• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shpenzimet/ Blushi dhe Hafizi kontribuan me vetëm 4 mijë lekë në fushatë

by Java News
30/11/2017 08:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i LIBRA-s Ben Blushi dhe ish-deputetja Mimoza Hafizi, të cilët janë përfshirë në një hulli përplasjesh ditët e fundit, kanë kontribuar personalisht vetëm me nga 4 mijë lekë në fushatën për zgjedhjet parlamentare të 25 Qershorit 2017, për llogari të partisë së tyre. Shqiptarja.com zbardh raportin e shpenzimeve për fushatë të LIBRA-s, ku reflektohet edhe kontributi individual i Blushit dhe Hafizit. Këta dy të fundit, sipas raportit, kanë kontribuar në fushatë me nga 4 000 lekë secili. Ndërkaq, kontribut nga persona të tjerë fizikë LIBRA deklaron shumat 1,500 lekë, 2,000 lekë, 7,600 lekë, 3,000 lekë, 8,000 lekë, 3,000 lekë, 4,000 lekë, 4,000 lekë, 1,000 lekë, 2,000 lekë, 300 lekë dhe 69,900 lekë.

Edhe kryetari i Partisë Bashkimi Demokristian Shqiptar, Eduard Ndocaj, i njohur ndryshe si ‘Kaubojsi’, është treguar gjithashtu i kursyer në fushatën zgjedhore në raport me pasurinë që posedon. Ish-deputeti Ndocaj ka dhuruar për fushatë vetëm 20 mijë lekë. Totali i të ardhurave të partisë së Ndocajt është 531,000 lekë. Po aq është edhe vlera e shpenzuar. Ndërsa kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, duke iu referuat gjithnjë raportit financiar të fushatës, nuk ka kontribuar me asnjë lekë në fushatën për zgjedhjet parlamentare. Për përballimin e kësaj fushata, Partia Republikane ka shpenzuar 531,000 lekë. Partia Kristian Demokrate deklaron 6,422,877 lekë të ardhura në total, ndërsa ka shpenzuar 2,612,494 lekë. Partia Socialdemokrate deklaron 401,767 lekë të ardhura nga fondet publike, ndërsa ka shpenzuar 3,757,621 lekë.

Partia Demokracia Sociale, e drejtuar nga Paskal Milo nuk deklaron asnjë lekë nga fondet publike. PDS deklaron 1,883,646 lekë të krijuara nga vetë subjekti, të cilat janë shpenzuar në fushatë. Aleanca Popullore për Drejtësi deklaron 902,094 lekë si total të të ardhurave, nga të cilat 325,000 lekë fonde publike. Aleanca Popullore për Drejtësi deklaron se ka shpenzuar 1,209,905 lekë. Partia Aleanca Demokristiane, e drejtuar nga Zef Bushati deklaron zero të ardhura dhe zero shpenzime. Në raportin e dorëzuar në KQZ, kjo parti nuk deklaron asgjë.

Kthimi i parave mbrapsht
13 parti politike duhet të kthejnë në KQZ një shumë të konsiderueshme parash. Janë partitë që dolën dobët në zgjedhje. Për rrjedhojë ato duhet të kthejnë mbrapsht Komisionit Qendror të Zgjedhjeve 83 milionë lekë. Partia Demokratike, e cila mori 43 mandate, nga 46 që kishte në vitin 2013, do t’i kthejë KQZ-së 17 milionë lekë të vjetër. Partia që do t’i kthejë më shumë lekë KQZ-së është ajo Republikane, e cila kishte 4 mandate në 2013, ndërsa tani nuk ka asnjë nën logon e saj, pasi Fatmir Mediu u zgjodh në listën e PD-së. Kjo parti do të kthejë në KQZ 20 milionë lekë.

11 milionë lekë duhet t’i kthejë edhe Fryma e Re Demokratike e Bamir Topit. 5 parti do të marrin para shtesë, pasi kanë shënuar rritje. Partia Socialiste e cila mori 73 mandate do të marrë shtesë edhe 28 milionë lekë të vjetar. 13 milionë lekë do t’i shtohen LSI-së që shtoi 3 mandate në rang kombëtar, 14 milionë lekë i shkojnë shtesë PDIU-së, e cila edhe pse nuk u shtua në mandate është rritur në përqindjen e votave në nivel kombëtar. PSD-ja e Gjinushit, që falë mandatit të Tom Doshit në Shkodër shënoi rritje do të marrë 2 milionë lekë shtesë, ndërsa Ben Blushi do të marrë për LIBRA-n 5 milionë lekë shtesë. Shqiptarja

Next Post
Moti i keq, rrëshqitje gurësh në aksin Librazhd-Elbasan, qarkullimi vijon normalisht

Moti i keq, rrëshqitje gurësh në aksin Librazhd-Elbasan, qarkullimi vijon normalisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In