• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Lëkundjet e Tokës në Santorini, shkencëtarët tremben për më të keqen: Tërmet 6 ballë që rrafshon ndërtimet, vullkan dhe tsunam

by B K
10/02/2025 13:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Tërmeti më i fundit i fuqishëm që shkundi Santorinin u regjistrua mbrëmjen e djeshme (9 Shkurt), me një forcë prej 5 ballësh, i cili u ndje deri në Athinë.

Frika se situata sizmike do përkeqësohet është rikthyer dhe tani po përgatiten për më të keqen.

Ekspertët thonë se zona aktualisht ndodhet në gjendjen e saj gjeofizike ku lëkundjet e tjera që do pasojnë me forcën 5-6 ballë do të shkaktonin rrëshqitje dhe çarje masive dhe deri pse jo një tsunam të vogël në zonë.

Madje pasojat mund të jenë si ato të vitit 1956. Qeveria është përgatitur për skenarin më të keq, raporton media greke.

Shkencëtarët rekomandojnë durim për të paktën dy javë të tjera, në mënyrë që ata të mund të parashikojnë më me siguri evolucionin e fenomenit në Santorini dhe Amorgos.

Që në momentin e parë të aktivitetit sizmik u formuan tre skenarë për atë që mund të ndodhte, me më të pafavorshmin, që do të ndodhte një tërmet me magnitudë 6 ballë dhe lëkundjet e regjistruara do të ishin sekuenca parasizmike, tani duke u dobësuar dhe duke përqendruar probabilitetet më të vogla.

Më e keqja sipas tyre do të ishte nëse tërmeti e kalon forcën 6 ballë, pasi do të konsiderohej një kataklizëm për këtë zonë dhe më gjerë. Dhe më keq akoma, nëse këto lëkundje parasizmike lidhen me një aktivitet vullkanik, pra riaktivizimi i vatrës së vjetër vullkanike, që për herë të fundit ka shpërthyer në lashtësi, duke krijuar kreolë ishujsh gati vullkanikë.

Dhe nëse ky vullkan shpërthen, atëherë asgjë nuk mund të parashikohet më në shkallë dëmi dhe pasojash.

Shkencëtari Athanasios Gana, drejtor i Kërkimeve në Institutin Gjeodinamik të Athinës, vlerësoi se versioni më i mundshëm është se ky ishte një seri tërmetesh. Aktiviteti sizmik tashmë është zhvendosur në Anhidra dhe nuk duket se do të vazhdojë më. Siç thekson ai, energjia sizmike e lëshuar deri të premten nga tërmetet (1291 në këtë zonë) në grupimin e Santorinit, është e barabartë me një tërmet me magnitudë 6 ballë! Deri tani numërohen mbi 11 mijë lëkundje sizmike, të forcës nga 1-5 ballë.

Presidenti i OASP-së dhe profesori i Gjeologjisë Efthimios Lekkas, duke përshkruar tre skenarët se çfarë mund të ndodhë, vuri në dukje se në të parën fenomeni do të vazhdojë deri në përfundimin e ciklit të tij, me aktivitet sizmik të së njëjtës magnitudë, me dridhje mesatare. E dyta është lehtësimi i presionit “me një tërmet 5,5-5,7 ballë, që nuk do të shkaktojë dëme”, informon media.

Dhe e treta, së cilës ai i jep probabilitetin më të vogël, “që do të kemi një tërmet maksimal 6 të shkallës Rihter”, ndërsa në mbledhjen e parë të Komitetit të Rrezikut Sizmik dhe Vullkanik) flitej për një tërmet maksimal 6,2 të shkallës Rihter.

Cili është skenari më i keq?

Megjithatë, skenari i keq që kërkon një lëkundje të fortë ose, më saktë, më të fortë se ato që janë regjistruar deri më tani dhe që nuk i kalojnë 5 të shkallës Rihter. Rrafshimi i banesave në Santorini do ishte më e pakta, pa përjashtuar edhe viktimat nëse forca kalon mbi 5,7 ballë. Pra rrezikohen edhe jetë nëse ky skenar realizohet.

Skenari më i keq është ai që të gjithë shmangin. Megjithëse shumica dërrmuese e shkencëtarëve pajtohen se ky skenar është gjithnjë e më i largët, “asgjë nuk mund të përjashtojë natyrën dhe surprizat” është karakteristike.

Next Post
Arrestohen dy të rinj të shpallur në kërkim ndërkombëtar, do ekstradohen në Itali

Arrestohen dy të rinj të shpallur në kërkim ndërkombëtar, do ekstradohen në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com