• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Shpata e Dumanit dhe paralajmërimi i heshtur i Grenell

by Skënder Minxhozi
19/03/2025 18:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

 

Bashkëpunëtori i ngushtë i Donald Trump, Richard Grenell, ka shpërndarë në rrjetin social një mesazh kritik të kryeministrit shqiptar në lidhje me ndalimin nga ana e Gjykatës Speciale të Kosovës të ish-presidentit Hashim Thaçi, për të marrë pjesë në varrimin e të jatit. “Një poshtërim i ri nga një tribunal i turpshëm dhe i paturp, që e ka shndërruar drejtësinë ndërkombëtare në një farsë, të drejtat demokratike në fjalë boshe dhe vullnetin e mirë të Kuvendit të Kosovës në bumerangun më brutal”, shkruante Rama në mesazhin i cili është rishpërndarë nga zyrtari i afërt i presidentit Trump.

Dhe këtu s’ka ndonjë gjë për t’u habitur, pasi është i njohur qëndrimi parimisht skeptik i republikanëve amerikanë ndaj korpusit të drejtësisë, e ndaj prokurorëve e gjyqtarëve amerikanë në veçanti. Saga hetimore e gjyqësore me mbi 90 akuza penale ndaj Donald Trump, rrezikoi ta çonte atë në burg në vjeshtën e vitit të shkuar. Vetëm fitorja e presidencës në 5 nëntor e shpëtoi Trump nga prangat thuajse të sigurta, që po përgatiteshin në disa shtete të SHBA.

Reagimi i Grenell ndërkaq pasqyron jo vetëm këtë kulturë mohimi të qeverisësve aktualë në Amerikë ndaj një pjese të drejtësisë së vendit të tyre, por më gjerësisht edhe ndaj proceseve të tjera gjyqësore ku ndodhen të përfshirë aleatë potencialë të Trump nëpër botë apo edhe zyrtarë që shihen me sy të mirë në Uashington. Prej vitesh Grenell është shprehur kundër procesit ndaj Hashim Thaçit, çka shtoi zërat se një fitore e Trump në zgjedhje do të ishte ndër të tjera edhe një liri e afërt për ish-presidentin kosovar.

Duke e zgjeruar optikën e reagimit të Richard Grenell, ajo çka na tregon dalja e tij në krah të Hashim Thaçit është alergjia aspak e fshehur e administratës aktuale amerikane ndaj teprimeve që sipas tyre sistemet e drejtësisë në vendet e treta po tregojnë ndaj politikës, biznesit e mediave. Ky qëndrim është pjesë e fushatës kundër prokurorëve e gjykatësve që Trump ka ndërmarrë në SHBA, duke premtuar se do t’i ndëshkojë ata që ngritën ndaj tij dhjetra akuza të rënda, por të cilat ranë si me magji sapo ai fitoi zgjedhjet.

Këtu në Shqipëri amerikanët kanë heshtur pas fitores elektorale të Donald Trump, ndaj zhvillimeve të vrullshme që kanë përfshirë sistemin e drejtësisë tonë të re, i cili së fundi është në kurs përplasjeje edhe me “aleatin” e saj kryesor mes elitës politike, shumicën qeverisëse të majtë.

Asnjë deklaratë nuk shënohet nga ambasada amerikane, e aq më pak nga institucionet në Uashington, pasi arrestimi pa gjyq i kryebashkiakut Veliaj provokoi një reagim të ashpër të kryeministrit Rama ndaj SPAK që vijon prej javësh. Duke mos prekur pjesën e hetimit, Rama ka pasur kritika të ashpra ndaj drejtësisë së re për faktin se po aplikon një standart të ashpër paraburgimi për kryebashkiakun e Tiranës. Rastet e Berishës, Metës dhe Veliajt, ku të hetuarit janë arrestuar e burgosur pa u shpallur të pandehur, i janë shtuar ngjarjeve të tjera të debatueshme siç qe përgjimi i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese pa vendim gjykate.

Rama i kujtoi të mërkurën Altin Dumanit se tashmë ai ka në dorë një shpatë “që ja dhamë ne”. I kujtoi edhe periudhën kur ishte prokuror dhe nuk bënte këto hetime e arrestime që bën sot. Një apel që tingëllon edhe si një tërheqje vëmendje se cili është në të vërtetë “autori dhe pronari” i shpatës që mban sot në dorë drejtësia e re.

E gjitha kjo sherrnajë në distancë mes qeverisë dhe SPAK ka ndodhur pas ngritjes së stekës së hetimeve të drejtësisë së re ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë, hetime të cilat kanë vendosur lupën e opinionit publik edhe mbi vetë prokurorët e gjyqtarët.

Shqipëria po konfirmohet edhe një herë si vendi i ekstremeve. Në harkun e pak viteve po kalojmë nga një sistem i dominuar nga partitokracia ku nuk dënohej askush, në një ligj xhungle të vendosur me dorën e hekurt të drejtësisë së re, e cila arreston, përgjon e dënon cilindo me standarte që në disa aspekte ngjajnë teatrale dhe të sofrcuara. Shihni vendimin e Strasburgut për Thoma Gëllçin. Apo nëse doni të dini sesa selektiv dhe “a la carte” është ky grushti i hekurt i drejtësisë speciale, shihni edhe vendimin tjetër të Strasburgut për 21 janarin që shpërfillet nga SPAK si të ishte një copë letër bakalli!

Mes sjelljes së zellshme ndaj Gëllçit dhe heshtjes për 21 janarin apo edhe për Gërdecin, të krijohet përshtypja se ka një qasje selektive të drejtësisë së re ndaj atyre dosjeve të nxehta që kanë mbajtur pezull shqiptarët për dekada të tëra e që kanë qenë ndër shtysat kryesore për vetë reformën në drejtësi pas vitit 2013.

Në këtë konteskt edhe postimi i mesazhit të Ramës nga Grenell, në dukje i largët nga konteksti shqiptar, në fakt nuk është i tillë. Amerikanët që qeverisin sot në Uashington, kanë alergji të shprehur ndaj gjykatave e prokurorëve që ashtu si në rastin e Hashim Thaçit, tregojnë një zell të tepruar për të zgjatur listën e akuzave dhe bërë presion mbi të akuzuarit. Pas nëntë viteve që paketa kushtetuese e reformës në drejtësi u votua në Kuvendi, është koha që drejtësia e re shqiptare të gjejë dhe ndjekë ekuilibrin e brishtë mes të drejtave dhe hetimit e dënimit të krimit e korrupsionit. Administrata e sotme Trump e përmend çdo ditë këtë mesazh të fortë ndaj sistemit të saj të drejtësisë. Me ose pa të drejtë, në mënyrë normale apo edhe duke e politizuar e shtyrë përtej linjave. Kjo skakierë ku luan politika dhe ligji, politikani dhe prokurori a gjyqtari, është shumë komplekse dhe delikate dhe e ndjeshme. Duhet një sens mase dhe vetëpërmbajtjeje ku ne shqiptarët kemi dëshmuar historikisht e në mënyrë të përsëritur se jemi të pazotët të sillemi kujdesshëm. Dhe po na ra në dorë shpata, duam ta përdorim siç duam, jo siç duhet.

Next Post
Gjenocidi serb në Kosovë, gjenden eshtrat e 11 personave në një varrezë masive në Gjakovë

Gjenocidi serb në Kosovë, gjenden eshtrat e 11 personave në një varrezë masive në Gjakovë

Comments 1

  1. L.Xh says:
    2 years ago

    Si përherë, shumë i sakë Minxhoz.
    Kush ka sy, veshë e mënd, të lexojë, degjojë e kuptojë, duhet ti thërrasë mëndjes, shpejt bile, a ka mundesi SOT, e jo “nesër” – si një term që ka fituar pasaportizimin tek ne shqiptaret, bile për këtë “nesër – nesër” është i emërtuar edhe një kanal TV në Tiranë.
    Jo si rastesisht, apo pa dashje, Rama e lëshoi sot një shprehje, drejtuar SPAK dhe drejtësisë së re, (pikërisht për mos ndjekjen e krimeve të 21 janarit dhe Gërdecit), që në rast se nuk do të veprojë drejtësia e pavarur, atehere do të detyrohet përseri politika, të marrë në dorë drejtësinë.
    Rama ishte i qartë dhe i prerë për këtë çështje, sepse SPAK po godet kryesisht PS ndersa PD po e gudulis sikur i thotë Sali Berishes, se s’kam ç’të bëj.
    Deri tani, SPAK, po godet në mënyrë selektive, duke u vënë krejtësisht në dispozicion të Sali Berishes, duke nderhyrë brutalisht në zgjedhje.
    Sa mirë Sali Berishen e nxori nga arresti shtepiak, me aresyetimin se duhet për zgjedhje, nderkohë Erion Velinë e fut në burg pa gjygj – pikërisht para zgjedhjeve.
    SPAK,,po punon si “kolonë e pestë” e Sali Berishes.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In