Një aksident rrugor ka ndodhur në Austri, ku është përfshirë edhe një shqiptar që jeton atje.
Në disa pamje të bëra publike, shihet se si një shofere austriake përplas makinën e shqiptarit dhe tenton të ikë nga vendi u ngjarjes.
Ndonëse shqiptarët i thonë se polica është duke shkuar në vendin e ngjarjes, shoferja austriake e cila duket të jetë e dehur, nuk i dëgjon dhe ik, por disa metra më larg shkakton aksident tjetër.
Në video dëgjohen shqiptarët duke folur shqip, ndërsa pamjet e publikuara në Facebook për pak orë janë shikuar rreth një milion persona. /e.s/