• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shoqja e vajzës së arratisur: Ndryshoi kur u nda nga i fejuari, madje kohët e fundit…

by
07/08/2015 15:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arratisja e Orialda Kajtazit, 18 vjeçares nga Durrësi, së bashku me motrën e saj, ka mbërthyer opinionin publik. Edhe fqinja dhe njëkohësisht shoqja e shkollës së Orialdës  ka mbetur e habitur nga veprimi i bashkëmoshatares së saj.

Ajo tregon se Orialda ka qenë vajzë e qetë dhe një nxënëse shumë e mirë në gjimnazin “Leonik Tomeo”. Por ajo që shoqja e saj, me iniciale M.E ka konstatuar, është se gjatë dy viteve të fundit ajo qëndronte disi e veçuar nga pjesa tjetër e grupit.

“Pasi u nda nga i fejuari, Orialda ndryshoi sjellje. Ajo u shkëput nga shoqëria e klasës dhe e lagjes, duke krijuar njohje të reja”, tregon bashkëmoshatarja e saj M.E., e cila nuk donte të identifikohej me emrin e plotë, shkruan “Panorama”.

orialda

Ju jeni jo vetëm fqinje, por keni qenë edhe shoqe shkolle. Si sillej Orialda?
Ne jemi rritur në të njëjtë lagje dhe kemi frekuentuar të njëjtën shkollë, gjimnazin, të cilin e kemi bërë te “Leonik Tomeo”. Orialdën e njohim si një vajzë të qenë, të sjellshme dhe mjaft e lidhur me familjen e saj. Unë i njoh të gjithë si familje, pasi lagjja është shumë e vogël dhe ne thuajse të gjithë njihemi me njëri­tjetrin. Edhe kur ndodh diçka, këtu lajmi përhapet shumë shpejt.

Çfarë dini ju për ngjarjes e fundit dhe a kishit dëgjuar se Orialda kishte shprehur dëshirën për t’u larguar nga shtëpia?
Kohët e fundit ne nuk frekuentoheshim më, pasi unë e kam mbaruar shkollën një vit më parë, ndërsa Orialda para disa ditësh. Në lagje ajo nuk dilte shpesh, ndërsa unë jam në punë dhe thuajse nuk takoheshim as në rrugë për t’u përshëndetur. Mua dhe as komshinjve të tjerë nuk ka rënë në vesh se dy motrat kishin ndonjë shqetësim apo problem me familjarët, pasi në dijeninë tonë ato kishin marrëdhënie shumë të mira familjare. Nuk di çfarë të them për ngjarjes, sepse di ato që janë thënë në media dhe çfarë thuhet në lagje.

Pse çfarë flitet këtu në lagje për këtë histori?
Këtu e dinë të gjithë se dy motrat Orialda dhe e vogla K.K, kishin ikur edhe herë tjetër nga shtëpia pasi i kishin vjedhur një shumë të konsiderueshme të hollash babait, i cili ishte kthyer nga Greqia. Ato u larguan për disa ditë dhe Hiqmeti, babai i tyre u kërkoi të ktheheshin se do t’i falte dhe ato u rikthyen në shtëpi. Vazhduan sikurse nuk kishte ndodhur asnjë gjë.

Me kë u larguan dhe ku qëndruan gjatë arratisjes së parë?
Nuk e di me kë mund të kenë ikur dhe se ku kanë qëndruar, por flitet se kanë qëndruar në një shtëpi me qira këtu në Durrës. Por nuk jam shumë në brendësi të muhabetit, pasi kur u kthyen nuk është se patëm mundësi për t’u takuar.

Keni dijeni për ndonjë lidhje të Orialdës?
Di që gjatë kohës kur ishte në gjimnaz ka pasur një djalë me të cilin u fejua dhe pak kohë më pas u ndanë. Lidhje tjetër të sajën unë nuk di, pasi siç e thashë edhe pak më lart, ajo thuajse nuk dilte këtu në lagje. E shikonim se dilnin në qytet shpesh, sidomos gjatë kohës kur prindërit ndodheshin në Greqi. Di që kohët e fundit i shikonim teksa dilnin shumë shpesh.

Po gjatë kohës që prindërit ndodheshin në Greqi, vajzat jetonin vetëm në shtëpi?
Po, tre motrat rrinin vetëm. Ata kanë këtu afër shtëpisë së tyre të afërmit e tjerë të fisit, pasi pak metra më tutje e ka shtëpinë halla e tyre, e cila ka edhe një dyqan përballë shtëpisë. Gjatë kësaj kohe që prindërit nuk ishin, vajzat dilnin shpesh në qytet. Nuk e kam idenë se me kë shoqëroheshin apo takoheshin.

Nga ajo që ju keni dëgjuar këtu në lagje, keni dijeni mbi ndonjë konflikt të kësaj familje, apo të vajzave?
Ndoshta mund të kenë pasur ndonjë mosmarrëveshje, pasi pas ndarjes nga i fejuari, Orialda ka tentuar t’i vërë në gjumë edhe herë të tjera prindërit dhe motrën e madhe. Edhe motra e madhe kishte pasur lidhje, por nuk i kishin shkuar mbarë dhe ishte ndarë.

Duke i njohur deri diku si familje, por edhe vajzat, çfarë dyshoni se mund të jetë ndodhur që vajzat kanë ndërmarrë këtë veprim?
Nuk do ndonjë gjë konkrete, por dyshimet të çojnë te ndonjë hakmarrje e Orialdës kundrejt prindërve, ndoshta për shkak të lidhjes së prishur me ish­të fejuarin e saj, pasi ata ishin iniciatorë të ndarjes së tyre.

Next Post

Martohet politikanja më seksi shqiptare (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In