• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Shpella e shkruar shqiptare ne rrezik

by Aalison Pearse Stevens
22/03/2016 08:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këtë herë, fondet që pritet të vijnë nga Kuvajti për rrugën e lumit të Vlorës duken më pranë, edhe pse mosbesimi i banorëve është ende i madh. Infrastruktura e rrënuar e publiciteti i munguar, pak mundësi i kanë dhënë fshatrave të kësaj zone të tregojnë shpesh atë që fshehin.

Trashëgimia historike e kulturore, natyra e paprekur dhe shumë elementë të tjerë, sot flenë në pritje të shpluhurosjes.

“Edhe pse arti prehistorik pak njihet në Shqipëri, ai është forma më e mirë për të kuptuar evoluimin e shoqërisë, besimet dhe mitet që e kanë shoqëruar që në kohët më të hershme. Si ishim dje dhe si jemi sot. Shpella e shkruar e Lepenicës është vendi ideal, për të bërë e kuptuar diferencën”.

 

Lepenica ka rreth 400 banorë, mbahet me emigracion, blegtori e vreshtari, ndërsa bujqësia i ka mbetur para viteve ’90, sepse sot nuk është më e zhvilluar. Zona ka shumëllojshmëri të bimëve medicinale, ashtu siç ka edhe një klimë për t’u pasur zili, raporton Top Chennel.

“Ky fshat është fshati më i mirë nga klima, nga uji, nga pastërtia, nga qendra që e shihni edhe vet, nga të gjitha. Është shumë klimë e mirë”, thotë Dule Myslymaj.

E megjithatë, përtej të tjerave, historia është elementi me të cilin mburren më shumë banorët e Lepenicës. Shtëpitë e vjetra 300-vjeçare, legjendat, gojëdhënat, figurat e shumta që tregojnë përballjet e historisë.

“Ky fshat është quajtur që në kohë ‘Kanina e vogël’. Për mikpritjen, për rregullin, për disiplinën, për pleqtë që ka pasur ky fshat. Në rrëzë të maleve të larta, ku shqiponjat bëjnë fole, këtu shtrihet Lepenica, vendi ku ne kemi lerë. Fshat i bukur e me tradita, të shkruash e ke për nder”, thotë Sinan Selmani.

Mes tyre, shtëpia e Ahmet Lepenicës, një ndër krerëve të luftës së Vlorës në 1920-n, figurës kombëtare që i nisi betejat në 1912-n dhe i vazhdoi përballë grekëve, italianëve. Mbrojti Kongresin e Lushnjes, luftoi nga Jugu deri në Veri ndaj serbëve. Pak më tej, nga e njëjta lagje, shtëpia e Hysni Lepenicës, që njihet – veç të tjerash, – si një ndër komandantët kryesorë e më të rëndësishëm të Ballit Kombëtar. Njëri në diktaturë konsiderohej hero, tjetri tradhtar. Figura e Hysniut u rivlerësua vetëm në postdiktaturë. E megjithatë, për të dy, fati i sotëm është i njëjtë. Shtëpitë po u bien, bashkë debatet që ende janë të ndezura mes të majtëve dhe të djathtëve.

“Monumentet e kulturës nuk janë ruajtur sa duhet dhe si duhet. Janë shpërbërë. Edhe një gur ka vlerën e tij, atje ku është vendosur”, thotë Rrapo Rrapaj.

Për një element, të gjithë janë dakord: Shpellën e shkruar të Lepenicës, një vend që konsiderohet si ndër më të veçantët, jo thjesht në Shqipëri, por edhe në të gjithë Ballkanin e më tej. Datimi në mijëvjeçarin e tretë para Krishtit tregon edhe më shumë për vlerën e këtij vendi.

“Unë e mbaj mend që në rini, se i thoshim: A m’i pe dhentë nga shkuan? Te shpella e shkruar! Kishte emrin shpella e shkruar. E kështu me radhë, duke u rritur arritëm të shkonim ta shihnim e të kuptojmë që e kishin bërë njerëzit, nuk e kishte bërë natyra”, thotë Namiku.

“Po të them se kanë ardhur shumë të huaj. Vjet kam nisur unë 3-4 grupe që vinin nga Gjermania edhe më shumë, se nuk ishte bërë xhadeja dhe shkonin në këmbë. Shkonin e fotografonin, dhe thonë se duhet të njihet edhe në Amerikë”, thotë Çerçiz Arshiaj.

Një pjesë e rrugës është hapur nga një privat, ndërsa më tej, drejt shpellës duhet të vazhdohet në këmbë për rreth 30 minuta. “Njohje të madhe nuk ka. Mund ta njohë vetëm zona jonë, e njeh Vlora si shpellë të shkruar. Nuk ka ndonjë promovim të veçantë, s’është bërë ndonjë publicitet”, thotë Lamçe Trusha.

“Ja ku është edhe shpella e shkruar e Lepenicës. Po të doni merrni pamje dhe që këtej, po të doni vemi edhe aty”, thotë Lamce Trusha. Teksa pret të shikosh nga afër një monument të rrallë, zhgënjimi bëhet më shumë se i madh kur mbërrin. Kjo nuk është thjesht për faktin se, dërgatat e organeve përgjegjëse nuk janë dukur në këto anë që prej mëse 30 vitesh, por për vet gjendjen në të cilën është katandisur ky vend.

Veç një sy i vëmendshëm eksperti mund të dallojë ende diçka në këtë vend. Figurat, siç sqaron në studimin e tij edhe profesor Myzafer Korkuti, supozohet se tregojnë ekonominë e komunitetit të përfaqësuar në vizatime, burimet kryesore të jetesës dhe riprodhimit të tyre.

“Që të vish të ngacmosh këtë monument kulture, do të thotë sikur të vesh të prishësh varrin e gjyshit tënd. Këtu kanë jetuar të parët tanë, gjyshërit e me radhe, e me radhë. Këtu kemi historinë tonë, të cilën dashur-padashur na e kanë rrëmbyer të tjerët, duan të na e rrëmbejnë të tjerët dhe, zot kësaj historie duhet t’i dalim ne, banorët e këtyre trevave, banorët e këtij fshati, vet brezi i ri që ta promovojë. Jo vetëm brenda vendit, por edhe atje ku jetojnë”, thotë Ahmet Demaj.

Pjesa më e qartë e këtyre vizatimeve është se, që në mijëvjeçarin e tretë para Krishtit, shoqëria e atëhershme ka pasur në qendër figurën e njeriut, të cilit i është kushtuar kjo vepër monumentale. Njeriu i hyjnizuar në prehistori si vlerë, si simbol i jetës dhe i vazhdimësisë, deri më sot, kur pikërisht dora e njeriut u ngrit për të shuar vetveten.

“Shpella e Lepenicës dhe vizatimet e saj prehistorike tregojnë origjinën e lashtë të banuesve të zonës. Ajo që shihet mbi tokë janë shenjat, sesa keq e kanë trajtuar njerëzit dhe regjimet këtë zonë në kohëra më moderne. Të dyja janë dëshmi, sesi e shkuara përcakton drejtimin, që njerëzit mund t’i japin të ardhmes së habitatit të tyre”.

Next Post

BE porosi Kosovës, hartojeni shpejt statutin e Asociacionit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha në Lezhë, sulmon Bashën: Një kalbësirë e brendshme kapi PD!  Ditën ishte me demokratët, natën me Ramën ndante pazaret!

Berisha në Lezhë, sulmon Bashën: Një kalbësirë e brendshme kapi PD! Ditën ishte me demokratët, natën me Ramën ndante pazaret!

January 13, 2026
“E dobët dhe joefektive”- Wall Street Journal: Trump ankohet te ndihmësit e tij për prokuroren Pam Bondi

“E dobët dhe joefektive”- Wall Street Journal: Trump ankohet te ndihmësit e tij për prokuroren Pam Bondi

January 13, 2026
Armiku Salianji e aleati Gjuzi, PD ‘prish’ shtëpi e ndërto kasolle

Armiku Salianji e aleati Gjuzi, PD ‘prish’ shtëpi e ndërto kasolle

January 13, 2026
“Na thërriste natën në dhomën e tij dhe…”/ Julio Iglesias akuzohet për sulm seksual nga dy ish-punonjëse femra

“Na thërriste natën në dhomën e tij dhe…”/ Julio Iglesias akuzohet për sulm seksual nga dy ish-punonjëse femra

January 13, 2026
Kosovë, Kurti fitoi zgjedhjet – Ambasada e SHBA në Prishtinë: Të gatshëm të forcojmë partneritetin me Qeverinë e re

Kosovë, Kurti fitoi zgjedhjet – Ambasada e SHBA në Prishtinë: Të gatshëm të forcojmë partneritetin me Qeverinë e re

January 13, 2026
Bill dhe Hillary Clinton refuzojnë të dëshmojnë në Kongres për çështjen “Epstein”

Bill dhe Hillary Clinton refuzojnë të dëshmojnë në Kongres për çështjen “Epstein”

January 13, 2026
PS mban Berishën në Kuvend/ Çupi: Ngjarje me dyshime, lë shijen se pandëshkueshmëria vazhdon

“Berisha si Ajatollahu, kanë vrarë protestues”, Çupi: PD është grupimi më i dëmshëm që ka parë Shqipëria

January 13, 2026
35-vjetori i PD-së së Lezhës, Berisha kujtohet për Piramidat dhe sulmon../ Kryedemokrati: Jemi parti e moralshme, nuk mashtrojmë!

35-vjetori i PD-së së Lezhës, Berisha kujtohet për Piramidat dhe sulmon../ Kryedemokrati: Jemi parti e moralshme, nuk mashtrojmë!

January 13, 2026
Bisedimet e paqes, sekretari amerikan Rubio: Ukraina do të jetë e pavarur dhe e begatë

SHBA shpall degët libaneze, egjiptiane dhe jordaneze të Vëllazërisë Myslimane si organizata terroriste

January 13, 2026
Kryeministri i Groenlandës i jep fund debatit: Nuk dëshirojmë të qeverisemi nga SHBA, zgjedhim Danimarkën

Kryeministri i Groenlandës i jep fund debatit: Nuk dëshirojmë të qeverisemi nga SHBA, zgjedhim Danimarkën

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In