• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Shokon prezantuesja italiane: Partneri më kërcënoi të më vriste me thikë

by A R
04/09/2022 12:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prezantuesja e njohur italiane Mara Venier ka rrëfyer për herë të parë një periudhë të vështirë të jetës së saj. Në një intervistë të gjatë për “Corriere della Sera” ka folur për vetën e saj dhe dhunën ndaj grave.

“Kisha një ish-partner të dhunshëm. Shumë i dhunshëm. Më rrahu. Ai shkoi deri aty sa u përpoq të më vriste. Më priti me thikë poshtë shtëpisë…”, rrëfeu ajo.

Një marrëdhënie toksike për të cilën prezantuesja tregon për herë të parë disa detaje që lanë gjurmë në jetën e saj.

“Pagova një çmim shumë të lartë. Ai njeri nuk është më dhe në fund e fala “dhe shton: “Ishte një njeri që nuk e pranoi fundin e historisë sonë. Thoshte se më donte akoma. Por kjo nuk është dashuri. Ata janë burra që e ndjejnë se i zotërojnë trupin dhe shpirtin tënd, dhe ata të shkatërrojnë”, pranon prezantuesja, e cila nuk tregon emrin e ish-partnerit.

Dhe pikërisht në këtë pikë Mara Venier këmbëngul, në intervistën e gjatë për Corriere della Sera, duke u bërë zëdhënëse e shumë situatave të ngjashme të dhunës ndaj grave, shpesh për fat të keq, duke kulmuar me episode të vrasjes së grave.

“Dhuna e meshkujve nuk shprehet vetëm me goditje dhe thikë, por përmes një procesi denigrimi dhe nënshtrimi. Të bëjnë të ndihesh një hiç. Një lodër në duart e tyre. Kam ndjerë frikë. Frika nga dhuna fizike dhe frika për të bërë denoncim, por unë isha e dashuruar dhe kur dashuron nuk do të shohësh. Dashuria te shtyn te justifikosh thuajse gjithçka. Ishte një gabim i rëndë. Në fund u detyrova ta denoncoj. Unë shkova me dy karabinierë, por fillimisht duhej ta kisha ndalur spiralen. Për një kohë të gjatë diçka e pazgjidhur mbeti brenda meje: dobësi, zemërim, paaftësi për të reaguar… Fatkeqësisht ne femrat jemi të tilla”, thotë prezantuesja,

Sipas saj ajo që i shtyn gratë të heshtin, të mos raportojnë dhe t’i nënshtrohen është “sindroma e Kryqit të Kuq”. Siç e shpjegon Venier është dëshira për të shpëtuar partnerin nga instinkti i tij i dhunshëm dhe shpresa për t’ia dalë mbanë.

“Unë do ta shpëtoj atë, me mua ai do të jetë ndryshe, do ta ndryshoj”. Por për fat të keq ata nuk ndryshojnë. Dhe pastaj duhet të largohemi. Lëreni atë. Në shuplakën e parë, menjëherë. Nuk duhet ta lejojmë të ushtrojë një pushtet, një dhunë mbi ne; përndryshe ka mbaruar”, thekson prezantuesja.

/a.r

Next Post
Donald Laze, i riu që i përket komunitetit egjiptian një shembull pozitiv kundër diskriminimit.

Donald Laze, i riu që i përket komunitetit egjiptian një shembull pozitiv kundër diskriminimit.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In