• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shpenzimet për fushatën zgjedhore/ Partia e Lirisë pranon faturën prej 80 mijë eurosh për PD

by Os De
04/11/2025 16:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia e Lirisë shpjegoi në një reagim për mediat mos-përputhjet e parave të koalicionit mes saj dhe Partisë Demokratike. PL pranoi se ka paguar edhe 80 mijë eurot që thotë PD, por meqë pagesa është bërë në gusht, pas zgjedhjeve, kjo parti nuk e ka deklaruar tek raporti për fushatën, por do ta deklarojë tek raportimi vjetor në KQZ. 

“Sqarim publik i Partisë së Lirisë mbi pagesën e detyrimeve financiare në kuadër të koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca Për Shqipërinë Madhështore” dhe përgënjeshtrim për disa të pavërteta të publikuara në “Report TV” 

Në zbatim të marrëveshjes së datës 16.04.2025 (Nr. prot. 339), të nënshkruar ndërmjet partive të koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca Për Shqipërinë Madhështore”, Partia e Lirisë është angazhuar të përballojë shumën totale prej 15.000.000 lekësh si kontribut për shpenzimet e përbashkëta të fushatës zgjedhore. 

Për shkak të pamundësive financiare gjatë periudhës zgjedhore, pagesa është kryer në dy këste: 

7.000.000 lekë të likuiduara më 08.05.2025, përmes Bankës Credins, nga fondet e fushatës zgjedhore, dhe të pasqyruara në raportin financiar të zgjedhjeve. 

8.000.000 lekë të likuiduara më 26.08.2025, sipas detyrimit të përcaktuar në marrëveshjen e koalicionit shume e cila eshte marrë nga fondet e vitit te partise dhe e cila raportohet në raportin financiar vjetor të Partisë së Lirisë, ku deklarohet edhe ai zgjedhor, në përputhje me ligjin. 

Në raportin vjetor, që përkon me vit zgjedhor raportohen edhe shpenzimet e fushates, të dyja pasqyra të auditueshme me auditues ligjor. 

Theksojmë se Partia e Lirisë nuk ka kryer asnjë shkelje ligjore dhe çdo pretendim tjetër është dashakeq, tendecioz dhe i qëllimshëm, ose shenjë e mosrespektimit të parimeve të një gazetarie të pavarur dhe objektive. 

Të gjitha pagesat (fonde me burime të ligjshme) janë realizuar me transfertë bankare dhe janë plotësisht të verifikueshme në sistemin bankar dhe në dokumentacionin zyrtar të koalicionit. 

Partia e Lirisë, mbështetëse e palëkundur e lirisë së fjalës, inkurajon të gjithë gazetarët e pavarur t’u qëndrojnë besnik vlerave dhe parimeve profesionale të gazetarisë dhe të ruajnë integritetin e tyre dhe të misionit që kanë, pavarësisht se e ushtrojnë profesionin në kushte shumë të vështira presioni nga një regjim armik i fjalës së lirë”, thuhet në reagimin e Partisë së Lirisë. 

Next Post
Shkarkimi i Veliajt, Ngjela: PS nuk priti një vendim të formës së prerë nga gjykata! Edhe kryebashkiaku pasardhës do jetë socialist

Kushtetuesja konfirmoi Veliajn kryebashkiak të Tiranës, Ngjela: Vendimi do t’i lehtësojë procesin penal

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasja te Konferenca e Kryetarëve për rrogat e magjistratëve, Balla opozitës: Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave, respektojmë Kushtetuesen

Balla pas shkarkimit të Vlora Hysenit: Drejtuesja e shërbimit përgjegjësi personale! U shkarkua, të përballet vetë me drejtësinë

September 22, 2026
Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

September 22, 2026
Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

September 22, 2026
Lituania ndjek shembullin e Finlandës dhe lejon armë bërthamore e baza ushtarake të huaja!

Lituania ndjek shembullin e Finlandës dhe lejon armë bërthamore e baza ushtarake të huaja!

September 22, 2026
Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë për të shpëtuar nga dhimbjet!

Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë për të shpëtuar nga dhimbjet!

September 22, 2026
“Nuk cenoi sigurinë”- Juristi për masën ndaj ish-kreut të SHISH: Kush e di se çfarë informacioni doli? Nuk ka vepra të rënda ndaj Vlora Hysenit

“Nuk cenoi sigurinë”- Juristi për masën ndaj ish-kreut të SHISH: Kush e di se çfarë informacioni doli? Nuk ka vepra të rënda ndaj Vlora Hysenit

September 22, 2026
Pas disa orësh lufte me flakët nga toka dhe ajri, neutralizohet zjarri masiv pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë!

Pas disa orësh lufte me flakët nga toka dhe ajri, neutralizohet zjarri masiv pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë!

September 22, 2026
Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!

Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!

September 22, 2026
“El Clasico” Barcelona-Real edhe për trofeun e Topit të Artë! Barazim perfekt, nga 12 fitues secili

“El Clasico” Barcelona-Real edhe për trofeun e Topit të Artë! Barazim perfekt, nga 12 fitues secili

September 22, 2026
Masa e GJKKO-SPAK për ish-kreun e SHISH, Berisha akuzon: Vlora Hyseni ushtare e krimit të organizuar, Prodës iu gjet snajper…

Masa e GJKKO-SPAK për ish-kreun e SHISH, Berisha akuzon: Vlora Hyseni ushtare e krimit të organizuar, Prodës iu gjet snajper…

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com