të rinjve nga vendi, ndryshimin e Kushtetutës, ndërrimin e emrit, urrejtje, rrënimin e imazhit të shtetit. Këto janë rezultatet e qeverisjes së Zoran Zaevit dhe LSDM-së”, ka deklaruar Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE.

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSDM-së Jovan Mitrevski ka thënë se socialdemokratët së bashku me partnerët e shumicës parlamentare kanë marë vendime të rëndësishme dhe të guximshme për të ardhmen e vendit. “Maqedonia e Veriut ka siguruar të ardhme evropiane me miratimin e ligjeve të fundit para shpërndarjes së kuvendit. Andaj ftoj qytetarët që në zgjedhjet e ardhshme t’i japim një mandat edhe më të fuqishëm kësaj shumice parlamentare që të arrijë ëndrrën e qytetarët që vendi jonë të bëhet anëtare e NATO-s dhe BE-së”.

Kryetari i kuvendit Talat Xhaferi në emër të Bashkimit Demokratik për Integrim ka thënë se në këtë mandat janë realizuar të gjitha përcaktimet programore të integristëve. “BDI pikësynim e kishte rregullimin e çështjes së përdorimit të gjuhës shqipe në mënyrë të barabartë në të gjitha nivelet e institucionet shtetërore. BDI kushtëzoi koalicionimet me ecjen në rrugën euroatlantike që zaten rezulton edhe me përcaktimet strategjike të këtij vendi, që qytetarët e këtij vendi të janë anëtarë të plotfuqishëm në NATO dhe BE”, ka vlersuar Talat Xhaferi.

Miratohet ligji për Prokurorinë Publike

Para shpërndarjes së Parlamentit , kjo përbërje me 80 vota për dhe 6 kundër, miratoi Ligjin për Prokurorinë Publike. Fillimisht ligji nuk kaloi, sepse pro votuan vetëm 74 deputetë. Por kreu i Parlamentit Xhaferi me arsyetimin e pengesave teknike e vuri sërish ligjin në votim, dhe ligji mori 80 vota. VMRO-DPMNE vlerëson se ligji për Prokurorinë Publike nuk është miratuar, pasi sipas tyre votimi par ka dështuar, ndërsa kryeparlamentari nuk ka pasur të drejtë ta prish votimin. Opozita paralajmëron padi penale ndaj Talat Xheferit. VMRO-DPMNE-ja kërkon nga presidenti Stevo Pendarovski mos ta dekretojë Ligjin për Prokurorinë Publike.

Ish-kryeministri Zoran Zaev dhe kryetar i LSDM-së ka thënë se me miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike shumica parlamentare evitoi rrezikun që kërcënonte të ardhmen euroatlantike të vendit. Sipas tij ligji nuk do të amnistojë asnjë zyrtarë dhe çdokush që ka shkelur ligjin do të përgjigjet para drejtësisë.

“Me këtë ligj garantohet që politikanët të mos bëjnë zgjedhjen e gjykatësve dhe prokurorëve. Tani ka ardhur kohë tjetër kur politikanët duhet t’i mbajnë duart larg gjyqësorit. Më vjen keq që VMRO-DPMNE-ja nuk mbështeti këtë ligj por mbet peng i kriminelit të dënuar Nikolla Gruevski”, është shpreh Zoran Zaev.

Ligji për Prokurorinë Publike synon rregullimin e prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion, e cila procedon edhe lëndët e ish-prokurorisë speciale, që është shuar për shkak të skadimit të mandatit, por edhe përfshirjes së drejtueses së saj Katica Janeva në aferën “Reket”. /dw/

Next Post
Prej dy vitesh në kërkim për kultivim droge, pranga 27-vjeçarit lezhjan të dënuar me 4 vite burg

Prej dy vitesh në kërkim për kultivim droge, pranga 27-vjeçarit lezhjan të dënuar me 4 vite burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rusia kryen bombardime edhe në Odesa, hedh në erë anijen tregtare, të paktën një i vrarë dhe tre të plagosur!

Rusia kryen bombardime edhe në Odesa, hedh në erë anijen tregtare, të paktën një i vrarë dhe tre të plagosur!

October 3, 2026
“S’e di se si mund të bllokohet me 83 mandate!”- Berisha mati ‘pulsin’ e aleatëve, por ata ia thanë kritikat në sy! Replikat e forta në selinë blu për bojkotin, protestat e reformën

“S’e di se si mund të bllokohet me 83 mandate!”- Berisha mati ‘pulsin’ e aleatëve, por ata ia thanë kritikat në sy! Replikat e forta në selinë blu për bojkotin, protestat e reformën

October 3, 2026
Zjarr i përmasave të mëdha në kullotat e Karjanit në Gjirokastër, era favorizon flakët

Zjarr i përmasave të mëdha në kullotat e Karjanit në Gjirokastër, era favorizon flakët

October 3, 2026
Nga tërmetet te mjedisi, Shqipëria kërkon recetën japoneze të përballjes me fatkeqësitë natyrore

Nga tërmetet te mjedisi, Shqipëria kërkon recetën japoneze të përballjes me fatkeqësitë natyrore

October 3, 2026
Dodik ‘pa frena’ në gjuhë, deklarata në tubimin e fundit parazgjedhor: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

Dodik ‘pa frena’ në gjuhë, deklarata në tubimin e fundit parazgjedhor: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

October 3, 2026
200 familje kujdestare për fëmijët pa kujdes prindëror, ministrja Spahiu: Nga institucionet drejt kujdesit në familje!

200 familje kujdestare për fëmijët pa kujdes prindëror, ministrja Spahiu: Nga institucionet drejt kujdesit në familje!

October 3, 2026
“Transparencë e plotë për publikun”- Jaupaj: “Flamingo Mirror” do të pasqyrojë dokumentet dhe studimet mjedisore për projektet publike

“Transparencë e plotë për publikun”- Jaupaj: “Flamingo Mirror” do të pasqyrojë dokumentet dhe studimet mjedisore për projektet publike

October 3, 2026
Regjistrimet në universitete/ Nis pagesa e tarifave të aplikimit, më 29 korrik – 3 gusht aplikohet online

Viti i ri akademik/ Mbi 20 mijë studentë të regjistruar në raundin e dytë, mundësi zgjedhje deri më 21 tetor

October 3, 2026
Zjarret në Peqin, shoqërohet në Polici autori i dyshuar i si piroman!

Zjarret në Peqin, shoqërohet në Polici autori i dyshuar i si piroman!

October 3, 2026
“Vetëm gjuhë faktesh përballë zhurmës”- Nga Sazani te KAYO dhe Milot-Balldren, Rama prezanton “Pasqyra Flamingo”: Dosja e parë që publikohet është Zvërneci!

“Vetëm gjuhë faktesh përballë zhurmës”- Nga Sazani te KAYO dhe Milot-Balldren, Rama prezanton “Pasqyra Flamingo”: Dosja e parë që publikohet është Zvërneci!

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com