• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Donald Laze, i riu që i përket komunitetit egjiptian një shembull pozitiv kundër diskriminimit.

by A R
04/09/2022 12:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Donald Laze është një i ri nga qytetit i Pogradecit dhe i përket komunitetit egjiptian në Shqipëri. Në pozicionin e punës si specialist në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, 24-vjeçari është një shembull pozitiv se si ka arritur të tejkaloj paragjykimet sociale duke u angazhuar fuqimisht për të arritur objektivat e tij. Laze tregon se që më herët kanë marrë pjesë në trajnime dhe forume qytetare e politike për të qenë një zë publik dhe për të inkurajuar të rinjtë e tjerë të komunitetit egjiptian për tu mos u dekurajuar por për të vijuar fuqimisht në arritjen e objektivave të tyre.

Që prej zgjedhje vendore 2019 Donald Laze është anëtar në Këshillin Bashkiak Pogradec , si përfaqësues i Komunitetit Egjiptian duke vijuar më pas të punoj pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Pogradec.

Rasti i Donaldit është një tregues që fal përpjekjeve personale, tejkalimit të paragjykimeve njerëzit dhe kryesisht të rinjtë arrijnë objektivat për tu arsimuar, për të qenë pjesë e tregut të punës dhe për të ndjekur karrierën e tyre. Por në anën tjetër, rasti i Donaldit është dhe një tregues tjetër që administrata publike është e hapur për diversitetin, pranimin e tjetrit në ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Sa i vështirë ka qenë rrugëtimi juaj si një i ri me ambicie pozitive për të përfunduar studimet e larta dhe më pas për të qenë pjesë e administratës publike?

Duke parë dhe brezat e mëparshëm, si një i ri i komunitetit Egjiptian, vij nga nje familje e cila ka ndjekur studimet e larta. Pikërisht kjo ka ndikuar  pozitivisht në formimin tim profesional  dhe mbi të gjitha atë social. Në këtë prizëm, kam pasur mundësinë t’ia u shpreh edhe të gjithë të rinjve me të cilët bisedoj çdo ditë. Pa marrë parasysh disa opinione raciste  të disa individëve jashtë Administratës Publike, mund të them se  çdo gjë tjetër ka vazhduar  normalisht.

Ju vini nga një komunitet që këtë rrugëtim ndoshta nuk e ka të lehtë për shkak të paragjykimeve. Ju si e gjeni veten në ambientin tuaj shoqëror dhe në atë të punës?

Pa marrë parasysh se kujt komuniteti i përket, dëshira dhe vullneti mundin gjithcka!  Disa fjalë ofenduese të cilat përdoren pa menduar se çfarë kuptimi kanë, janë  prejardhje prej brezave të mëparshëm. Duhet akoma punë për te shuar përdorimin e termave  ofenduese, qoftë këto të personifikuara edhe për individë të mazhorancës.

A është shoqëria shqiptare ende paragjykuese? E keni ndier këtë teksa keni kërkuar të punësoheni apo t’ju propozojnë një vend pune?

Mendoj qe paragjykimi është një fenomen dhe fenomeni është i vështirë të humbas, pa marrë shkas se përpjekjet për ta shuar paragjykimin vazhdojnë.

Të paragjykohesh për racën nga të cilën ke prejardhjen është demotivuese por ndërkohë të inkurajon akoma më shumë për të treguar vlerat të cilat ky komunitet mbart.

Administrata publike, është e hapur në respektim të diversitetit, pranimit të tjetrit pavarësisht të ardhurave, përkatësisë etnike, aftësisë ndryshe, orientimit seksual etj?

Absolutisht po!  Mendoj që administrata  është e hapur për të gjithë të rinjtë/rejat , qoftë nga mazhoranca apo edhe për ata/ato të komuniteteve të ndryshme.

Ju jeni një model pozitiv që ne duam të ndajmë për opinionin publik. Të gjitha përpjekjet tuaja duhet të jenë një shembull për gjithkënd që të mos reshtin së kërkuari, së menduarit dhe së punuari. Ka një iniciativë ose mendim që ju preferoni të ndani me të rinjtë e komunitetit tuaj për administratën publike në kuadër të punësimit?            

Për sa i përket eksperiencës, të cilën e kam fituar duke bërë përpjekje gjatë gjithë këtyre 24 viteve. Çdo ditë është një sfidë e re. Çdo ditë takon dhe njeh individë te rinj. Çdo i ri i Komunitetit Egjiptian duhet të përçoj mesazhin kundrejt mazhorancës apo komuniteteve të tjera që prejardhja jonë rrjedh nga Egjipti i lashtë dhe mbart vlera te larta të cilat kanë ndikuar ne zhvillimin e vendeve te ndryshme. Mund të përmendin shtetin Shqiptar, në të cilin kultura jonë ka ecur paralel duke u gërshetuar kështu pa pasur ndasi në forma të ndryshme.  Doja ta përfundoja me një shprehje:

-Themeli i çdo shoqërie, pa përjashtim, është edukimi i të rinjve!

Ka vend për përmirësim në këtë sektor për ta bërë administratën publike më të hapur, më të pranueshme, më rregullativ në këtë kuadër?

Duhet një punë e madhe dhe e vazhdueshme për të larguar ato fenomene  të cilat  i ngurtësojnë të rinjtë e komunitetit Egjiptian.

Donaldi po bën ndryshimin pozitiv në komunitet, duke siguruar që Shqipëria të jetë një vend gjithëpërfshirës dhe administrata publike të jetë e hapur ndaj diversitetit në tërsi.

Roli i të rinjve në shoqëri është jetik, ndaj Tirana që po mban titullin “Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022” (Tirana European Youth Capital 2022), po zbaton gjatë këtij viti nga Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës në kuadër të nismës European Youth Capital nga Forumi Rinor Evropian po organizohen një sërë nismash që sjellin mundësi të reja, ndryshime pozitive, inkurajon pjesëmarrjen aktive, diversitetin dhe përfshirjen duke bashkuar të rinjtë.

 Faleminderit!

Next Post
Zelensky shkarkon udhëheqësit e shërbimit të sigurisë dhe të prokurorisë

Paralajmërimi i Zelensky: Rusia po përgatit një goditje vendimtare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ishte shpallur në kërkim nga Italia në kuadër të dosjes “Ura”, BKH arreston Adi Cobo Bazholin

Ishte shpallur në kërkim nga Italia në kuadër të dosjes “Ura”, BKH arreston Adi Cobo Bazholin

July 1, 2026
Zogaj: Kryeministri po kërkon të lexojë arsyet e protestës! E vështirë të krijohet dialog pa një përfaqësi të tyre

Zogaj: Kryeministri po kërkon të lexojë arsyet e protestës! E vështirë të krijohet dialog pa një përfaqësi të tyre

July 1, 2026
Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Tiranë, përplasen 3 automjete në Nikël, disa të plagosur te Trauma

Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Tiranë, përplasen 3 automjete në Nikël, disa të plagosur te Trauma

July 1, 2026
“Do ngremë flamurin amerikan mbi tokën e Jerusalemit”, SHBA nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e ambasadës së re

“Do ngremë flamurin amerikan mbi tokën e Jerusalemit”, SHBA nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e ambasadës së re

July 1, 2026
Vangjeli: Adresimi i shqetësimeve të protestuesve, prioritet urgjent! Nevojitet rishkrimi i Kushtetutës dhe rithemelimi i Republikës

Vangjeli: Adresimi i shqetësimeve të protestuesve, prioritet urgjent! Nevojitet rishkrimi i Kushtetutës dhe rithemelimi i Republikës

July 1, 2026
VIDEO/ Tkurret protesta para Kryeministrisë në ditën e 32-të, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 21:45

VIDEO/ Tkurret protesta para Kryeministrisë në ditën e 32-të, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 21:45

July 1, 2026
Protestë e paralajmëruar nesër para Kuvendit, aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

Protestë e paralajmëruar nesër para Kuvendit, aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

July 1, 2026
Deputeti i PS: Qeveria, e gatshme të dëgjojë një përfaqësi të protestuesve! Duhet transparencë në çdo veprim

Deputeti i PS: Qeveria, e gatshme të dëgjojë një përfaqësi të protestuesve! Duhet transparencë në çdo veprim

July 1, 2026
Lista e votimit për Kryesinë e PD, Zhupa: Po krijojmë një ekip për zgjedhjet e reja! 40% e përfaqësuesve gra dhe 40 % të rinj

Lista e votimit për Kryesinë e PD, Zhupa: Po krijojmë një ekip për zgjedhjet e reja! 40% e përfaqësuesve gra dhe 40 % të rinj

July 1, 2026
Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

Mandati i zgjedhur i Veliaj doli se është më i fortë se prangat e SPAK

July 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In