• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shpejtësi, drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe pa patentë/ Policia aksion, ndëshkon shoferët e pabindur, 9 prej tyre përfundojnë në pranga

by Java News
15/07/2021 17:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të sigurisë në rrugë policia ka vënë në pranga 9 drejtues makinash dhe ka hequr 45 patenta.

Sipas policisë nga shoferët e arrestuar 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Gjithashtu në kuadër të këtij operacioni është bërë i mundur dhe ndëshkimi i 1890 drejtuesve me masa administrative për shkelje të Kodit Rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Njoftimi i plotë:

24 orët e fundit: 9 shtetas në pranga, për drejtim mjetin në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi, 45 leje drejtimi të pezulluara për shpejtësi tej normave të lejuara, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo gjendje të dehur dhe 1890 masa administrative për shkelje të Kodit Rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Policia Rrugore në të gjithë vendin vijon kontrollet intensive në të gjitha rrugët interurbane dhe në qendrat e banuara, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

Intensifikimi i kontrolleve nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë dhe Sektorët e Policisë Rrugore në DVP-të, duke përdorur dronë, radarë, kamera, aparate fotografike, makina të paloguara, gjatë 24 orëve të fundit, ka çuar në pranga 9 drejtues mjetesh, nga të cilët 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Falë rritjes së besimit të qytetarëve te Policia janë parandaluar disa ngjarje të mundshme rrugore me pasoja për jetën, në të gjithë vendin.

Po gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i kontrolleve dhe denoncimeve në Komisariatin Dixhital e në numrin pa pagesë 112, janë ndëshkuar me masë administrative 1890 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore, si parakalime e manovra të rrezikshme në rrugë, shpejtësi tej normave të lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosvendosje të rripit të sigurimit apo kaskës mbrojtëse, drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit apo pa leje drejtimi.

Gjithashtu janë pezulluar 45 leje drejtimi, nga të cilat 32 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara, që varionte nga 78 km/h në qendrat e banuara deri në 179 km/h në rrugën interurbane Vlorë-Fier, si dhe 13 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri./m.j

Next Post
‘Kontrata të çuditshme’/ KPK ngre dyshime mbi pasurinë e prokurorit Arben Smaçi

‘Kontrata të çuditshme’/ KPK ngre dyshime mbi pasurinë e prokurorit Arben Smaçi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U fshehën emrat e burrave me pushtet?! DOJ nën presion për 3 mln faqe të dosjes “Epstein”

U fshehën emrat e burrave me pushtet?! DOJ nën presion për 3 mln faqe të dosjes “Epstein”

February 10, 2026
Çfarë do ndodhë me mbetjet në Durrës? Ministri i Mjedisit: Dy rrugët që mund të ndiqen

Çfarë do ndodhë me mbetjet në Durrës? Ministri i Mjedisit: Dy rrugët që mund të ndiqen

February 10, 2026
Kushtetuta nuk lejon pezullimin e qeverisjes

Kushtetuta nuk lejon pezullimin e qeverisjes

February 10, 2026
Sportisti ukrainas tregon ‘çmimin’ e luftës përmes helmetës, Komiteti Olimpik ia ndalon!

Sportisti ukrainas tregon ‘çmimin’ e luftës përmes helmetës, Komiteti Olimpik ia ndalon!

February 10, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

“SPAK nuk solli tërmet elektoral”, Zaloshnja: Shumica mendon se Berisha ka ndikim me sulmet ndaj drejtësisë

February 10, 2026
Nëntë vite pas ‘Çadrës së Lirisë’: A po kthehet PD-ja ‘fituese’ e Berishës tek ‘tradhtia’ e Lulzim Bashës?

Nëntë vite pas ‘Çadrës së Lirisë’: A po kthehet PD-ja ‘fituese’ e Berishës tek ‘tradhtia’ e Lulzim Bashës?

February 10, 2026
Trump kundër Netanyahu-t? I thotë “jo” planit të ri për Bregun Perëndimor

Trump kundër Netanyahu-t? I thotë “jo” planit të ri për Bregun Perëndimor

February 10, 2026

Qerelez dhe Molotovë

February 10, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Vengu: Kjo padrejtësi e institucionalizuar rihap plagë historike

February 10, 2026
Protesta e opozitës, reagon Berisha: “Uragani i lirisë” vërshon sot në Tiranë. Fitore!

Protesta e opozitës, reagon Berisha: “Uragani i lirisë” vërshon sot në Tiranë. Fitore!

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In