• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 16, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shoqëria Civile letër politikës dhe ambasadorëve: Integrimi në rrezik për shkak të axhendave partiake

by A R
24/02/2017 14:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Plot 50 organizata të Shoqërisë Civile u janë drejtuar ditën e sotme krerëve të politikës shqiptare dhe ambasadorëve të huaj përmes një letre publike.

Shkresa e firmosur kërkon zbatimin e menjëhershëm të Reformës në Drejtësi, ndërsa në të theksohet se ngritja e institucioneve të Vettingut i hap rrugë një epoke të re për gjyqësorin dhe prokurorinë.

Letra i drejtohet krerëve të grupeve parlamentare, atyre të partive politike, Presidentit të Republikës si dhe ambasadorëve Lu, Vlahutin dhe Borchardt.

Deklarata e plotë:

Pas miratimit të reformës në drejtësi me unanimitet në korrik të 2016 dhe pas konvalidimit të kushtetueshmërisë nga Komisioni i Venecias dhe Gjykata Kushtetuese, shoqëria shqiptare kërkon zbatimin sa më të shpejtë dhe të plotë të hapit të parë të reformës: ligjit të vetting-ut. Ngritja e institucioneve të vetting-ut i hap rrugën reformës rrënjësore të sistemit gjyqësor, duke qenë edhe kushti kryesor për avancimin e Shqipërisë drejt hapjes së negociatave për anëtarësim në BE. Kjo u konfirmua edhe nga Komisioneri për zgjerimin, i cili shprehu edhe gadishmërinë e Komisionit Europian për të shtyrë përpara këtë proces sapo të ketë filluar funksionimi i vetting-ut.

Për këtë arsye, u bëjmë thirrje palëve politike të shpejtojnë me zbatimin e ligjit!

Të mos ngatërrojnë axhendat partiake dhe llogaritë zgjedhore të politikës së ditës, me një prioritet strategjik të vendit sic është hapja e negociatave për anëtarësim!

Shqipëria ka humbur shumë, tepër kohë, në këtë rrugëtim. Mos u bëni ju muri i fundit që pengon realizimin e ëndrrës së gjithë shqiptarëve, të aspiratës sonë legjitime dhe të merituar për një Shqipëri Europiane!

Respektoni zgjedhësit tuaj dhe mandatin e marrë, duke qenë se më shumë se 90% e qytetarëve duan zbatim të shpejtë të reformës në drejtësi!

Tregoni përgjegjshmëri politike dhe integritet, duke u angazhuar për formimin e institucioneve të vetting-ut gjatë ditëve në vijim!

Qëndrojini rezolutës së miratuar në parlament për vendosjen e procesit të integrimit mbi cdo debat e betejë politike! Qëndrojini vullnetit të shprehur për reformën me votimin me unanimitet në korrik 2016!

Qytetarët dhe shoqëria shqiptare meritojnë një sistem gjyqësor profesional, të pakorruptuar dhe të pavarur. Politika e ka në dorë ndreqjen e këtij sistemi dhe qytetarët do gjykojnë dhe votojnë sjelljen dhe angazhimin tuaj politik në këtë moment vendimtar për vendin. Pas nënshkrimit të MSA dhe anëtarësimit në NATO, ky është hapi më historik drejt të ardhmes euro-atlantike të vendit dhe ju duhet të vendosni në cilën anë të historisë do jeni.

Gjejmë rastin të falënderojmë partnerët dhe miqtë e Shqipërisë, në vecanti Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian, për përkushtimin dhe vendosmërinë e shfaqur në angazhimin e tyre për këtë reformë vendimtare. Të bindur se politika duhet t’i bindet vullnetit të qytetarëve, organizatat e shoqërisë civile do të vijojnë të ngrenë zërin në mënyrë të pandalshme për të nxjerrë para përgjegjësisë politikanët shqiptarë për detyrat e tyre politike, institucionale dhe morale, në lidhje me zbatimin e ligjit të vettingut dhe integrimin europian.

Agjencia e Zhvillimit Rajonal, Durrës

Agjensia Rajonale e Zhvillimit, Korçë

Albanian Community Assist

Aleanca Gjinore për Zhvillim

Balkan Youth Link Albania (BYL-A)

Brave Neë Generation

Business Improvement District Shkodra

Creative City, Shkodër

Epoka e Re, Fier

Fondacioni Gjirokastra

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë

Fondacioni Syri i Medias se Re, Gjirokastër

Forumi i Mendimit të Lirë

Green Line Albania

Gruaja Intelektuale Pogradecare

Gruaja ne Zhvillim Korce

Instituti AGENDA

Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi

Instituti Shqiptar per Zhvillim Politikash

Intelektualet e Rinj Shprese (IRSH), Shkodër

Klubit Ekologjik, Elbasan

Koalicioni për Zgjedhje të Lira e të Ndershme e për Demokraci të Qendrueshme

Kongresi Rinor Kombëtar

Legambiente Vlore

Lëvizja  MJAFT

Lëvizja Evropiane (EMA)

Levizja Rinore Puke

Lions Club Pogradec

Mjedisi dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm (ESD)

Mjedisi dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm(ESD)

Neë Bridged, Berat

Observatori për të Drejtat e Fëmijëve

Organizata “Green Vision”, Vlorë

Organizata Reforma Reale

Partnerët Shqipëri për Ndyshim dhe Zhvillim

Projekte Vullnetare Nderkombetare

Qendra “Grupimi Ekolevizja”

Qendra e Zhvillimit të Shoqerine Civile,  Durres

Qendra e Zhvillimit të Shoqërisë Civile Korcë

Qendra Genesis, Shkodër

Qendra Rinore Vlore

SEEP

Shërbimi Ligjor Falas Tiranë (TLAS)

Shoqata Artizanatit Pogradec

Shoqata e Grave Profesioniste, Afariste & Zejtare, Shkodër

Shoqata Gruaja drejt Integrimit, Pukë

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë  

Shoqata per Integrimin e Zonave Informale (SHIZI)

Tjetër Vizion, Elbasan

#ZeriIntegrimit

Next Post
Kosovarët po rekrutohen në terrorizëm në shtëpi private!

ISIS vret 15 roje kufitare irakiane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In