• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shpallen rezultatet e vlerësimit ndërkombëtar TIMSS 2023: Shqipëria shënon progres në Matematikë dhe Shkencë

by S T
04/12/2024 17:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë publikimit të rezultateve të sotme të TIMSS 2023, Shqipëria renditet për herë të parë mbi mesataren ndërkombëtare në Matematikë. Ky vlerësim ndërkombëtar e rendit Shqipërinë në listën e 14 shteteve me rezultate në rritje në Matematikë dhe në listën e 15 shteteve me rezultate në rritje në Shkencë.

Shqipëria ka shënuar një progres të dukshëm në vlerësimin ndërkombëtar TIMSS 2023, duke përmirësuar rezultatet në Matematikë dhe Shkencë dhe duke u renditur për herë të parë mbi mesataren ndërkombëtare në Matematikë. Ky vlerësim, i cili përfshiu në vendin tonë 200 shkolla dhe 5143 nxënës të klasës së katërt, u zhvillua për herë të parë në format digjital (CBA).

Shqipëria për herë të parë shënoi një rezultat prej 512 pikësh në Matematikë, ose 9 pikë mbi mesataren ndërkombëtare që është 503 pikë. Nxënësit tanë e renditën Shqipërinë në vendin e 33-të nga 58 shtete dhe 5 ekonomi pjesëmarrëse, duke lënë pas vende si Kanadaja, Spanja, Belgjika, Franca, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kosova, Bosnja-Hercegovina, etj,. 8% e nxënësve shqiptarë arritën nivelin e avancuar të aftësive, duke tejkaluar mesataren ndërkombëtare (7%).

Nga 49 shtete me rezultate të krahasueshme me rezultatet e TIMSS 2019, 14 prej tyre kanë rritje të rezultateve të TIMSS 2023, 22 shtete nuk kanë ndryshim në rezultate, ndërsa 13 shtete kanë rënie të rezultateve.

Shqipëria është në listën e 14 shteteve me rezultate në rritje në Matematikë. Në prezantimin ndërkombëtar të rezultateve, Shqipëria u cilësua si një ndër shtetet me rritjen më të lartë të pikëve në lëndën e Matematikës, me një rritje prej 18 pikësh.

Shqipëria arriti një rezultat prej 491 pikësh në Shkencë, me një rritje prej 2 pikësh krahasuar me 489 pikët e vitit 2019, vetëm 3 pikë nën mesataren ndërkombëtare prej 494 pikësh. Vlen të theksohet se Shqipëria është vendi i parë në renditje, pas mesatares ndërkombëtare të Shkencës.

Shqipëria u rendit në vendin e 34-të për Shkencën, duke lënë pas shtete si Belgjika, Franca, Qiproja, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kosova, Bosnje-Hercegovina etj,.

Nga 49 shtete me rezultate të krahasueshme, me rezultatet e TIMSS 2019, 15 prej tyre kanë rritje të rezultateve të TIMSS 2023, 21 shtete nuk kanë ndryshim në rezultate, ndërsa 13 shtete kanë rënie të rezultateve. Shqipëria është në listën e 15 shteteve me rezultate në rritje në Shkencë.

TIMSS është një vlerësim ndërkombëtar që realizohet një herë në katër vite dhe organizohet nga Shoqata Ndërkombëtare për Vlerësimin e Arritjeve Arsimore (IEA). Ky vlerësim ndërkombëtar është një instrument kyç për matjen e cilësisë së arsimit në Matematikë dhe Shkencë.

Shqipëria u bë pjesë e TIMSS për herë të parë në vitin 2019 dhe performanca e saj është përmirësuar dukshëm në këtë vlerësim të fundit. Këto rezultate pasqyrojnë progres të qëndrueshëm dhe një angazhim për të përmirësuar cilësinë e arsimit. Performanca e nxënësve shqiptarë tregon një rrugë të qartë për arritjen e standardeve më të larta arsimore dhe një angazhim për zhvillimin e mëtejshëm të arsimit në nivel ndërkombëtar.

Next Post
Lodhje, mosha apo…/ Biden-in e zë gjumi në takimin me liderët në Angola (VIDEO)

Lodhje, mosha apo.../ Biden-in e zë gjumi në takimin me liderët në Angola (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rikonfigurim i pushtetit në Uashington, fitorja e gjerë e demokratëve, përplasjet e brendshme te republikanët dhe qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë

Rikonfigurim i pushtetit në Uashington, fitorja e gjerë e demokratëve, përplasjet e brendshme te republikanët dhe qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë

November 4, 2026
“Shkatërruan protestën”, Berisha: Flamingot i “kapën për fyti”…

“Shkatërruan protestën”, Berisha: Flamingot i “kapën për fyti”…

November 4, 2026
Aksident rrugor në aksin Levan–Vlorë, plagoset rëndë një burrë

Aksident rrugor në aksin Levan–Vlorë, plagoset rëndë një burrë

November 4, 2026
Publikohet fotoja e Hatixhe Berishës që humbi jetën nga shpërthimi i fuqishëm në pallatin në Elbasan

Publikohet fotoja e Hatixhe Berishës që humbi jetën nga shpërthimi i fuqishëm në pallatin në Elbasan

November 4, 2026
Pas BE-së, edhe Zvicra heq sanksionet ndaj dy oligarkëve rusë

Pas BE-së, edhe Zvicra heq sanksionet ndaj dy oligarkëve rusë

November 4, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Gënjeshtrat e opozitës që ia lehtësojnë punën Edi Ramës me Raportin e BE-së

November 4, 2026
Protestuesit përplasen me efektivët te Kryeministria, bllokojnë automjetin e policisë pas shoqërimit të dy aktivistëve

Protestuesit përplasen me efektivët te Kryeministria, bllokojnë automjetin e policisë pas shoqërimit të dy aktivistëve

November 4, 2026
“E la kimioterapinë për festivalin”/ Adelina Muça flet për sakrificat e aktorit që humbi jetën

“E la kimioterapinë për festivalin”/ Adelina Muça flet për sakrificat e aktorit që humbi jetën

November 4, 2026
Veliaj letër nga qelia: Turp që merresh me internime, nuk jam financues i protestave

Veliaj letër nga qelia: Turp që merresh me internime, nuk jam financues i protestave

November 4, 2026
Përplasje te Kryeministria, protestuesit tentojnë të bllokojnë mjetin e policisë pas shoqërimit të dy aktivistëve

Përplasje te Kryeministria, protestuesit tentojnë të bllokojnë mjetin e policisë pas shoqërimit të dy aktivistëve

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In