• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shokohen hetuesit, vrasësi i turistëve çekë tregon pa iu dridhur qerpiku detajet e krimit

by
09/07/2015 11:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjakftohtësia e 20-vjeçarit Sokol Mjacaj i ka lënë pa fjalë hetuesit të cilët kanë dëgjuar rrëfimin e qetë të të riut i cili pa ju dridhur qerpiku ka treguar çdo moment nga ekzekutimi i çiftit të turistëve çek Michal Svatos dhe Anna Kosinova mbrëmjen e 3 korrikut në fshatin Prekal të Shkodrës.

Pas vrasjes Sokol Mjacaj ka tentuar të bëjë mbrëmjen e zakonshme të tij dhe është shfaqur i qetë në lokalin e një të njohuri të tij në fshatin Grudë e Re. Ndërsa ka konsumuar kafe është shfaqur mjaft i ftohtë duke mos lënë asnjë përshtypje se vetëm një ditë më parë kishte marrë dy jetë nga plumbat e kallashit që i dha në befasi pas koke tu turistëve, të cilëlëve iu fut me dhunë në makinë ku dhe i ekzekutoi.

Këto detaje reflektohen në dëshminë e plotë që Mjacaj i ka dhënë hetuesve, të përcjella nga A1 Report. Në zbardhjen e vrasjes së dyfishtë që zgjoi revoltën e opinionit publik shqiptar, ka ndihmuar një i ri me inicialet A.D, pronari i lokalit ku Mjacaj zgjodhi të pushojë disa orë pas krimit makabër.

Majcaj pranon se grabitjen e kish planifikuar më parë dhe mesditën e 3 korrikut ka dalë në rrugë duke u hequr si pasagjer, ndërsa A.D dëshmon se Mjacaj i ka shitur telefonin që i vodhi çekë për vetëm 500 lekë.

Ja se si ka rrëfyer Mjacaj vrasjen e turistëve: 

Rreth orës 16:00 të pasdites pasi mbarova disa punë në shtëpi vendosa të dalë në rrugë për të grabitur ndonjë turist që frekuenton zonën. Mora automatikun me dy karikatorë e futa në një çantë sportive dhe dola në rrugë në vendin e quajtur Lotaj. Aty prita pak, deri sa erdhi një fuoristradë me targa të huaja. I bëra shenjtë të ndalonte, ndaloi i kërkova të më merrnin si pasagjerë, komunikova me ta disa fjalë anglisht dhe u morëm vesh me shenja. Michal më tha se nuk kishin vend në makinë dhe tentoi të largohej, por nxora automatikun dhe i kërcënova duke qëlluar disa herë në ajër. Më morën në makinë dhe gjatë gjithë kohës e kam mbajtur automatikun pas kokës së shoferit, me fishekë në gojë, por sapo u afruam tek vendi i quajtur Mes-Lum shoferi tentoi të më marr armën dhe e për këtë arsye e qëllova. Më pas qëllova dhe shoqëruesen e tij, mjeti humbi kontrollin u batua dhe ndaj e lashë automatikun në makinë dhe ika për tu fshehur.

Nisur nga kjo dëshmi Sokol Mjacaj një ditë më parë është lënë nën masën e sigurisë arrest me burg nga Gjykata e Shkodrës nën akuzën e vjedhjes me pasojë vdekjen si dhe armëmbajtjen pa leje.

Ndërsa referuar lokalizimit të Mjacajt në fshatin Grud e Re ku ishte fshehur pas krimit, hetuesit janë ndihmuar nga dëshmia e të riut me iniciale A.D të cilit 20-vjeçari i kish shitur telefonin e turistëve çek.

Në dëshminë e tij A.D shprehet: Më datë 4 rreth orës 10:00 të mëngjesit në lokal më erdhi Sokol Mjacaj, atë e njihja pasi kish jetuar disa kohë më parë tek të afërmit e mi.  Ai u ul në lokal piu një kafe dhe mu afrua duke më thënë, e do këtë telefonin për 5000 mijë lekë. I thashë Sokol telefoni është i thyer dhe nuk kushton 5000 mijë lekë, më tha më jep sat ë duash dhe i dhashë 500 lekë me kushtin se po të rregullohej si telefon do t’i jepja dhe 1000 lekë.

Më tej sqaron A.D: Sapo ndeza telefonin pashë foton e turistëve Cek në ekran, dyshova se Mjacaj mund t’i ketë vrarë duke ditur se ai ka qenë e më parë i dënuar e njoftova menjëherë policinë.

Arratia e Mjacajt zgjati për afro 48 orë, ndërsa për kapjen e tij u angazhuan mbi 400 forca policie të cilat arritën ta kapnin atë të fshehur në një banesë në fshatin Grudë e Re pasditen ë 5 korrikut.

Next Post

"Lulzim Basha e hodhi PD­-në në humnerë"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vlora më “e kripur” këtë sezon turistik! Dyfishohen çmimet, banorët kërkojnë ndërhyrje

Vlora më “e kripur” këtë sezon turistik! Dyfishohen çmimet, banorët kërkojnë ndërhyrje

August 2, 2026
Dekretoi huanë 302 mln dollarë, Bardhi akuzon Presidentin Begaj: Zgjodhi të jetë noter i mazhorancës socialiste

Dekretoi huanë 302 mln dollarë, Bardhi akuzon Presidentin Begaj: Zgjodhi të jetë noter i mazhorancës socialiste

August 2, 2026
Disa socialistë grisën teserat e PS në kundërshtim të territoriales, Rama: Akt i turpshëm! Tribunë të vegjël që s’dinë çfarë thonë

Disa socialistë grisën teserat e PS në kundërshtim të territoriales, Rama: Akt i turpshëm! Tribunë të vegjël që s’dinë çfarë thonë

August 2, 2026
Bllokohet lëvizja në kufirin Mali i Zi-Kroaci, banorët e zonës hapin dyert e shtëpive për qytetarët që janë në pritje, mes tyre edhe shqiptarë

Bllokohet lëvizja në kufirin Mali i Zi-Kroaci, banorët e zonës hapin dyert e shtëpive për qytetarët që janë në pritje, mes tyre edhe shqiptarë

August 2, 2026
Ekstradimi e Ermal Beqirajt në Shqipëri mund të zgjatë disa javë! Mediat franceze japin detaje për procedurën

Ekstradimi e Ermal Beqirajt në Shqipëri mund të zgjatë disa javë! Mediat franceze japin detaje për procedurën

August 2, 2026
“Media e kapur?”, Rama i përgjigjet akuzave: Përqindja e zërit të opozitës arrin 68.2%

Protestat për ‘Territorialen’, Rama: Në vend dhe në PS nuk ka regjim, por nuk vendos reputacioni historik i bashkive

August 2, 2026
Prej më shumë se 24 orësh nëntokë, vijojnë kërkimet për minatorin e zhdukur në Bulqizë

Prej më shumë se 24 orësh nëntokë, vijojnë kërkimet për minatorin e zhdukur në Bulqizë

August 2, 2026
Delegacionet e biznesit Kinë – SHBA zhvillojnë bisedime mes tyre

Delegacionet e biznesit Kinë – SHBA zhvillojnë bisedime mes tyre

August 2, 2026
Kontrolle “blic” në Tiranë e Krujë, arrestohen 2 persona! Bllokohet një makinë luksoze, kapen armë e drogë

Kontrolle “blic” në Tiranë e Krujë, arrestohen 2 persona! Bllokohet një makinë luksoze, kapen armë e drogë

August 2, 2026
Do gllabërojë Serbia Shkodrën?! Për të qeshur me të marrët

Do gllabërojë Serbia Shkodrën?! Për të qeshur me të marrët

August 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com