• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shpejtësi dhe fantazi, zbardhet plani i Rejës për ndeshjen ndaj Anglisë/ Formacioni i mundshëm i Shqipërisë

by Java News
11/11/2021 08:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria do të përballet nesër në mbrëmje ndaj yjeve të Anglisë. Finalistë të Kampionatit Europian dhe futbollistë që luajnë me klubet më të forta në botë.

Duke ditur forcën e tyre, trajneri Edi Reja po projekton skemën dhe formacionin që do t’i bëjë ballë një skuadre si kombëtarja angleze.

Deri sot janë zhvilluar tri seanca stërvitore. Italiani ka ndjekur nga afër gjendjen e lojtarëve të tij dhe në bazë të kësaj ai ka provuar dy skema për ndeshjen e nesërme.

E para është njësoj si me Poloninë, një 5-3-2, dhe tjetra është një 3-4-3, ku sakrifikohet një nga mesfushorët.

Në portë, edhe pse Strakosha ka luajtur në Ligën e Europës me Lacion dhe ka bërë paraqitje të mira, Reja pritet t’i besojë Etrit Berishës, që do të ketë shumë punë me anglezët.

Nëse i referohemi formacionit 5-3-2, lojtarët e mbrojtjes mendohet të jenë Hysaj nga e djathta, Ismajli, Kumbulla dhe Veseli në treshen qendrore dhe nga e majta Lorenc Trashi.

Mesfusha pritet të rreshtohet me Baren, Gjasulën dhe Bajramin, ndërsa pjesa e sulmit, me mungesën e Brojës, mund të themi se Cikalleshi dhe Uzuni do të jenë titullarët dhe në stol si sulmues do të jetë vetëm Bekim Balaj.

SKEMA 2 – Ndërsa i përket rreshtimit 3-4-3, siç e ka provuar edhe trajneri Reja në stërvitje, treshja e mbrojtjes mbetet e pandryshuar: Ismajli, Kumbulla, Veseli.

Nga katër lojtarët që do të jenë në mesfushë, do të sakrifikohet një mesfushor dhe me shumë mundësi mund të jetë Bajrami dhe Hysaj kalon djathtas, por më pak i avancuar, majtas Trashi dhe në qendër Bare e Gjasula.

Ndërkohë, një lojtar i shpejtë i shtohet Cikalleshit e Uzunit dhe ai mendohet të jetë Odise Roshi. Me këtë skemë do të mbaheshin në stol për pjesën e dytë të takimit lojtarë si Çekiçi dhe Bajrami, pasi dihet edhe ritmi i lartë që ka në lojën e saj kombëtarja angleze.

ATMOSFERA – Kuqezinjtë duken në humor para kësaj sfide, edhe pse ajo është e një shkalle vështirësie shumë të lartë.

Kjo shfaqej qartësisht në një video të publikuar, ku shiheshin lojtarët që nuk kursenin batutat me njëri-tjetrin edhe mes ushtrimeve të nxehmjes.

Që në fillim shfaqej Doka, teksa pastronte këpucët e Cikalleshit, nga i cili priten golat kuqezi, ndërsa Bare sinjalizonte kameramanin që të filmonte Roshin dhe përgatitjet e tij të veçanta./ panorama sport

g.kosovari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

November 24, 2026
Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

November 24, 2026
Vance hedh poshtë zërat se SHBA u tërhoq: Administrata e Trump është optimiste për negociatat për paqe në Ukrainë

Zv/presidenti amerikan JD Vance nën hetim, dyshohet se favorizoi donatorin politik në dhënien e një kontrate për naftën venezueliane!

November 24, 2026
“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

November 24, 2026
Sulm kibernetik ndaj CIA-s dhe inteligjencës amerikane, ekspozohen disa informacione!

Sulm kibernetik ndaj CIA-s dhe inteligjencës amerikane, ekspozohen disa informacione!

November 24, 2026
Cristian Shpendi shkatërrues, shkëlqen me “tripletë” ndaj Ascolit!

Cristian Shpendi shkatërrues, shkëlqen me “tripletë” ndaj Ascolit!

November 24, 2026
Zogaj: Spiropali e ka bërë skanerin e partisë së vet, nuk ka dashur konfrontim me Ramën!

Zogaj: Spiropali e ka bërë skanerin e partisë së vet, nuk ka dashur konfrontim me Ramën!

November 24, 2026
Një akt paqeje në familje, Victoria Beckham i dorëzon të birit Brooklyn të drejtat e markës tregtare të emrit të tij!

Një akt paqeje në familje, Victoria Beckham i dorëzon të birit Brooklyn të drejtat e markës tregtare të emrit të tij!

November 24, 2026
Avaria në nënstacionin elektrik, Pogradeci dhe Buçimasi mbeten pa energji elektrike për dy orë! (VIDEO)

Avaria në nënstacionin elektrik, Pogradeci dhe Buçimasi mbeten pa energji elektrike për dy orë! (VIDEO)

November 24, 2026
Panik në ajër, avioni me shqiptarë në bord pëson defekt gjatë fluturimit për në Tiranë! Kthehet me urgjencë në Londër, rrëfimi i pasagjerit

Lufta hibride? Kaos në qiellin britanik, bllokohen lokalizuesit për 140 avionë pasagjerësh në një ditë!

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In