Shorti për fazën e 1/8-ve për Europa League ka rezervuar përplasje mjaft të forta.
Sfida më e fortë pritet të jetë ajo midis dy ekipeve angleze Manchester United dhe Liverpool.
Tepër e fortë është edhe gara midis gjermanëve të Borusia Dortmund dhe anglezëve të Totenham.
Baseli i Xhakës luan përballë Sevillas ndërkohë Lazio e Berishës luan me Spartën e Pragës.
Këto janë çiftet e plota të fazës së ardhshme në Europa League.