Policia e Shkodrës ka vënë në pranga ditën e sotme një person të shpallur në kërkim.
Blutë e qytetit verior bëjnë me dije se kanë arrestuar Fatjon Gokaj, 30 vjeç, banues në Shkodër.
30-vjeçari, në bashkëpunim me Besmir Arrsi, i arrestuar ditën e ngjarjes, 6 muaj kanë tentuar të vrasin më armë zjarri N. P.
Pas arrestimit, policia e Shkodrës sqaron se materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municioneve luftarake”. /b.d