• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shokon vajza nga Durrësi: Në familjen e ish-burrit mbuloheshin me jorganët me njolla gjaku të vjehrrës së vrarë!

by A R
15/06/2020 12:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 23-vjeçare nga qyteti i Durrësit rrëfen ngjarjen e dhimbshme dhe kalvarin e gjatë të vuajtjeve dhe dhunës sistematike nga ish-bashkëshorti.

Brenga dhe dhimbja e madhe e mbajtur prej shumë vitesh brenda shpirtit e detyroi sot 23-vjeçaren të gjendet në studion e emisionit “Me zemër të hapur”, për të ndarë me publikun atë çfarë asaj i mori vitet më të bukura dhe fëmijërinë.

Atëherë 15 vjeç, sot 23 Klejla tregon si e ka njohur ish-bashkëshortin, si është rrëmbyer me të pavarësisht se mori vesh krimin e rëndë që kishte ndodhur në familjen e tij. Ajo thotë po ashtu se ai e ka detyruar të braktisë edhe shkollën.

“Jam Kljeja Maloku, jam 23 vjeç, kam lindur dhe rritur në Durrës, vij nga një familje prej katër pjesëtarësh, unë dhe motra jemi të vetmit fëmijë të familjes time. Në moshën 15 vjeçe e gjysmë unë u njoha me një djalë nëpërmjet rrjeteve sociale, pas një muaji njohje në Facebook ne u takuam nga afër, ai vinte nga një familje me probleme lindur në Tiranë dhe jetonte në Durrës. U takuam nga afër dhe ramë dakord të vazhdonim lidhjen, pas dy daljesh e morën vesh prindërit e mi, të cilët nuk ranë dakord për këtë lidhje, ishte viti 2012 që ne u njohëm. Babi nuk deshi për arsye të moshës por edhe sepse kishte pyetur për atë familje, e cila përbëhej nga katër pjesëtarë, pasi babai i djalit që unë dashuroja kishte vrarë gruan, pra nënën e tij një vit më parë me armë dhe me sëpatë. Babi pasi mori vesh këtë më thotë mua se a e njeh atë familje që kërkon të kesh një jetë me të? Mirëpo ky nuk më kishte treguar për prindërit. Ai më kishte thënë se jetonte me motrën dhe vëllanë pasi prindërit i kishin bërë aksident.

Pasi babi ma ndaloi shoqërimin me të, ai shkoi dhe takoi babin dhe i foli për familjen e tij dhe lidhjen tonë. Babit nga njëra anë ju mbush mendja, mirëpo i pohoi atij se kishte kohë për të vendosur, pasi unë isha vetëm 15 vjeç e ndërsa ai 20 vjeç. Pasi ne dilnim shpesh, babi ma ndaloi daljen dhe ky më mbushi mendjen që unë të merrja rrobat edhe të shkoja të jetoja me të në shtëpi, kështu bëra u largova nga shtëpia e prindërve”,- tregon ajo.

Gjithë rrjedha e kësaj ngjarje e ka zanafillën që në moshë fare të vogël, vetëm kur ajo ishte 15- vjeç. Trauma dhe tragjedia e familjes së ish-bashkëshortit do ta trondisnin edhe më shumë dashurinë e saj, pasi fillimi i kësaj martese nisi me një gënjeshtër të tmerrshme. Ish-bashkëshorti i fshehu faktin se nëna e tij ishte vrarë nga babai. Klejla thotë se është tmerruar kur në banesën e tij ka parë batanije e jorganë me njollat e gjakut të së ndjerës, me të cilat mbuloheshin ish-bashkëshorti me motrën e vëllanë e tij.

“Mirëpo nuk kaloi shumë kohë dhe unë fillova të mësoj historinë e familjes së tij, pasi pashë një ditë se në shtëpi ishin disa jorganë të mbushur me gjak, edhe i them burrit që çfarë janë këto? Ai më pohon se babi ndodhet në burg dhe se ai ishte gjaku i mamit, pasi ky e kishte vrarë me pushkë nënën dhe sëpatë. U tmerrova pasi aty kuptova se kisha të bëja me një familje problematike. Pasi kaluan disa javë unë dhunohesha nga burri për hiç gjë, edhe duke parë televizor. Duke me rrahur keq, me hoqi nga shkolla dhe më pohoi se duhet të rrija në shtëpi sepse isha nuse shtëpie. Mirëpo më detyroi që të gënjej edhe të them se nuk më pëlqen shkolla. Mësova pastaj që e kishte vrarë vjehrrën në gjumë, e ka vrarë me pushkë dhe me sëpatë. Deri në momentin që isha në atë shtëpi ata nuk e donin babanë. Thoshin që ajo dhunohej shumë nga babai. Më thoshin edhe njerëzit që ajo punonte e sakrifikonte për ta. Edhe fëmijët i ka dhunuar ai”,- tregon ajo.

Next Post
‘I kemi të gjithë emrat’/ Ultimatumi i drejtorit të Policisë: Rrini në karantinë, nëse dilni nga banesa…

‘I kemi të gjithë emrat’/ Ultimatumi i drejtorit të Policisë: Rrini në karantinë, nëse dilni nga banesa…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria është mahnitëse”! Kanye West elektrizon ‘Eagle Stadium’, fansa nga 80 vende mblidhen në Tiranë. Rama ndan pamjet

“Shqipëria është mahnitëse”! Kanye West elektrizon ‘Eagle Stadium’, fansa nga 80 vende mblidhen në Tiranë. Rama ndan pamjet

July 11, 2026
Po ju, e doni Shqipërinë?

Po ju, e doni Shqipërinë?

July 11, 2026
Kavajë, 58-vjeçari humb kontrollin e mjetit, aksidenton për vdekje këmbësoren

U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025

July 11, 2026
Jo vetëm Trump e Netanyahu! Irani publikon “listën e zezë”, kërkon hakmarrje edhe ndaj Macron, Starmer e Merz

Jo vetëm Trump e Netanyahu! Irani publikon “listën e zezë”, kërkon hakmarrje edhe ndaj Macron, Starmer e Merz

July 11, 2026
BDI proteston në Tetovë, kundërshton vendimin e Kushtetueses për ndryshimin e emrave shqiptarë të rrugëve

BDI proteston në Tetovë, kundërshton vendimin e Kushtetueses për ndryshimin e emrave shqiptarë të rrugëve

July 11, 2026
U gjet i vrarë me armë zjarri brenda makinës në Dukagjin, zbulohet identiteti i viktimës

U gjet i vrarë me armë zjarri brenda makinës në Dukagjin, zbulohet identiteti i viktimës

July 11, 2026
Aksident i rëndë në Elbasan–Peqin, pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

Aksident i rëndë në Elbasan–Peqin, pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

July 11, 2026
VIDEOLAJM/ Koncerti i Kanye West në Tiranë, fansat “pushtojnë” rrugën që të çon drejt stadiumit “Eagle”

VIDEOLAJM/ Koncerti i Kanye West në Tiranë, fansat “pushtojnë” rrugën që të çon drejt stadiumit “Eagle”

July 11, 2026
U fut në lumë për të shpëtuar djalin e mitur por e mori rryma e ujit, humb jetën babai 38-vjeçar në Itali

U fut në lumë për të shpëtuar djalin e mitur por e mori rryma e ujit, humb jetën babai 38-vjeçar në Itali

July 11, 2026
Pamje me dron nga dita e 42-të e protestës në Tiranë, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:30

Pamje me dron nga dita e 42-të e protestës në Tiranë, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:30

July 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In